Kombëtarja e Shqipërisë ndeshjet e radhës në UEFA Nations League i zhvillon gjatë muajit nëntor dhe si kundërshtarë do ta ketë Republikën e Çekisë dhe Ukrainën.
Të dy ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, shkruan Indeksonline
Në takimin e parë ndaj Kombëtares çeke, janë shitur të gjitha biletat dhe pritet të jetë një spektakël i vërtetë. Sidomos pasi në Pragë u paraqiten disa banera kundër shqiptarëve.
Ndeshja ndaj Çekisë zhvillohet, më 16 nëntor nga ora 20:45, kurse ajo ndaj Ukrainës, më 19 nëntor.
Kujtojmë se ekipi i Sylvinhos ende ka gjasa për ta zënë pozitën e parë në tabelë, pasi ka vetëm një pikë (6) më pak se lideri Çekia (7) në Grupin 1, të Ligës B.