E trishtë, ndërron jetë futbollisti i Vushtrrisë, Erjon Morina

Ka ndërruar jetë Erjon Morina, futbollisti i FC Vushtrrisë.

Erjoni muaj më parë pësoi sulm dhe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

 

Lajmi për shuarjen e Erjonit është konfirmuar nga familja e tij.

“Ylli babit ike ne qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojme te ngrysur me kujtimet me te bukura per ty! Do jesh ylli qe do na ndriçon gjithmone” shkruan Ilir Morina, babai i Erjonit.

Mësohet kundërshtari i Kosovës në play-off, dy ndeshje dy humbje ndaj tyre

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarin në play-offin e UEFA Nations League, në shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës.

“Dardanët” do të luajnë ndaj Kombëtares së Islandës në play-off për futje në Ligën B të Ligës së Kombeve, shkruan Indeksonline

 

 

Kosova e njeh shumë mirë Islandën, pasi vite më parë kishte luajtur për parakualifikime në Kupën e Botës të vitit 2018.

Iceland Becomes Smallest Nation in History to Qualify for World Cup | News,  Scores, Highlights, Stats, and Rumors | Bleacher Report

Në atë kohë te Kosova trajner ishte Albert Bunjaki, i cili i kishte humbur të dyja ndeshjet.

Në stadiumin “Laugardalsvollur”, Islanda e kishte mposhtur Kosovën me shifrat 2:0 me golat e shënuar nga: Sigurdsson dhe Gudmundsson.

Kurse në stadiumin “Loro Borici” në Shkodër, Kosova kishte humbur me shifrat 1:2. Golat në këtë përballje i kishin shënuar: Atdhe Nuhiu dhe Sigurdarsson (2).

Kujtojmë se ndeshjet e play-offit zhvillohen gjatë muajt mars të vitit 2025.

Reagon avokati i FFK-së pas vendimit të UEFA-s: Nuk do të ndalemi me kaq

Avokati i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj ka reaguar pas vendimit të UEFA-s, ku ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës u vendos me rezultat zyrtar 3-0.

Ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 90-të, kur rezultat ishte 0-0, ndërsa në kor filluar thirrjet “Serbi, Serbi” nga tifozët rumunë.

Avokati i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, është i bindur se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) me seli në Llozanë, do ta kthej në favor të Kosovës vendimin e UEFA-s.

“Federata e Futbollit e Rumanisë dënohet për thirrje raciste, ksenefobe, diskriminuese, mesazhe politike dhe sjellje të tjera të papranueshme. UEFA ka marrë një vendim duke dënuar Federatën Rumune të Futbollit me një gjobë qindra mijëra eurosh dhe një ndeshje pa tifozë, për shkak të sjelljeve, raciste, ksenofobe, politike, diskriminuese dhe të papranueshme të tifozëve, ekipit dhe zyrtarëve të saj gjatë ndeshjes kundër Kosovës. Ky vendim po ashtu ka vendosur që rezultati i ndeshjes të jetë 3:0 në favor të Rumanisë. Kjo pjesë e vendimit së bashku me disa shkelje tjera të Rumanisë që ende nuk janë marrë parasysh konsideroj që mund të ndryshojnë në CAS, Lozanë në favor të Kosovës sepse kemi një numër të madh të shkeljeve dhe dënimet tashmë të vërtetuara ndaj Federatës Rumune që duhet të konstatojnë ndërprerjen e ndeshjes e jo veprimi i futbollistëve të Kosovës”, ka shkruan Hodaj në “Facebook”.

Më tutje avokati i FFK-së insiston se Kosova ka argumente të mjaftueshme për ta fituar rastin në CAS.

“Ka qenë shumë sfiduese situate pas ndërprerjes së lojës, por fakti që lojtarët tanë patën të drejtë në veprimet e tyre dhe thirrjet ‘Kosova është Serbi’ dhe ‘Serbia, Serbia’ u dënuan nga UEFA, e në anën tjetër bërja e shqiponjës me duar nuk u dënua, më bëjnë të ndihem mirë për këtë pjesë sepse shumica e pikave të ankesës të përgatitur nga ekipi ligjor i FFK-së është miratuar”.

“Ankesa je FFK-së, e cila përfshinte prova të qarta dhe argumente të pakundërshtueshme, ka luajtur një rol kyç në vënien para përgjegjësisë të palës rumune për gjuhën raciste, të urrejtjes dhe sjelljet diskriminuese. Në të ardhmen duhet të vazhdojmë aktivisht të ankohemi dhe kërkojmë që UEFA të mos lejoj racizmin në fushat e futbollit në asnjë rrethanë”, deklaroi Hodaj.

Sipas Hodajt vendimi i UEFA-s do të ndryshojë dhe në të ardhmen të ketë dënime më të ashpra ndaj Federatës Rumune dhe Federatave tjetër që sipas tij bëjnë thirrje anti-Kosovë.

UEFA vendosi në favor të Rumanisë, vjen reagimi i FFK-së

Ka ardhur reagimi i parë nga Federata e Futbollit të Kosovës, pas vendimit të UEFA-s, ku i dha Rumanisë fitoren në tavolinë, me rezultat 3-0.

Ish-ushtruesi i detyrës së sekretarit të Përgjithshëm të FFK-së, Taulant Hodaj, përmes një statusi, ka paralajmëruar padi në CAS, shkruan IndeksOnline.

 

 

Ai shpreson që CAS të ndryshoj vendimin, pasi kanë prova të mjaftueshme të cilat i kanë dorëzuar në UEFA.

Reagimi i plotë:

Federata e Futbollit e Rumanisë dënohet për thirrje raciste, ksenefobe, diskrimunese, mesazhe politike dhe sjellje të tjera të papranueshme. UEFA ka marrë një vendim duke dënuar Federatën Rumune të Futbollit me një gjobë qindra mijra eurosh dhe një ndeshje pa tifozë, për shkak të sjelljeve, raciste, ksenofobe, politike, diskriminuese dhe të papranueshme të tifozëve, ekipit dhe zyrtarëve të të saj gjatë ndeshjes kundër Kosovës.
Ky vendim poashtu ka vendosur që rezultati i ndeshjes të jetë 3:0 në favor të Rumanisë. Kjo pjesë e vendimit së bashku me disa shkelje tjera të Rumanisë që ende nuk janë marrë parasysh konsideroj që mund të ndryshojnë në CAS, Lozanë në favor të Kosovës sepse kemi një numër të madh të shkeljeve dhe dënimet tashmë të vërtetuara ndaj Federatës Rumune që duhet të konstatojnë ndërprerjen e ndeshjes e jo veprimi i futbollistëve të Kosovës. Ka qenë shumë sfiduese situate pas ndëprerjes së lojës, por fakti që lojtarët tanë patën të drejtë në veprimet e tyre dhe thirrjet “Kosova është Serbi” dhe “Serbia Serbia” u dënuan nga UEFA, e në anën tjetër bërja e shqiponjës me duar nuk u dënua, më bëjnë të ndihem mirë për këtë pjesë sepse shumica e pikave të ankesës të përgatitur nga ekipi ligjor I FFK-së është miratuar. Ankesa je FFK-së, e cila përfshinte prova të qarta dhe argumente të pakundërshtueshme, ka luajtur një rol kyç në vënien para përgjegjësisë të palës rumune për gjuhën raciste, të urrejtjes dhe sjelljet diskriminuese. Në të ardhmen duhet të vazhdojmë aktivisht të ankohemi dhe kërkojme që UEFA të mos lejoj racizimin në fushat e futbollit në asnjë rrethanë. Ky vendim është vetëm një betejë për futbollin kosovar, por edhe një shembull që drejtësia mund të arrihet përmes përkushtimit të futbollistëve, angazhimit dhe përgatitjes profesionale të ekipit ligjor. Unë si avokat dhe zyra ime ligjore Hodaj & Partners, Law Firm, jemi të lumtur që me përkushtim dhe ekspertizë ligjore arritëm të dëshmojmë se e drejta dhe dinjiteti i Kosovës dhe sportistëve kosovarë do të mbrohen në çdo instancë ndërkombëtare. Këto dënime ndaj Rumanisë përforcojnë rëndësinë e luftës kundër diskriminimit dhe racizmit në futboll dhe kudo tjetër. Për pjesën tjetër të vendimit rreth rezultatit do të bëjmë të pamundurën që edhe rezultati i ndeshjes të ndryshoj dhe të ashpërosohen dënimet ndaj Federatës Rumune dhe kujdo tjetër që tenton me bë një gjë të till në raport Kosovën dhe futbollistët e saj.

