Ndeshja e rëndësishme e Shqipërisë ndaj Çekisë, ky është formacioni i Kuq e Zinjeve

Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë e vlefshme për raundin e pestë në UEFA Nations League.

Trajneri Sylvinho ka zbuluar 11-të “luanët” që do luajnë sonte nga minuta e parë në stadiumin “Air Albania”, shkruan Indeksonline

Foramcioni zyrtar i fanellës “kuqezi”:

Incidenti në ndeshjen Rumani – Kosovë, UEFA merr një vendim

UEFA ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës(FFK) dhe asaj të Rumanisë.

Lajmi është konfirmuar nga shtëpia e futbollit evropian UEFA.

“Procedurat disiplinore janë iniciuar kundër Federatës së Futbollit të Rumanisë dhe Federatës së Futbollit të Kosovës në përputhje me Nenin 55 të Rregullave Disiplinore të UEFA-s (DR), pas ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës e luajtur më 15 nëntor 2024 në Bukuresht, Rumani”, thuhet në përgjigjen e UEFA-s për Dukagjinin.

Ky veprim i UEFA-s vije pas ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës e cila u ndërpre në minutat e fundit.

Po, pooooo, Kosova na bën krenar, fitojnë ndaj Spanjës

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U19 ka shënuar një fitore të madhe në shtëpinë e “Fadil Vokrrit” ndaj Spanjës U19.

“Dardanët” shënuan fitore spektakolare në minutat e fundit me rezultatin 3:4, shkruan Indeksonline

 

Golin në minutat e fundit për t’ia siguruar tri pikë Kovoës e shënoi futbollisti i Llapit, Elvir Gashijani.

Kujtojmë që golat tjerë për Kosovën i shënuan: Grabovci, Gashi dhe Jimenez (autogol).

Me këtë fitore, Kosova shkon në kuotën e tri pikëve në pozitën e dytë. “Dardanët” ndeshjen e fundit e zhvillojnë ndaj Ishujve Faroe U19.

Valon Berisha reagon pas incidentit të mbrëmshëm ndaj Rumanisë

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ka reaguar të shtunën në rrjetet sociale pas ndeshjes me Rumaninë, që “Dardanët” vendosën ta braktisin pas thirrjes “Serbia, Serbia” nga ana e tifozëve rumunë.

“Kosova është Kosovë”, ka shkruar Berisha në rrjetin social “Instagram”.

Në minutat e fundit të ndeshjes, tifozët rumunë nisën thirrje raciste anti-Kosovë.

Kjo bëri që futbollistët dardanë ta braktisin fushën dhe të mos ktheheshin më teksa rezultati ishte 0:0. Gjyqtari pas më shumë se një ore i dha fund ndeshjes, derisa vendimin për ndeshjen pritet ta marrë UEFA.

Berisha ishte startues ndaj Rumanisë dhe tregoi paraqitje solide deri në momentin e ndërprerjes së ndeshjes.

Ja kur pritet të merret vendimi për ndeshjen Rumani – Kosovë

Ndeshja e xhiros së pestë e Ligës së Kombeve e zhvilluar mes Rumanisë e Kosovës është e vetmja ndeshja e cila nuk ka ende një rezultat final.

Ndeshja është ndërprerë 2 minuta para përfundimit të takimit pasi që Kombëtarja e Kosovës nuk ka pranuar ta luaj deri në fund ndeshjen dhe ka dorëzuar ankesë në UEFA kundër nikoqirëve rumunë.

Andaj, UEFA duhet edhe të vendos për epilogun final të këtij takimi.

Xhiroja e fundit e Grupit 2 të Ligës C ku bëjnë pjesë edhe Kosova e Rumania do të zhvillohet të hënën, ku Kosova do të pres në shtëpi Lituanin, ndërsa Rumania do të përballet me Qipron.

Sipas rregulloreve të UEFA-s, vendimi duhet të merret para zhvillimit të xhiros së ardhshme, çfarë do të thotë se UEFA do të mund të dalë me një vendim nesër (e diel), ose më se largu të hënën, para zhvillimit të takimit mes Kosovës e Lituanisë.

Kombëtarja e Kosovës u tërhoq nga ndeshja për shkak të thirrjeve raciste në kor nga ultrasit rumunë duke u ndier të fyer.

Në bazë të rregulloreve të UEFA-s lidhur me mos pranimin e zhvillimit të ndeshjes, FFK-ja mund të përballet me sanksione, megjithatë ende nuk dihet se cili do të jetë epilogu final i këtij takimi.

Deri në ndërprerjen e ndeshjes, rezultati ishte i barabartë 0:0.

Kosova mbante pozitën e dytë në grup me tri pikë më pak se Rumania që është lidere në grup.

Kombëtarja rumune falënderon tifozët për ‘sjelljen e mirë’, ka edhe dy fjalë për futbollistët kosovar

Kombëtarja e Rumanisë në Futboll ka falënderuar tifozët e saj që ishin të pranishëm në stadiumin Arena Bukuresht të premten mbrëma në ndeshjen kundër Kosovës, e cila u ndërpre pasi lojtarët e Kosovës e braktisën fushën duke u ankuar për thirrje raciste ndaj tyre nga tifozët rumunë.

“Kombëtarja rumune në Futboll dëshiron t’i falënderojë ata që ishin prezentë për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për sjelljen e tyre në ndeshjen me Kosovën, një ndeshje që do të mbetet në kujtesën e të gjithëve jo vetëm pse zgjati tri orë, por po ashtu si një shembull i unitetit dhe solidaritetit”.

Në minutën e 92-të të lojës, futbollistët e Kombëtares kosovare e lëshuan fushën në Bukuresht, në ndeshjen që po zhvillohej në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Është për keqardhje gjesti i ekipit mysafir, që zgjodhi të largohej nga fusha pa pajtimin e referit, refuzoi ta përfundonte ndeshjen në fushë në frymën e lojës fer, që reflekton mungesë të respektit jo vetëm për futbollin, por edhe për ata si futbollistë profesionistë”, tha Kombëtarja e Rumanisë, shtetit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu, Kombëtarja rumune tha se falënderon tifozët për “inkurajimin e dhënë dhe për mirëkuptimin e qëllimit të përbashkët në këtë ndeshje. Trikolorët po ashtu vlerësojnë faktin që tifozët ia dolën aq sa mundën që të mos iu përgjigjeshin sfidave që vinin nga mysafirët tanë”.

Sipas rregullave të UEFA-s, ky pritet të jetë fati i ndeshjes Kosovë – Rumani

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërpritur për shkak të thirrjeve nacionaliste nga tifozët rumunë.

Po luhej minuta e 90-të e takimit kur kapiteni Amir Rrahmani udhëzon pjesën tjetër të skaudrës që ta lë menjëherë fushën dhe të marrin rrugë në drejtim të zhveshtoreve.

Duke marrë parasysh se është përsëritur sërish situata e disa kohë më parë, pasi për tifozët rumunë kjo nuk është hera e parë që ofendojnë lojtarët tanë në këtë mënyrë, ata vendosën kësaj radhe ta lënë fushën.

Por, çfarë thonë rregullat e UEFA-s kur kemi të bëjmë me raste të tilla?

Neni 29 i UEFA-s – refuzimi për të luajtur dhe raste të ngjashme i shpjegon të gjitha.

Nëse një klub refuzon të luajë ose është përgjegjës për një ndeshje (përfshirë çdo gjuajtje penallti) që nuk zhvillohet ose nuk luhet plotësisht, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s e shpall ndeshjen të humbur nga klubi/kombëtarja në fjalë.

Për më tepër, nëse rrethanat e rastit e justifikojnë këtë, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s mund të vendosë çdo masë disiplinore të mëtejshme që konsiderohet e përshtatshme për klubin/kombëtaren në fjalë, duke përfshirë përjashtimin nga gara.

Neni 29.02

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s mund të vërtetojë rezultatin ashtu siç ishte në momentin kur ndeshja u pezullua nëse rezultati i ndeshjes ishte në dëm të klubit/kombëtares përgjegjës/e për pezullimin e ndeshjes.

Neni 29.05

Pas marrjes së një kërkese të arsyetuar dhe të mirë-dokumentuar nga klubi/kombëtarja e dëmtuar, administrata e UEFA-s mund të caktojë një shumë të kompensimit për humbjen financiare.

Video ja si Mike Tyson mposhtet nga Jake Paul, kaq para fitoj ky i fundit

Mike Tyson, ka pësuar humbje nga Jake Paul.

Meçi u zhvillua me tetë runde, nga dy minuta, ndërsa 58-vjeçari nuk godiste me nivelin e lartë të agresivitetit sikur në rini.

27-vjeçari përballë boksierit të “hekurt” qëndronte shpesh në distancë, jo rrallë herë të njëjtën e bënte edhe kundërshtari i tij.

Ngjarja u zhvillua në ShBA, në stadiumin AT&T me kapacitet 80,000 ulësesh në Arlington.

Meçi i shumëpritur, fillimisht ishte përcaktuar për datën 20 korrik, por më vonë u shtye për 15 nëntor, për shkak të problemeve shëndetësore të shfaqura te Tysoni.

27-vjeçari kishte deklaruar se për këtë përballje paguhet 40 milionë dollarë (afro 38 milionë euro), ndërsa për të “hekurtin” pati fjalë që do të fitonte 20 milionë dollarë (afro 19 milionë euro).

I riu ambicioz pësoi një shuplakë nga veterani i boksit, gjatë peshimit para se të hynin në ring.

“Të folurit mbaroi”, tha Tysoni pas veprimit të bërë.

Pauli pasi u godit nga legjenda e boksit, tha se tani “është personale”.

Reagon edhe ministri Çeku pas incidentit në ndeshjen Rumani-Kosovë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, tha se mbrëmë në Rumani u mbrojt shteti i Kosovës dhe se racizmi nuk ka vend në sport.

“E papranueshme dhe e trishtë ajo që ndodhi në Bukuresht në ndeshjen mes Kosovës dhe Rumanisë.

Sërish mesazhe politike e brohoritje provokuese nga tifozëria rumune. Qëndrojmë prapa djemve të Kosovës. Ngjarja e djeshme shkel thellësisht vlerat e sportit, i cili duhet të shërbejë për bashkim dhe jo për nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Ministri Çeku ka dënuar çdo formë të racizmit dhe fyerjeve ndaj shtetit tonë dhe ka apeluar për masa nga institucionet ndërkombëtare të futbollit, për të mbrojtur integritetin e ngjarjeve sportive dhe për të ruajtur respektin dhe dinjitetin mes shteteve.

“Ofrojmë gjithashtu mbështetjen tonë të plotë për Federatën e Futbollit të Kosovës të cilët kanë nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s”, tha ai.

FFK del me deklaratë publike për ndeshjen Rumani – Kosovë

Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, një sulm ndaj vlerave të futbollit dhe dinjitetit të Kombëtares së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK)  dënon ashpër provokimet dhe sjelljet raciste që ndodhën gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, në kuadër të UEFA Nations League. Ndeshja u ndërpre për shkak të thirrjeve të vazhdueshme raciste dhe anti-Kosovë nga tifozët rumunë, të cilët përsëritën sjellje raciste dhe provokuese që dëmtojnë rëndë frymën e fair play-it, vlerat e futbollit dhe janë në kundërshtim të plotë me rregulloret dhe parimet e UEFA-s.

 

 

Thirrjet si “Kosovo is Serbia” dhe “Serbia, Serbia”, fishkëllimat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës, hedhja e gjësendeve të forta në stadium dhe veprime të tjera ofenduese e provokuese ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar një atmosferë të papranueshme dhe jo të sigurtë për lojtarët tanë.

FFK kishte paralajmëruar më shumë se dy herë me shkrim organet përkatëse të UEFA-s për mundësinë e veprimeve të tilla, një herë disa ditë para ndeshjes dhe më pas disa minuta përpara fillimit të saj. Përkundër këtyre paralajmërimeve, tifozët rumunë vazhduan me sjellje të papërgjegjshme dhe diskriminuese, duke detyruar Kombëtaren e Kosovës të lërë fushën për shkak të mungesës së sigurisë dhe dinjitetit.

Ndeshja, që deri në momentin e ndërprerjes kishte një performancë të shkëlqyer nga Kombëtarja e Kosovës dhe një rezultat 0:0, u përshkallëzua edhe më tej për shkak të refuzimit të tifozëve për të ndalur thirrjet e tyre raciste dhe provokuese. Pavarësisht përpjekjeve të trajnerit tonë, z. Foda, për të arritur që ndeshja të luhet dhe të eliminohen veprimet e tilla nga tifozët rumunë, prapëseprapë edhe gjatë ndërprerjes sjelljet raciste vazhduan. Në një situatë të tillë lojtarët zgjodhën me të drejtë të respektojnë rregulloret kundër racizmit të UEFA-s dhe të mbrojnë dinjitetin e shtetit të Kosovës, si një anëtar i barabartë i UEFA-s dhe FIFA-s.

Për më tepër, pas ndeshjes, një zyrtar rumun ndërhyri në konferencën për shtyp të Kombëtares së Kosovës, duke larguar gazetarët dhe më pas, në një veprim të papranueshëm, kërcënoi dhe sulmoi një lojtar të Kosovës në korridoret e stadiumit. Kjo sjellje e turpshme dhe e papranueshme çoi në reagimin e menjëhershëm të përfaqësuesve të FFK-së.

Për të gjitha këto shkelje të rënda, FFK ka raportuar menjëherë incidentet tek delegati i ndeshjes dhe ka nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s.

Ne besojmë se UEFA do të veprojë në përputhje me vlerat e saj themelore për të dënuar ashpër gjuhën raciste dhe veprimet e tjera të papranueshme që ndodhën gjatë kësaj ndeshjeje.

FFK riafirmon angazhimin e saj për të mbrojtur dinjitetin e Kombëtares së Kosovës dhe vlerat e futbollit, por edhe parimet e UEFA-s e FIFA-s për futboll pa politikë dhe respektim të ‘fair-play’-it, si një lojë që duhet të bashkojë dhe jo të ndajë. Racizmi dhe diskriminimi nuk kanë vend në sport dhe as në shoqërinë tonë.

Përdhosja e flamurit të Kosovës nga tifozët rumun!