Zvicra pret sonte serbinë, ky është vendimi për Xhakën

Zvicra do të përballet sonte Serbinë në ndeshjen e parafundit të kësaj kampanje të Ligës së Kombeve.

‘Helvetët’ do të kërkojnë hakmarrjen ndaj ekipit serb pas disfatës së pësuar 2-0 ndaj tyre muajin e kaluar.

Dy kombëtaret kanë publikuar formacionet zyrtare, siç mund t’i shihni më poshtë.

Dueli do të fillojë nga ora 20:45.

Kosova sot përballet me Rumaninë, ky është formacioni zyrtar

Kosova vazhdon ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Botëror në ciklin kualifikues të UEFA Nations League.

Dardanët vazhdojnë sot udhëtimin e tyre për kualifikim aty ku do të kenë punë me rivalin kryesor të grupit të dytë të Ligës C të Kombeve, Rumaninë.

Rumania aktualisht është lidere e këtij grupi me 12 pikë, tre më shumë se Kosova që pozicionohet në vendin e dytë me 9 pikë me humbjen e vetme të pësuar që në xhiron e parë pikërisht nga kundërshtari i sotëm.

Para takimit janë publikuar formacionet zyrtare.

Ja 11-shet startuese:

Ishte një nga sulmuesit më të mirë, ish-ylli Unitedit luan ndeshjen e parë si profesionist në tenis

Të gjithë e mbajmë mend Diogo Forlanin si një nga sulmuesit më të mirë në futboll gjatë kohës së tij.

Ish-futbollisti i Manchester United dhe Atletiko Madridit, pas pensionimit nga futbolli ka vendosur të provoj veten në një sport tjetër, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse 45 vjeçar, Forlan ka luajtur ndeshjen e parë si profesionist në tenis.

Ai luajti në dyshe me partnerin e tij argjentinas, Federico Coria në një turne në Montevideo të Uruguait.

Forlan pësoi humbje kundër çiftit bolivian Federico Zeballos dhe Boris Arias, me rezultat 2-0 në sete (6-1, 6-2)./IndeksOnline/

 

Lojtari i Realit papritur pensionohet nga futbolli

Futbollisti i Real Madridit, Marc Cucalon është i detyruar t’i japë fund karrierës së tij profesionale për shkak të lëndimeve të shpeshta.

Mesfushori i ri mbërriti te Reali në vitin 2017 nga Zaragoza dhe më pas kaloi shkollën e futbollit të Realit. Ai luajti për kadetë dhe juniorë, ndërsa sezonin e kaluar ishte i huazuar në ligën e ulët Las Rozas, ku nuk luajti për shkak të problemeve të lëndimeve.

 

Dy vite më parë ai këputi ligamentet e gjurit dhe gjatë operacionit në kërcin e kyçit të tij hynë baktere, të cilat i shkaktuan një infeksion të rrallë.

Për dy vite, Cucalon u përpoq të rikuperohej dhe t’i rikthehej futbollit, por në fund dështoi.

Ndeshjët ndaj Rumanisë dhe Lituanisë, Kosova publikon listën e të ftuarve, ka risi

Përfaqësuesja e Kosovës e ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e muajit nëntor, në Ligën e Kombeve.

”Dardanët” me 15 nëntor do të luajnë në udhëtim ndaj Rumanisë, ndërsa tre ditë më vonë e presin Lituaninë në stadiumin ”Fadil Vokrri”, shkruan IndeksOnline.

 

Trajneri Franco Foda ka përzgjedhur një list prej 24 futbollistëve.

Për herë të parë në Përfaqësuesen A, është ftuar edhe Baton Zabërgja.

Po ashtu pas një kohe në grumbullim është ftuar edhe Bersant Celina./IndeksOnline/

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicër – Kosovë

Kosova do të zhvillojë dy ndeshje shumë të rëndësishme si mysafire në muajin nëntor.

Takimi i parë do të jetë ndaj Zvicrës më 21 nëntor në Bernë dhe ai ndaj Irlandës më 24 nëntor.

Dardanët për këto dy ndeshje kërkojnë përkrahjen nga bashkatdhetarët, që gjithmonë ju kanë qëndruar pranë.

Sfida ndaj Zvicrës zhvillohet në Mobiliar Arena, Gümligen nga ora 19:30.

Tashmë biletat janë në shitje, ku mund t’i blini për të qenë sa më afër Dardanëve.