Incidentet dhe thirrjet raciste nga tifozët rumunë në ndeshjën Rumani-Kosovë, UEFA merr vendimin e papritur

UEFA e ka marrë sot vendimin për ndeshjen e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës.

Shtëpia e futbollit evropian vendosi që këtë ndeshje ta regjistrojë me rezultat zyrtar, 3:0 për rumunët pas mbledhjes së Komisionit Disiplinor të saj, shkruan “Gazeta Express”.

Shtëpia e futbollit evropian e pa fajtore palën kosovare për tërheqje nga loja në minutat shtesë dhe për mosbindje të urdhrit të referit për t’u rikthyer në fushën e blertë.

Gjithashtu, dy Kombëtaret u gjobitën për ato që ndodhën të premten mbrëma në stadiumin “National Arena” në Bukuresht.

UEFA vendosi ta gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 6,000 euro për sjellje të pahijshme të ekipit kombëtar.

Federata Rumune e Futbollit mori gjoba të shumta, respektivisht 128 mijë euro, dhe u dënua me një ndeshje pa praninë e shikuesve si vendëse për shkak të thirrjeve raciste apo diskriminuese të tifozëve të saj.

Gjithçka eskaloi në minutat shtesë të ndeshjes kur pas një zënke mes futbollistëve të të dyja ekipeve, nisën thirrjet raciste nga ana e tifozëve rumunë ndaj futbollistëve të Kosovës, me ç’rast këta të fundit u larguan nga fusha dhe nuk pranuan të ktheheshin më, ndërsa gjyqtari i dha fund ndeshjen me vetëm rumunët në fushën e blertë. /Gazeta Express/

 

 

UEFA po e shqyrton sot rastin e lojës Rumani – Kosovë, ja kur pritet të merret vendimi

Komisioni Disiplinor i UEFA-s e ka marrë në dorë sot dosjen e ndeshjes së ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës.

Nëse nuk ndërlikohet shqyrtimi i kësaj çështjeje, vendimi për këtë ndeshje mund të merret nesër (e enjte).

Gazeta online nga Rumania “gsp.ro” i ka prezantuar 5 nga 7 zyrtarët që do ta gjykojnë dhe vlerësojnë këtë rast, i cili ndodhi të premten që shkoi në stadiumin “National Arena” në Bukuresht, përcjell “Gazeta Express”.

Kombëtarja e Kosovës u tërhoq nga fusha në minutat shtesë për të mos u kthyer më shkaku i thirrjeve raciste që i bënë tifozët rumunë.

UEFA në një përgjigje për “Gazeta Express” njoftoi ditë më parë se kanë nisur procedura disiplinore ndaj të dyja Federatave, ndërsa një vendim për këtë do të vijë shumë shpejt.

Mediumi rumun shkruan se në mëngjesin e sotëm do të nisë të shikohet lënda e të dyja palëve dhe do të ketë debate, ndërsa verdikti final mund të merret të enjten.

Ekziston mundësia e vonesës, nëse “tribunali” do të kërkojë sqarime dhe detaje shtesë për t’i pasur në dorë të gjitha provat përpara se ta marrë vendimin final për këtë ndeshje.

Është e qartë tashmë se sot do të nisin debatet dhe seancat, të cilat në varësi të kompleksitetit, mund të zgjasin deri në mbrëmje sonte.

Me shumë mundësi, vendimi nuk do të zbulohet sot, por nesër pasi të mbyllet dosja nga takimi i parë kushtuar ndeshjes së ndërprerë në Bukuresht.

Do të jenë shtatë gjyqtarë që do të diskutojnë dhe do të marrin vendim për këtë ndeshje, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Në komisionin e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës janë 16 zyrtarë: presidenti, dy nënkryetarët dhe 13 anëtarë.

Por, në kësi lloj rastesh zakonisht përfshihet një panel prej 5 deri në 7 personash, mes së cilëve presidenti dhe dy nënkryetarët janë një pikë fikse në shumicën e rasteve.

Sa herë që një zyrtar vjen nga një vend i përfshirë në mosmarrëveshjet përkatëse, përjashtohet nga llogaritja, përcjell “Gazeta Express”.

Në këtë rast, e njëjta gjë do të vlejë për avokaten Mădălina Diaconu, anëtare e këtij Komisioni, e cila është rumune.

Mediumi rumun i ka zbuluar edhe emrat e pesë prej shtatë anëtarëve të jurisë, që do të vendosin për ndeshjen e ndërprerë Rumani – Kosovë dhe për sanksionet që do t’i vendosin për Federatat përkatëse, eventualisht edhe për ndonjë lojtar.

Ata janë: austriaku Thomas Partl, hungarezi Sandor Berzi, zvicerani Jaques Antenen, portugezi Joao Leal dhe anglezi 5. Thura Win.

Foda vjen me dy ndryshime të detyrueshme, ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Lituanisë

Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Lituaninë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Dardanët do të luajnë këtë sfidë me fillim nga ora 20:45 në një ambient të ngrohtë pasi pritet të ketë shikues jashtëzakonisht shumë.

Pas asaj që ndodhi në Rumani, futbollistët e Kombëtares së Kosovës kërkojnë fitoren pasi duan ta mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kampanjë kualifikuese.

Për këtë takim përzgjedhësi Franco Foda pritet të bëjë dy ndryshime të detyrueshme në formacionin startues në mungesë të Amir Rrahmanit dhe Lumbardh Dellovës të cilët mungojnë shkaku i kartonëve.

Telegrafi u sjell formacionin e mundshëm të Kosovës, ku pritet të ketë vetëm dy ndryshime nga sfida me Rumaninë.

Në portë si gjithmonë do të jetë Aro Muric, derisa Florent Hadergjonaj do të vendoset në krahun e djathtë të mbrojtjes me Mërgim Vojvodën në krahun e majtë. Dyshja e qendrës së mbrojtjes do të përbëhet nga Fidan Aliti dhe Ilir Krasniqi.

Mesfusha pritet të jetë e njëjta sikurse me Rumaninë me Valon Berishën dhe Elvis Rexhbecajn më të tërhequr derisa Florent Muslija në rolin e mesfushorit ofensivë.

Treshja e sulmit nuk do të ndryshoj me Edon Zhegrovën në krahun e djathtë, Muharrem Jasharin në të majtë dhe Vedat Muriqin në qendër të sulmit.

Kosova sot përballet me Lituaninë, ja ku mund ta ndiqni ndeshjën

Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë sonte ndeshjen e fundit të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Dardanët do ta presin Lituaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, teksa janë në pritje të vendimit të UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë me Rumaninë.

Verdhekaltrit janë rikthyer në orët e hershme të së shtunës në atdhe, ndërsa kanë ushtruar atë ditë dhe të dielën lehtë para përballjes së sontme, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri Franco Foda pritet të bëjë ndryshime në formacion dhe me gjasë t’ua japë rastin edhe lojtarëve të rinj, duke e pasur parasysh se kjo ndeshje mund të mos çojë shumë peshë.

