Futbollistët e Kosovës dalin nga zhveshtorja, ky është vendimi i tyre

Pas disa minutave qëndrim në zhveshtore, futbollistët e Kosovë janë larguar nga aty.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, ata nuk po shkojnë në fushë, janë drejtuar daljes tek autobusi.

 

Ata braktisën ndeshjen Rumani – Kosovë, pas thirrjeve raciste nga tifozët rumunë.

“Brenda 10 minutave…”, gjyqtari ka një mesazh për futbollistët e Kosovës

Gjyqtari i ndeshjes Rumani – Kosovë, është futur në zhveshtoren e futbollisteve kosovar.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, ai iu ka dhënë një mesazh, duke iu thënë se nëse brenda 10 minutave nuk kthehen në fushë, do ta përfundojë ndeshjen.

Pak para fundit, tifozët rumun filluan me thirrje raciste ”Serbia Serbia” gjë që bëri që futbollistë kosovar të braktisin fushën dhe shkuan në zhveshtore.

Rezultati në ato momente ishte i barabartë, 0-0.

Futbollistët e Kosovës të bashkuar, nuk pranojnë të dalin në fushë

Futbollistët e Kosovës përfundimisht nuk kanë pranuar të rikthen në fushën e ”Arena Nationala” në Bukuresht.

Sipas gazetarit të RTK-së, Edmond Thaqi, ata përkundër insistimeve nga delegati dhe gjyqtari i ndeshjes, nuk kanë pranuar të kthehen në fushë, shkruan IndeksOnline.

 

 

Ndeshja Rumani – Kosovë u ndërpre pak para fundit, pasi futbollistët kosovar e braktisën ndeshjen pas thirrjeve raciste ”Serbia Serbia”.

Tashmë pritet që UEFA të marr vendimin përfundimtar për këtë ndeshje.

Lucescu fillon të ankohet, kërkon nga delegati të dijë vendimin e Kosovës

Kanë filluar ankesat nga stafi i Rumanisë.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, i cili ndodhet në Bukuresht, trajneri i Rumanisë, Lucescu po kërkon nga delegati, cili është vendimi i Kosovës.

 

 

Ai po ankohet që futbollistët po kanë ftoftë. Ende nuk ka vendim final.

Thirrjet “Serbia, Serbia” ndërpresin ndeshjen, Agim Ademi bën këtë veprim

Thirrjet raciste në ”Arena Nationala” në Bukuresht, kanë bërë të ndërpritet ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës.

Gazetyari Arlind Sadiku i cili ndodhet në Bukuresht, ka njoftuar se thirrjet “Serbia, Serbia” janë shkak që futbollistët e Kosovës braktisën ndeshjen dhe u futen në zhveshtore, shkruan IndeksOnline.

Ai po ashtu ka raportuar se edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi është parë të futet në zhveshtore.

Pas pak pritet të merret vendimi se a do të vazhdohet ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës.

Tensione në ndeshjën Rumani-Kosovë, ndëpëritet ndeshja

Ka pasur tensione në fundin e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës.

Kapiteni Amir Rrahmani u përplas me futbollistin rumun, Denis Alibec.

 

 

Kjo pasoi edhe me eskalimin e tifozëve rumun me thirrje raciste, derisa ndeshja ndërpritet përkohësisht.

Tensione në ndeshjen Zvicër – Serbi, i përfshirë edhe Xhaka, shkak Kosova

Ka tensione në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes Zvicër – Serbi.

Pasi Embolo goditi me top një lojtar të Serbisë u krijua një tollovi, ku i përfshirë ishte edhe Xhaka.

Huliganët serbë kanë bërë thirrje kundër Kosovës, ndërsa është paraqitur edhe flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës.

 

Nis ndeshja Rumani-Kosovë, këtu mund ta shikoni LIVE

Ka filluar ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ndeshja zhvilohet në stadiumin ”Arena Nationala” në Bukurest, më fillim nga ora 20:45.

 

 

Nga katër ndeshjee të zhvilluara, Kosova ka grumbulluar 9 pikë dhe renditet në vendin e dytë në grup, me tre pikë prapa Rumanisë.

Më posht e keni linkun për ta parë LIVE ndeshjen Rumani – Kosovë./IndeksOnline/

https://video.gjirafa.com/rtk1?utm_source=gjvideo&utm_medium=HomepageSection&utm_campaign=Live+TV&utm_term=position_1

Serbëve nuk u “dhez” në Zvicër, u ndodh e papritura

Mbrëmja e sontme sjellë ndeshjen Zvicër – Serbi, e cila zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Tifozët serbë, të pranishëm në stadiumin në Cyrih tentuan të vendosin flamurin skandaloz, që përfshin hartën e Kosovës me mbishkrimin “S’ka dorëzim”.

Por, një gjë të tillë s’e lejoi sigurimi i stadiumit, që ia largoi menjëherë.

Në takimin e sontëm janë të pranishëm shumë tifozë shqiptarë.

Ndërkohë, Granit Xhaka është lojtari i vetëm shqiptar që e nis nga fillimi këtë ndeshje.

Ndeshjen e kaluar, Serbia e fitonte 2-1.