FBK ju bën thirrje mërgimtarëve në Zvicër që të vijnë të përkrahin Kosovën, në këtë përballje shumë të rëndësishme.

Kujtojmë që Kosova e fitoi vitin e kaluar sfidën ndaj Zvicrës 72:76 në Fribourg, ku kishte përkrahje të madhe nga tifozët shqiptarë.

Dardanët kanë një fitore dhe një humbje në parakualifikimet për Kupën e Botës 2027, ndërsa dy ndeshjet e fundit në grupe do të jenë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm përballë Zvicrës dhe Azerbajxhanit.

Linku i biletave:

https://www.ticketmaster.ch/event/sui-vs-kos-fiba-basketball-world-cup-2027-european-pre-qualifiers-tickets/21407?brand=swissbask&_ga=2.114477186.426310268.1730802310-530900162.1730802310&fbclid=IwY2xjawGaBKNleHRuA2FlbQIxMAABHTe-RLDoHNAHmjtB6HCO4rB3gF4JyquajuEBb14Q-yRzbYWa5kQvinkD-g_aem_yXgu0nMrRZCYbv0wBWGO8w

Çfarë ndodhi – Një futbollist largohet menjëherë nga lista e Shqipërisë

Keidi Bare nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për ndeshjet e nëntorit. Edhe pse mesfushori kuqezi ishte në listën e grumbullimit që kishte vendosur Sylvinho, mesfushori nuk e mposht dot dëmtimin.

Është trajneri i Real Zaragoza, Victor Fernandez që ka treguar për gjendjen e Bares. Ai thotë se mesfushori shqiptar nuk po kryen as stërvitje, teksa grumbullimi me Shqipërinë nuk mund të mendohet.

“Mendonim se ndoshta do të kthehej Keidi Bare, por nuk ka bërë asnjë stërvitje me grupin. Situata me gjurin e tij po përmirësohet, por nuk është në gjendje as për të qenë i grumbulluar”, është shprehur trajneri i Zaragozës.

Edhe pse shansi i erdhi, duket se fati nuk donte që Keidi Bare të vishte fanellën kuqezi, gjë të cilën për herë të fundit e ka bërë në muajin mars. Kështu, 27-vjeçari do të mungojë edhe në sfidat kundër Çekisë dhe Ukrainës.

Sylvinho publikon listën e Kombëtares, rikthime të mëdha

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të UEFA Nations League në stadiumin “Air Albania” ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45).

Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë, ndërsa trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e nëntorit.

Tekniku kuqezi ka vendosur të grumbullojë katër portierë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

Në mbrojtje janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.

Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Feta Fetai, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Keidi Bare.

Në sulm Ernest Muçi, Indrit Tuci, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa përgatitjet zyrtare nisin të hënën.

Edon Zhegrova tregon ekipin e tij të preferuar

Edon Zhegrova është një nga lojtarët më të ndjekur në botë. 

Anësori i djathtë i Lille, i cili asistoi Jonathan David në barazimin 1-1 kundër Juventusit të martën, foli ekskluzivisht për gianlucadimarzio.com.

Zhegrova tha se i pëlqen futbolli italian, teksa e përmendi ekipin e Milanit.

“Më pëlqen futbolli italian, i ndjek gjithmonë skuadrat tuaja të mëdha si Milani dhe i shikoj edhe ndeshjet e Juves. Pastaj në Kosovë ka shumë tifozë të Milanit, Interit dhe Juves. Unë në Serie A një ditë? Pse jo? Më pëlqen shumë Milani”, tha Zhegrova.

Zvicra fton katër shqiptarë për ndeshjen ndaj Serbisë dhe Spanjës

Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit nëntor.

Trajner, Murat Yakin ka publikuar emrat e lojtarëve për ndeshjen ndaj Serbisë dhe Spanjës.

Në këtë listë bëjnë pjesë katër lojtarë shqiptarë, ndryshe nga hera e kaluar ku ishin vetëm dy.

Tani për këto dy ndeshje janë ftuar lojtarët shqiptarë, si: Granit Xhaka, Ardon Jashari, Andi Zeqiri dhe Albian Hajdari.

Ndeshja ndaj Serbisë zhvillohet në Zurich me datën 15 nëntor, kurse ajo ndaj Spanjës në Tenerife me datën 18 nëntor.