Aktualisht, Kosova është e dyta në grup me 9 pikë, tri më pak se Rumania, por që dy Kombëtaret janë në pritje të vendimit të UEFA-s për ndeshjen që deri në minutat shtesë ishte e barabartë, 0:0.

Dardanët u tërhoqën nga fusha për shkak të fyerjeve në baza nacionaliste nga tifozët rumunë.

Sidoqoftë, tash fokusi i Vedat Muriqit me shokë është tek ndeshja e sontme me lituanezët, të cilën synojnë ta fitojnë.

Kosova e kishte mposhtur Lituaninë në udhëtim, ndërsa sonte po ashtu është favorite për të dalë triumfuese.

Ndeshja mes Kosovës dhe Lituanisë do të luhet në Prishtinë duke nisur nga ora 20:45, ndërsa ndeshjen mund ta ndiqni LIVE edhe në Art Motion.

Kërkesa e pazakontë që e bëri Rumania pas lojës me Kosovën – UEFA iu kthen përgjigje

UEFA ka refuzuar kërkesën e Federatës Rumune të Futbollit për anulimin e kartonit të verdhë të dhënë për Dennis Man në ndeshjen e ndërprerë të premten mbrëma ndaj Kosovës.

Pas ndërprerjes së papritur të ndeshjes për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët në “National Arena”, Federata Rumune kërkoi nga UEFA që të anulonte kartonin e verdhë të dhënë ndaj Man në minutën e 58-të të takimit.

Lojtari i Parmës, i cili u zëvendësua disa minuta para ndërprerjes, do të ishte në dispozicion për ndeshjen e radhës ndaj Qipros, nëse kërkesa do të ishte pranuar.

Në kërkesën e saj, Rumunia shpresonte se, në rast fitoreje dhe njohjeje të rezultatit zyrtar të ndeshjes, kartoni i verdhë do të fshihej, duke i mundësuar Manit të luante në sfidën e fundit të grupeve të Ligës së Kombeve.

Megjithatë, UEFA ka vendosur që të mos pranojë këtë kërkesë, duke lënë të pezulluar fatin e ndeshjes ndërprerë, për të cilën do të vendoset shumë shpejt.

Rumania e ka mbyllur vitin e Ligës së Kombeve me 12 pikë dhe udhëheq Grupin 2 të Ligës C, me 4 fitore dhe një humbje nga Kosova në ndeshjen e parë.

Kosova, nga ana tjetër, renditet e dyta me 9 pikë, pas tre fitoreve dhe një humbje.

Në lidhje me ndeshjen e ndërprerë, UEFA ka njoftuar se vendimi për fatin e saj do të merret brenda një periudhe të shkurtër, për të përcaktuar nëse do të zhvillohet një ndeshje e re apo do të shpallet një rezultat tjetër.

Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin

Benjamin Imeri ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e shtatë në karrierë.

Imeri kishte premtuar para përballjes me Vanja Dumitrov se po futej në ring vetëm për fitore dhe këtë e arriti dhe atë qysh në raundin e parë.

Benjamini i shkaktoi serbit një natë që do ta mbajë gjatë në mend, pasi realizoi tre nokdaunë.

Gjyqtari i ndeshjes u detyrua të ndërpriste meçin, pasi serbi tashmë ishte i humbur në ring dhe nuk mund të qëndronte në këmbë.

Pamjet tregojnë më së miri se boksieri serb që ka shumë më shumë përvojë se boksieri ynë, nuk e kishte pritur një nivel kaq të lartë.

Imeri pas duelit është shprehur shumë i lumtur për këtë fitore, duke synuar që në nga dueli në duel në kategorinë gjysmë të rëndë, të ketë kundërshtar të nivelit më të lartë.