Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Lituani, këto janë çmimet

Kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Lituani.

Ndeshja është e vlefshme për Ligën e Kombeve, dhe zhvillohet me 18 nëntor, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.

Biletat mund t’i blini online në: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Çmimet e biletave në sektoriet Jug dhe Veri janë nga 5 euro, në Lindje 10 euro, Perendim 20 euro ndërsa ato VIP kushtojnë 80 euro.

VINI RE!
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.
Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.
Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet bileta si dhe fatura juaj.
Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).
Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.
Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

Kryendeshja e javës në Champions League, Interi pret Arsenalin, ky kanal e transmeton

Stadiumi “Giusseppe Meazza” në Milano, sonte është arena e kryendeshjes së javës në UEFA Champions League.

Italianët dhe anglezët ende nuk kanë humbur në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, pasi kanë regjistruar nga dy fitore e një barazim, raporton Klankosova.tv

Është interesant fakti se “Zi-kaltërtit” barazuan në udhëtim te një ekip i Premier Ligës, Manchester City, kurse “Topçinjtë” i kanë ndarë pikët në transfertën te Atalanta e Serie A. Të dyja ndeshjet ishin mbyllur pa gola.

Por nëse kthehemi në retrospektivë, duelet ndërmjet skuadrës së qytetit italian të modës dhe asaj nga kryeqendra e Anglisë, kanë prodhuar gola me bollëk.

Pikërisht ndërmjet këtyre dy ekipeve ka ndodhur edhe njëra prej rikthimeve më të mëdha në kompeticionin kryesor të futbollit në Evropë, njofton Klankosova.tv.

Më 17 shtator të vitit 2005, Inter e shpartallonte Arsenalin midis Londrës, duke e mposhtur para tifozëve të tyre me rezultat 0-3.

Por tronditje edhe më të madhe se “Gunners”, pësojnë “Nerazzurët” rreth dy muaj më vonë, kur më 25 nëntor të po atij viti, Arsenali i udhëhequr nga legjendat franceze, në fushë Thierry Henry, e në bankinë, Arsen Wenger, deklasonte në shtëpi Interin me rezultat 1-5.

Ky duel i rivalëve të vjetër transmetohet në platform e Art Motion, në kanalin e parë të Radio Televizionit të Kosovës.

Qeveria merr vendim, aprovon ndërtimin e dy stadiumeve

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, të 229-tën, ku ka marrë disa vendime për projekte kapitale.

Mbledhja e 229-të e Qeverisë duket e frytshme për sportin kosovar, pasi aty janë aprovuar disa projekte të rëndësishme.

Projektet sportive për ndërtimin e stadiumeve dhe rinovimin e disa prej tyre tashmë kanë marrë aprovim në mbledhjen elektronike.

Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektet kapitale si projekte kapitale shumë-vjeçare, ndërtimin e ‘Stadiumit të Qytetit’ në Pejë dhe ndërtimin e ‘Stadiumit të qytetit’ në Ferizaj.

Përveç ndërtimit, Qeveria ka aprovuar edhe projektet për rinovimin e stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren dhe renovimin i ‘Stadiumit të Qytetit’ në Vushtrri;

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka:

–     Aprovuar projektet kapitale si në vijim si projekte kapitale shumë-vjeçare:

Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Pejë;

Renovimi i Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren;

Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Ferizaj;

Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Vushtrri;

Lille përballë Juventuesit, mësohet vendimi i trajnerit për Zhegrovën

Lille do të përballet me skuadrën e Juventusit në kuadër të xhiros së katër të Ligës së Kampionëve.

Ylli i Përfaqësues së Kosovës, Edon Zhegrova, do të jetë startues në këtë ndeshje.

Takimi do të nisë nga ora 21:00, teksa para fillimit të takimit janë publikuar formacionet startuese.

Boksieri shqiptar shumë i fortë për boksierin serb, e mposht pas 6 rundeve

Boksieri shqiptar nga Prizreni, Armend Xhoxhaj, ka mposhtur në 6 raunde, rivalin e tij serb, Milosav Saviq.

Ky meç u zhvillua në Chemnitz të Gjermanisë.

Xhoxhaj, dominoi tërë meçin ndaj kundërshtarit të tij, duke arritur suksesin e radhës në boksin profesionist.

Pas triumfit, ai festoi me flamurin kuqezi.

TË NGJASHME:

I jashtëzakonshëm edhe Roberto Bakaj, boksieri shqiptar fiton meçin me nokaut

Ish-lojtari i Valencias vdiq nga përmbytjet katastrofike në Spanjë

Numri i viktimave nga përmbytjet në Valencia ka kaluar 160…

Një nga njerëzit fatkeq që vdiq ishte Jose Castillejo, një ish-student i akademisë së Valencias dhe një lojtar i klubeve të tjera të ligës së ulët. Ai ishte vetëm 28 vjeç.

Klubi i famshëm i tha lamtumirën e tij.

“Valencia shpreh keqardhje të thellë për vdekjen e José Castillejo, i cili u bë viktimë e pasojave shkatërruese të përmbytjeve. Jose ishte pjesë e Akademisë sonë dhe luajti për disa klube të tjera” – njoftoi klubi në platformën X.

 

 

“Mjaft është mjaft”, klubi kosovar tërhiqet nga gara

Skuadra e Superligës së Kosovës, Feronikeli ’74 është tërhequr nga garat shkaku i shumë parregullsive në referim gjatë 11-javëve të zhvilluara.

Përmes rrjeteve sociale, klubi nga Drenasi ka plasur “bombën” dhe tashmë është tërhekur zyrtarisht nga garat, shkruan Indeksonline

 

“Të nderuar futbolldashës, tifozë “Tigrat e Zi”, simpatizantë, lojtarë, trajnerë, donatorë dhe qytetarë të Drenasit, me keqardhje ju informojmë se FC Feronikeli 74 ka vendosur të mos vazhdojë më garat në këto rrethana ku, sipas nesh, referët po përcaktojnë rezultatin e ndeshjeve dhe jo loja në fushë”, shkruhet në një pjesë të vendimit

Ky vendim i skuadrës kosovare vjen pas barazimit 2:2 ndaj Llapit në javën e 11-të.

Feronikeli ’74 qysh me fillim të këtij edicioni është ankuar rregullisht te gjyqtarët e Superligës së Kosovës.

Vendimi i plotë:

Merr fund dilema, ky është fituesi i ‘Topit të Artë’

Rodri edhe zyrtarisht e ka fituar Topin e Artë për vitin 2024.

Futbollisti spanjoll fitoi garën ndaj Vinicius Junior, i cili deri sot ishte pretendet për këtë çmim, shkruan IndeksOnline.

 

Megjithatë braziliani u rendit i dyti, derisa ka refuzuar edhe të merr pjesë në këtë gala mbrëmje, ashtu si të gjithë të ftuarit e klubit të Real Madridit.

Jude Bellingham u rendit në vendin e tretë, ndërsa Dani Carvajal i katërti.

Në këtë mbrëmje u ndan edhe disa çmime tjera, e këto janë:

Aitana Botmati – Topi i Artë për femra;

Lamine Yamal – Futbollisti i ri më i mirë;

Harry Kane – Golashenuesi më i mirë;

Carlo Anceloti – Trajneri i Vitit,

Emma Hayes – Trajnerja e Vitit;

Emiliano Martinez- Portieri më i mirë;

Real Madrid – Klubi më i mirë i vitit te meshkujt;

Barcelona – Klubi më i mirë i vitit te femrat./IndeksOnline/

Historike, Granit Xhaka renditet në këtë pozitë në garë për Topin e Artë

 

E padiskutueshme, Lamine Yamali shpallet lojtari më i mirë…

Ylli i Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal, e ka fituar trofeun Koppa që jepet për lojtarin më të mirë të ri në botë.

Ai u bë lojtari më i ri që e merr trofeun e lojtarit më të mirë të ri.

Arda Guleri u rendit i dyti, Kobbie Mainoo i treti, Savinho i katërti dhe Pau Cubarsi i pesti.

Yamali tashmë dihej se do ta merrte këtë trofe pas shpërthimit të tij në skenë gjatë sezonit të kaluar.

17-vjeçari ka arritur të shkëlqejnë me klub dhe kombëtare duke thyer disa rekorde individuale.

Mbi të gjitha, ai ishte ndër më të rëndësishmit te Furia e Kuqe në triumfin e tyre në EURO 2024.

Historike, Granit Xhaka renditet në këtë pozitë në garë për Topin e Artë

Granit Xhaka është  renditur i 16-ti futbollist më  i mirë në botë sipas France Football.

Ylli zviceran pati një sezon fantastik me Bayer Leverkusenin duke e fituar Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë  pa humbje, dhe duke e pësuar vetëm një humbje dhe atë në  finalen e Ligë  së  Evropës.