Eksperti heq dyshimet e El Clasicos: Katër momentet që ndezën debatin mes Barcelonës dhe Real Madridit

Përballja e shumëpritur mes Barcelonës dhe Real Madridit në “El Clasico” dhuroi si gjithmonë emocione të mëdha, gola spektakolarë dhe disa momente të diskutueshme.

Ish-gjyqtari Alfonso Pérez Burrull, në emisionin Marcador, analizoi situatat më të debatueshme të ndeshjes që u drejtua nga Alejandro Hernández Hernández.

Penalltia ndaj Mbappé dhe vendimi pas rishikimit me VAR

Momenti i parë i madh i tensionit ndodhi që në minutat e para. Në minutën e 2-të, portieri i Barcelonës, Szczesny, rrëzoi Kylian Mbappé brenda zonës, duke shkaktuar protesta të ashpra nga pankina katalanase.  Pas një rishikimi të gjatë për të verifikuar një pozicion të mundshëm jashtë loje, gjyqtari Hernández Hernández akordoi penallti.

“Një penallti e pastër. Portieri i Barcelonës vrapon drejt sulmuesit të Real Madridit dhe nuk ka pozicion jashtë loje,” tha Pérez Burrull. Mbappé realizoi penalltinë, duke shënuar golin e tij të 25-të në kampionat.

Barazimi dhe dyshimet për prekje me dorë nga Frenkie de Jong

Në minutën e 32-të, Barcelona barazoi rezultatin falë një aksioni të nisur nga Frenkie de Jong. Pamjet e përsëritura ngritën dyshime për një prekje të mundshme me dorë të mesfushorit holandez gjatë kontrollit të topit.

Sipas Burrullit, nuk kishte arsye për anulimin e golit: “Topi prek më shumë gjoksin sesa krahun. Nuk ka gabim të qartë e të dukshëm, prandaj VAR nuk ndërhyri dhe goli u pranua.”

Ndërhyrja e Tchouaméni ndaj Ferran Torres

Një tjetër moment i diskutueshëm ndodhi në minutën e 36-të, kur Aurélien Tchouaméni ndali Ferran Torres si mbrojtësi i fundit. Barcelona kërkoi karton të kuq, por gjyqtari dha vetëm një të verdhë.

“Ndërhyrja është për karton të verdhë. Ferran nuk kishte kontrollin e topit dhe aksioni nuk ishte një rast i qartë për gol”, sqaroi Burrull. VAR-i konfirmoi vendimin e gjyqtarit.

Prekja me dorë e Tchouaméni në zonë

Rasti i fundit i polemikave ndodhi në minutën e 81-të, kur një goditje e Ferran Torres u përplas në krahun e Tchouaménit. Tifozët e Barcelonës kërkuan penallti, por pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari vendosi të mos e akordojë.

“Dora ishte në pozicion natyral, shumë afër goditjes dhe pa qëllim. Nuk është penallti,” përfundoi Burrull.

Image

Alfonso Pérez Burrull, i lindur në Comillas më 1965, ishte gjyqtar i La Ligës për më shumë se një dekadë. Ai debutoi në vitin 1997 dhe në 2007 fitoi çmimin si gjyqtari më i mirë i vitit.

Dramë në Lozanë: CAS flet për fatin e Kosovës pas ndeshjes së ndërprerë ndaj Rumanisë

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka marrë vendim kundër ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në lidhje me ndeshjen e ndërprerë ndaj Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve, duke hedhur poshtë pretendimet e palës kosovare dhe duke konfirmuar qëndrimin e UEFA-s.

Kjo përballje, e zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar, u ndërpre kur Kombëtarja e Kosovës vendosi të largohej nga fusha si shenjë proteste ndaj thirrjeve me përmbajtje urrejtëse dhe antikombëtare nga tifozët rumunë.

FFK-ja më pas apeloi vendimin e UEFA-s për të ndëshkuar Kosovën me një gjobë prej 6 mijë eurosh dhe për ta mbajtur përgjegjëse për ndërprerjen e ndeshjes.

Reagimi i CAS-it:

“Një seancë dëgjimore u zhvillua në selinë e CAS në Lozanë më 24 mars 2025. Paneli shqyrtoi provat dhe arriti në përfundimin se lojtarët e Kosovës morën një vendim të njëanshëm për t’u larguar nga fusha në mungesë të një drejtimi të vlefshëm nga gjyqtari dhe ishin përgjegjës për zhvillimin e ndeshjes së braktisur.

 Paneli pranoi se vendimi i lojtarëve të Kosovës ishte marrë për shkak të disa brohoritjeve dhe megjithëse janë të papranueshme, dhe subjekt i sanksioneve të tjera nga UEFA, ato nuk mund të justifikojnë braktisjen e fushës nga kombëtarja e Kosovës.

 I takonte gjyqtarit të vendoste për hapat që do të merren. Për më tepër, Paneli vuri në dukje se lojtarët e Kosovës qartazi refuzuan të ndiqnin udhëzimet e gjqytarit që të kthehen në fushë dhe të vazhdojnë ndeshjen.

Paneli vendosi që FFK-ja, jo RFF-ja, ishte përgjegjëse për mospërfundimin e ndeshjes. Hudhet ankesa e FFK-së dhe vërtetohet vendimi i kontestuar”, thuhej në vendimin e CAS.

E trishtë: Ndërron jetë njëri nga tifozët më të flaktë të “Dardanëve”

Ka vdekur Korab Vllasa, njëri prej tifozëve më të zjarrtë i “Dardanëve”, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur miku i tij, Lik Berisha.

“Korabi ishte gjithmonë me ne – në çdo aktivitet, në çdo organizim – pjesë e pandashme e familjes sonë. Ai do të mbetet përherë në zemrat tona dhe kujtimi i tij do të na shoqërojë deri në takimin tonë të radhës”, ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook.

Magjia e Anfield: Tifozët e Liverpoolit, forca që dridhi tokën

Tifozët e Liverpool-it, që festuan fitoren historike të titullit kundër Tottenham Hotspur në “Anfield”, shkaktuan një sërë dridhjesh sizmike, kanë zbuluar shkencëtarët e një universiteti.

Skuadra e drejtuar nga Arne Slot siguroi titullin e 20-të në elitën e futbollit anglez me një fitore bindëse 5-1 ndaj Tottenhamit, përpara një stadiumi të mbushur më 27 prill.

Dridhja më e fortë u shkaktua nga goli i Alexis Mac Allister në minutën e 24-t, i cili e kaloi Liverpool-in në epërsi 2-1 dhe u regjistrua me një magnitudë maksimale prej 1.74 në shkallën Rihter.

Të dhënat u regjistruan nga sizmologët e Universitetit të Liverpool-it duke përdorur pajisje që zakonisht përdoren për të zbuluar tërmete.

Studimi u krye nga Dr Antoine Septier, Dr Farnaz Kamranzad dhe profesori Ben Edwards nga Departamenti i Shkencave të Tokës, Oqeaneve dhe Mjedisit në bashkëpunim me klubin.

“Ashtu si ngjarjet natyrore sizmike, këto gola shkaktuan shpërthime të lëkundjeve të tokës, të nxitura nga pasioni i jashtëzakonshëm i tifozëve të Liverpool-it,” tha profesori Ben Edwards.

“Entuziazmi i tyre ishte fjalë për fjalë aq i fuqishëm sa të lëvizte Tokën.”

Të dhënat treguan se turma prej 60,415 tifozësh gjeneroi aktivitet të vërtetë sizmik, veçanërisht si reagim ndaj golave gjatë ndeshjes.

Dridhja e dytë më e madhe, me magnitudë 1.60, u regjistrua pas golit të Mo Salah përpara tribunës “Kop” në pjesën e dytë.

Përpjekja e Cody Gakpo-s u mat me 1.03, autogoli i Destiny Udogie me 1.35 dhe barazimi i përkohshëm i Luis Diaz (që fillimisht u anulua) me 0.64.

Dr Farnaz Kamranzad tha se, megjithëse dridhjet ishin të vogla dhe nuk ndiheshin në tribunat e stadiumit, ato ishin të mjaftueshme “për të lënë një gjurmë të qartë dhe të qëndrueshme në Anfield”.

“Çdo brohoritje, çdo festim, lë një gjurmë nën këmbët tona – një gjurmë sizmike e gëzimit kolektiv, e shkruar në kujtesën e Tokës shumë kohë pas fishkëllimës së fundit,” tha ajo.

Dr Antoine Septier tha se shpresonte që ky eksperiment të frymëzojë një brez të ri sizmologësh.

“Shpresoj që shfaqja e këtyre të dhënave të nxisë ide inovative për aplikime të mundshme, ndoshta edhe për të përmirësuar përvojën në stadium,” tha ai.

Barcelona – Inter, publikohen formacionet zyrtare

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë do të zhvillohet sonte në Spanjë, kurse e kthimit pas gjashtë ditësh në qytetin e Milanos, shkruan Gazeta Express.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare:

Rasti me Belgin Jasharin, Bajram Shala: Ai vrapoi për t’u përfshirë në incident!

Gazetari i sportit dhe ish-zyrtari i FFK-së, Bajram Shala, ka komentuar incidentin e Belgin Jasharit, ku djaloshi 15 vjeç nga komuniteti ashkali u sulmua fizikisht në fushë gjatë kohës sa po zhvillohej ndeshja.

Shala pati një mendim ndryshe në raport me këtë ngjarje, e cila ka nxitur shumë reagime në publik, madje edhe nga presidentja e Kosovës.

Teksa një pjesë e madhe e shoqërisë reagoi për këtë rast të cilit iu dha ngjyrimi racist, Shala po ashtu pyeti se pse Belgini u fut në këtë incident në radhë të parë.

”A e keni pa se si Belgini vrapon prej anës tjetër komplet për t’u përfshi në atë incident? Edhe pastaj i kom dëgju disa prej prononcimeve të tij ku ai po doket shumë i pafajshëm, ai m’tha kështu unë i thashë faleminderit. Pse shkove me hi në incident? Po vrapon 50 metra me u përfshi”, tha Shala në ATV Context.

 

Myrto Uzuni bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të të birit

Futbollisti i njohur Myrto Uzuni është bërë baba për herë të parë. Lojtari i Kombëtares ka postuar një foto të bebit, duke e shoqëruar me fjalë zemre.

“Mirë se erdhe Prince Uzuni”, shkruan Myrto duke zbuluar emrin e të të birit.

Më pas vazhdon me fjalë zemre për partneren, që po ashtu ka postuar në rrjetet sociale. “Të dua Uarda’.

E jashtëzakonshme, Distria Krasniqi e mposht xhudisten serbe

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka shënuar fitore në raundin e dytë në Kampionatin Europian për Senior në Podgoricë.

Krasniqi mposhti xhudisten nga Serbia, Milica Nikolic, shkruan Indeksonline

 

Xhudistja nga Kosova tani e pret luftën mes Naomu Van Krevel dhe Chiaria Serra për ta mësuar kundërshtaren e radhës.

Publikohet orari i ndeshjeve të Kosovës për kualifikimet e Kupës së Botës, e nis me Zvicrën

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kalendarin e ndeshjeve të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Kosova garon në Grupin B, ku ndodhen edhe Zvicra, Suedia dhe Sllovenia, një grup mjaft të fortë dhe sfidues.

Dardanët këtë cikël kualifikues e nisin më 5 shtator si mysafirë kundër Zvicrës dhe tri ditë më pas ballafaqohen në shtëpi me Suedinë

 

Ja kalendari i ndeshjeve të Kosovës:

E premte, 5 shtator 2025
Zvicra – Kosovë (20:45)

E hënë, 8 shtator 2025
Kosovë – Suedi (20:45)

E premte, 10 tetor 2025
Kosovë – Slloveni (20:45)

E hënë, 13 tetor 2025
Suedi – Kosovë (20:45)

E shtunë, 15 nëntor 2025
Slloveni – Kosovë (20:45)

E martë, 18 nëntor 2025
Kosovë – Zvicër (20:45)

Trajneri i Suedisë nuk e përmend fare Kosovën: Garën e kemi me Zvicrën

Kombëtarja e Kosovës sot i ka mësuar kundërshtarët e saj për kualifikimet e Kupës së Botës të vitit 2026.

Në Cyrih të Zvicrës sot nga ora 12:00 është hedhur shorti i fazës së kualifikimeve për Kupën e Botës së vitit 2026, që mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

Kombëtarja dardane do të jetë në një grup me katër kombëtare, dhe do të ketë punë me Zvicrën, Suedinë e Slloveninë.

Selektori i Suedisë, Jon Dahl Tomasson ka folur pas hedhjes së shortit, derisa ka përmendur se nga kush ka “frikë”.

“Së pari, duam që të kualifikohemi për Kupën e Botës. Të gjithë e dimë se sa vështirë do të jetë, sepse ishim në vazon e dytë”, ka thënë fillimisht 48-vjeçari.

“Zvicra është skuadër shumë e mirë. Ata humbën në penallti nga Anglia në çerekfinale të Kampionatit Evropian këtë verë dhe janë ekip të cilin e njohim mjaftë mirë. Sllovenia po ashtu avancoi në fazën nokaut të Evropianit. Nuk është grup ëndrrash, por ka mundur të jetë edhe më i vështirë”, është shprehur Tomasson.

Ndeshjet kualifikuese do të nisin nga marsi i 2025-s e deri më nëntor të po atij viti.

Kualifikimin në turneun përfundimtar e siguron vendi i parë, derisa vendi i dytë, sipas mundësive mund të zë një vend në play-off.a

Turneu përfundimtar do të nis më 11 qershor 2026 e deri më 19 korrik 2026, kur do të luhet finalja e madhe.