Trajneri i Rumanisë: Është e turpshme ajo çfarë bënë futbollistët e Kosovës

Selektori i Rumanisë, Mircea Lucescu ka folur pas ndeshjes Rumani – Kosovë, e cila u ndërpre në fund, pasi futbollistët kosovar braktisën lojë si pasojë e thirrjeve raciste.

Ai tha se ajo çfarë bënë futbollistët e kosovës ishte e turpshme, shkruan IndeksOnline.

 

“Nëse gjërat do të kishin ndodhur në një vend tjetër se këtu, pas 15 minutash do të kishim fituar, nuk pashë asnjë pankartë, nuk pashë asgjë kundër tyre. Aty na fishkëllenin, na hodhën shishe dhe ne vazhduam të luanim. Jam i zemëruar me lojtarët, nëse je profesionist luan në çdo kusht. Është një ekip futbolli, i mungon loja e ndershme, bën një gjest të turpshëm, gjest i bërë kur e panë se nuk kanë si të fitojnë kundër nesh”, deklaroi Lucescu.

Kujtojmë që thirrjet ”Serbia Serbia” e ”Kosova është Serbi” nga tifozët rumunë, bën që futbollistë ksoovar të braktisin ndeshjen dhe të mos kthehen në fushë.

Pas përpjekjeve të vazhdueshme nga delegati dhe gjyqtari i ndeshjes dhe refuzimit nga ana e Kosovës që të vazhdonin ndeshjen, gjyqtari vendosi të dal në fushë dhe ta përfundoj ndeshjen.

Tashmë pritet vendimi final i UEFA-s për rezultatin e kësaj ndeshje.

Foda deklarohet pas pezullimit të ndeshjës, tregon çfarë ndodhi…

Foda u shpreh se unanimisht me lojtarët vendosën të mos jenë vazhdojnë ndeshjen, sidomos për shkak të thirrjeve të vazhdueshme raciste karshi tyre, shkruan IndeksOnline.

Përpara mediave, Foda u shpreh se shpreson të UEFA të ndërmarrë hapat e duhur dhe që kjo që ndodhi sonte të mos përsëritet më.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës shtoi se futbollistët tanë luajtën mirë, bënë lojë fantastike dhe për këtë gjë i vjen keq që u desh të mbyllet ndeshja kësisoj.

“Nuk do të lejojmë të jemi pjesë e një ndeshjeje të tillë. Në fakt në këtë ndeshje nuk pati respekt, pati racizëm dhe fyerje… nuk do të marrim pjesë në një ndeshje ku nuk ka respekt, por vetëm fyerje racore ndaj kombëtares të cilën ne përfaqësojmë.

Është shumë e rëndësishme që çdokush të shfaqet fer si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Para ndeshjes iu kam thënë futbollistëve që sonte duhet të tregojmë se si luhet futboll dhe këtë mendoj që e kemi bërë në mënyrë të shkëlqyer. Fatkeqësisht humbi respekti. Dhe për këtë arsye fillimisht vendosëm të largoheshim nga fusha. Kemi biseduar me të gjithë futbollistët dhe pjesëtarët e tjerë të organizuesve të ndeshjes, për t’u kthyer në fushë.

Por, problemi është që situata në stadium nuk ndryshoi. Prandaj vendosëm të gjithë bashkë të mos kthehemi në fushë dhe të mos e vazhdojmë këtë ndeshje. Më vjen keq për këtë, sepse ne kemi bërë lojë fantastike sot, të shkëlqyeshme. Por çdokush duhet të kuptojë dhe respektojë faktin që ne jemi Kosova. Shpresoj që UEFA të ndërmarrë hapat e duhur, që ajo çka ndodhi sonte këtu, të mos ndodhë prapë”, deklaroi Foda.

UEFA del me njoftim për ndeshjen Rumani-Kosovë

UEFA ka dalë me një njoftim të shkurtër për ndeshjen Rumani-Kosovë.

“Ndeshja e Ligës së Kombeve në mes të Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë. UEFA do të dalë me informacione të mëtejme në kohën e duhur”, thuhet në njoftim të mbylljes së takimit.

Arbitri i ka dhënë fund ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës. Lojtarët e Rumanisë ishin në fushë, por lojtarët e Kosovës kanë refuzuar të dalin.

Dhe arbitri dha shenjë se ndeshja përfundon.

Futbollistët e Kosovës refuzuan të dalin në fushë , gjyqtari kthehët në fushë merr këtë vendim

Edhe përfundimisht futbollistët e Kosovës kanë refuzuar të dalin në fushë.

Ata ishin larguar pas thirrjeve raciste në ndeshjen Rumani – Kosovë, shkruanIndeksOnline.

Edhe pse insistimeve të vazhdueshme nga gjyqtari dhe delegati i takimit, futbollistët kosovar nuk pranuan të kthehen.

Ndeshja ishte nderprerë pak minuta pa përfunduar, derisa tashmë do të pritet vendimi final nga UEFA.

Futbollistët e Kosovës dalin nga zhveshtorja, ky është vendimi i tyre

Pas disa minutave qëndrim në zhveshtore, futbollistët e Kosovë janë larguar nga aty.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, ata nuk po shkojnë në fushë, janë drejtuar daljes tek autobusi.

 

Ata braktisën ndeshjen Rumani – Kosovë, pas thirrjeve raciste nga tifozët rumunë.

“Brenda 10 minutave…”, gjyqtari ka një mesazh për futbollistët e Kosovës

Gjyqtari i ndeshjes Rumani – Kosovë, është futur në zhveshtoren e futbollisteve kosovar.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, ai iu ka dhënë një mesazh, duke iu thënë se nëse brenda 10 minutave nuk kthehen në fushë, do ta përfundojë ndeshjen.

Pak para fundit, tifozët rumun filluan me thirrje raciste ”Serbia Serbia” gjë që bëri që futbollistë kosovar të braktisin fushën dhe shkuan në zhveshtore.

Rezultati në ato momente ishte i barabartë, 0-0.

Futbollistët e Kosovës të bashkuar, nuk pranojnë të dalin në fushë

Futbollistët e Kosovës përfundimisht nuk kanë pranuar të rikthen në fushën e ”Arena Nationala” në Bukuresht.

Sipas gazetarit të RTK-së, Edmond Thaqi, ata përkundër insistimeve nga delegati dhe gjyqtari i ndeshjes, nuk kanë pranuar të kthehen në fushë, shkruan IndeksOnline.

 

 

Ndeshja Rumani – Kosovë u ndërpre pak para fundit, pasi futbollistët kosovar e braktisën ndeshjen pas thirrjeve raciste ”Serbia Serbia”.

Tashmë pritet që UEFA të marr vendimin përfundimtar për këtë ndeshje.

Lucescu fillon të ankohet, kërkon nga delegati të dijë vendimin e Kosovës

Kanë filluar ankesat nga stafi i Rumanisë.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, i cili ndodhet në Bukuresht, trajneri i Rumanisë, Lucescu po kërkon nga delegati, cili është vendimi i Kosovës.

 

 

Ai po ankohet që futbollistët po kanë ftoftë. Ende nuk ka vendim final.

Thirrjet “Serbia, Serbia” ndërpresin ndeshjen, Agim Ademi bën këtë veprim

Thirrjet raciste në ”Arena Nationala” në Bukuresht, kanë bërë të ndërpritet ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës.

Gazetyari Arlind Sadiku i cili ndodhet në Bukuresht, ka njoftuar se thirrjet “Serbia, Serbia” janë shkak që futbollistët e Kosovës braktisën ndeshjen dhe u futen në zhveshtore, shkruan IndeksOnline.

Ai po ashtu ka raportuar se edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi është parë të futet në zhveshtore.

Pas pak pritet të merret vendimi se a do të vazhdohet ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës.