Vdes në moshën 35 vjeçare ish-futbollisti i njohur, ka luajtur në La Liga

Pasditen e sotme ka vdekur në moshën 35-vjeçare, futbollisti Abdelaziz Barrada.

Sipas asaj që raportojnë mediat, futbollisti maroken ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak, por ende nuk është e konfirmuar, shkrun IndeksOnline.

 

Ai ka vdekur në Francë, pasi aktualisht luante në divizionin e katërt francez.

Barrada në të kaluarën ka luajtur te skuadra spanjolle Getafe dhe ajo franceze, Olympic Marseille.

Rënditja e re nga FIFA, ja ku renditet Kosova

Kombëtarja e Kosovës është ngjitur për tri pozicione më lartë në ranglistën e FIFA-s. Nga vendi 104, Kosova renditet në pozitën e 101, pas suksesit që pati në ndeshjet e fundit në UEFA Nations League.

Kosova arriti dy fitore gjatë muajit tetor, duke fituar ndaj Lituanisë dhe Qipros, shkruan Indeksonline

Ekipi “dardan” rikthehet në aksion gjatë muajit nëntor, ku do t’i ketë dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombëve, ndaj Rumanisë me 15 nënëtor dhe ndaj Lituanisë në “Fadil Vokrri” më 18 nëntor.

Kështu duket tabela e Ligës së Kampionëve pas javës së tretë

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së tretë në Champions League.

Ky sezon është më ndryshe se ai që jemi mësuar ta shohim, me një format krejtësisht të ri, shkruan IndeksOnline.

Për herë të parë, 36 skuadra do të garojnë për trofeun e Ligës së Kampionëve, katër më shumë se që ishin më parë.

Secila skuadër do të luaj nga tetë ndeshje, me kundërshtar të ndryshëm, nuk do të ketë as grupe, por pikët e mbledhura do të llogariten njëjtë sikurse ligat e tjera.

Pas ndeshjeve të javës së dytë, Aston Villa dhe Liverpul krysojnë tabelën me nga 9 pikë.

Në përfundim të tetë ndeshjeve nga secila skuadër, skuadrat që kanë më së shumti pikë, nga vendi 1-8 do të kualiikohen në 1/8 e finales, skuadrat nga vendi 9-24 do të luajnë në 1/16 e finales, ku do të ketë short, ndërsa skuadrat nga vendi 25-36 do të eliminohen nga Liga e Kampionëve.

Me plis dhe shqiponje, kështu e feston Zhegrova fitoren ndaj Atleticos

Edon Zhegrova ka postuar dy foto pas triumfit 3-1 të Lilles në udhëtim te Atletico Madridi në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ylli i Kosovës nuk e nisi këtë takim nga fillimi, por që u fut në minutën e 16-të në fushë në vend të të lënduarit – Remy Cabella.

Zhegrova shënoi për 1-1 në minutën e 61-të, duke lëshuar një predhë nga distanca, që e la të pashpresë Jan Oblakun për të intervenuar.

 

 

Fitoren e Lille e vulois më pas Jonathan David duke shënuar dy gola, një nga penalltia në minutën e 74-të dhe në të 89-të për 3-1.

Zhegrova në dy fotot e postuara në InstaStory shihet me plis në kokë dhe shqiponjën dykrenore, ndërsa në foton tjetër është me Angel Gomes.

 

‘Uji ndalet, Zhegrova nuk ndalet’, e pa besushme çfarë goli ka shënuar

Vjen goli i dytë në takimin ndërmjet Atletico Madridit dhe Lille, duel ky në kuadër të Ligës së Kampionëve, raporton Sinjali.

Golin e parë dhe të barazimit për Lillen e ka shënuar Edon Zhegrova në minutën e 61-të të takimit.

Rezultati aktual i takimit është 1:1.

video

 

 

Gattuso i jep dënim të pazakontë futbollistit kosovar

Gennaro Gattuso është i njohur për veprimet e tij kontroverse.

Trajneri italian ka qenë protagonist me një vendim që e mori së fundmi.

Trajneri i Hajduk Splitit e mori një vendim aspak të zakontë ndaj futbollistit kosovar, Leon Dajaku, shkruan mediumi kroat “Index”, përcjell “Gazeta Express”.

Më saktësisht, 23 vjeçari e bëri një reagim jo të mirë pasi u zëvendësua nga trajneri, i cili më pas vendosi ta “dënojë” atë në mënyrë interesante.

Në fakt, mediumi kroat raporton se legjenda e Milanit e ka urdhëruar Dajakun që ta paguajë një darkë për të gjithë bashkëlojtarët dhe për stafin, në mënyrë ta “zhduk” gabimin që e bëri në fundjavë.

Ish-futbollisti i Bayern Munichut dhe i Sunderlandit u largua i mllefosur nga loja kundër Slaven Belupo duke e hedhur një shishe në bankën rezervë, ndërsa Gattuso pas lojës shpjegoi se kjo sjellje e Dajakut nuk ishte si pakënaqësi ndaj trajnerit, por që ishte i nervozuar me gabimet që i bëri dhe me paraqitjen e tij jo të mirë.

Gattuso e ka pranuar kërkim-faljen e Dajakut, i cili megjithatë nuk do të shpëtojë pa e paguar darkën për ekipin.

Dortmundi ‘shokon’ Realin, shënon përsëri

Katër minuta – dy gola!

Borussia Dortmund ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Real Madridit.

Ndeshja e vlefshme për Ligë të Kampionëve po zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, shkruan IndeksOnline.

Golashenuesi i parë, Malen, asistoi për Jamie Gittens, i cili shënoi për 0:2 në minutën e 34-të.

Paraprakisht, me një asist të lehtë të Serhou Guirassyt, Donyell Malen shënoi për verdhezinjtë në minutën e 30-të.

Rezultati aktual: Real Madrid 0 : 2 Borussia Dortmund.

Rikthehet Championsi, këto janë ndeshjet e sotme

Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte pas pushimit prej dy javësh shkaku i angazhimeve të Kombëtareve.

Gjigantët e futbollit evropian llogarisin në fitore në duelet përkatëse të xhiros së tretë të fazës së ligës.

Pa dyshim, dueli kryesor i natës do të jetë ai mes Real Madridit dhe Borussia Dortmudit, shkruan “Gazeta Express”.

Gjermanët janë në formë të lartë në këtë edicion në këtë garë dhe prijnë në tabelë me dy fitore.

Sidoqoftë, sonte ata i pret një punë mjaft e vështirë në “Santiago Bernabeu”.

Madrilenët janë në kërkim të fitores së dytë pasi deri tash e kanë një fitore e një humbje.

Trupa e Carlo Ancelottit synon t’i mbajë pikët në shtëpi dhe kështu t’i afrohet kreut të tabelës.

Kjo do të jetë një finale e përsëritur e edicionit paraprak të kësaj gare.

Paraprakisht, Milani do ta kërkojë fitoren e parë të Championsit në formatin e ri në formë lige.

“Rossoneri” i kanë pësuar dy humbje dhe gjenden poshtë në tabelë.

Ata do të kenë punë me Club Brugge, i cili qëndron më mirë në tabelë me një fitore e një humbje.

Kuqezinjtë do të futen sonte në lojë “all-in” pasi s’kanë çka humbin.

E gjiganti tjetër italian, Juventus synon ta regjistrojë fitoren e tretë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

“Bianconeri” e kanë nisur mirë sezonin në garën elitare të futbollit evropian, ndërsa sonte do t’i bëjnë konak Stuttgartit.

Gjermanët nuk e kanë shijuar ende fitoren duke e regjistruar një barazim e një humbje në dy duelet e para.

Sonte në fushën e blertë do të zbresë edhe Arsenali, i cili do ta presë Shakhtar Donetskut.

“Topçinjtë” e duan fitoren e dytë, kurse Shakhtari të parën.

Dy ndeshje do të nisin në orën 18:45 e shtatë të tjera nga ora 21:00. /Gazeta Express/

Ish-imami bëhet kryetar i klubit të Vushtrrisë: Çdo të premte pas jacisë luaj futboll

Një rast i rrallë ka ndodhur futbollin kosovar.

Befasia erdhi dje nga qyteti i Vushtrrisë.

Ish-kryetari i BIK-ut Shemsi Rrahimi, është zgjedhur kryetari i klubit të futbollit që mban emrin e këtij qyteti.

Vet Rrahimi në emisionin Sports Show në Klan Kosova, ka treguar se si erdhi deri tek kjo ide.

Ai shpjegoi se është merakli i madh i futbollit.

“Ne imamët çdo të premte pas namazit të jacisë luajmë futboll. Imamët mes vete dhe largojmë stresin javor, për të pushuar në vikend dhe për të vazhduar prapë të hënën”, tha Rrahimi në Klan Kosova.

Tutje ish-kreu i Bashkësisë Islame në Vushtrri shpjegoi se ky vendim ishte pritur goxha mirë nga opinioni publik.

Mahnit Mario Mitaj, kalon gjysmën e skuadres dhe shënon

Mbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj e ka shënuar golin e parë në fanellën e klubit nga Arabia Saudite Al-Ittihad.

Mitaj shënoi gol në fitoren 3:0 të Al-Ittihadit ndaj Al-Qadisiyait. Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të kampionatit arab.

Mitaj në lojë u inkuadrua në minutën e 35-të ndërsa golin e realizoi në minutën e 81-të.

Reprezentuesi i Shqipërisë tek Al-Ittihadi u huazua në afatin kalimtar të janarit nga skuadra e Lokomotivës së Moskës. Klubi arab e ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij.