Zhegrova kthehet në aksion me Lille’n, gati për magjinë ndaj Monacos

Pas dy ndeshjeve me Kosovën, Edon Zhegrova është gati për të vazhduar spektaklin në Ligue 1.

Lille, ekipi ku luan Zhegrova zhvillon ndeshjen e javës së tetë në elitën e futbollit francez sonte.

Përballë Zhegrovës me shokë do të jetë skuadra e papërshtatshme e Monacos, me ndeshjen që nis nga ora 20:45.

Edon Zhegrova sipas të gjitha gjasave do të jetë titullar në këtë ndeshje mjaft të vështirë.

Momentalisht, Lille gjendet në vendin e pestë me 13 pikë gjithsej, kurse Monaco prin në renditje me 19 pikë, dy më shumë se PSG që është i dyti.

Ish-futbollisti i Realit bën tautazh emrin e vajzës, ish-partnerja tregon testin e ADN-së: Nuk je ti babai!

Ish-mbrojtësi i djathtë brazilian i Real Madrid, Vinicius Tobias dhe ish-gruaja Ingrid Lima mirëpritën në botë vajzën Maite më 8 tetor.

Për nder të lindjes së saj, ish-futbollisti i Realit bëri tatuazh në krahun e tij “Maite, të dua”. Por influencuesja Ingrid zbuloi se ata ishin ndarë disa kohë përpara lindjes së vajzës.

Ajo konfirmoi me anë të një testi ADN-je që Tobias, nuk ishte babai biologjik i fëmijës.

Në postimin e Ingridit në rrjetet sociale thuhet: “Erdha për të dhënë një deklaratë për diçka që po bezdiset dhe që për fat të keq, do të më duhej të dal publikisht për t’ju dhënë një shpjegim. Unë dhe Vinicius nuk jemi bashkë prej kohësh, gjatë asaj kohe unë kam qenë në një lidhje me dikë e po ashtu edhe ai. Ne të dy vazhduam jetën tonë, ndërkohë erdhi Maite. Ne vendosëm të bëjmë një test të ADN-së dhe Maite nuk është vajza e Viniciusit”.

Tobias nuk ka komentuar ende rezultatin e testit të ADN-së.

Forma fantastike e Zhegrovës, UEFA zbulon një statistikë që po prinë Edoni

Edon Zhegrova futbollisti me më së shumëti driblime në Champions League

Faqja e UEFA Champions League në facebook i ka publikuar emrat e “magjistarëve”.

Në mesin e tyre është edhe një futbollist magjik nga Kosova.

Në fakt Edon Zhegrova, deri më tani po del të jetë i pari.

Deri më tani në garën më prestigjioze të futbollit evropian për klube, ai i ka hiç më pak se 17 sosh, duke i lënë para emrat si: Jeremy Doku, Jamal Musiala, Xavi Simos.

Aktualisht 25 vjeçari po kalon formë fantastike në fanellën e Lille dhe të Kosovës.

“Aksident i momentit”, FFK del me komunikatë për ndeshjen Kosovë-Qipro

Federata e Futbollit e Kosovës normalisht që është e informuar për rastin aksidental e të momentit që ka ndodhur pas ndeshjes së fundit ndërmjet Kombëtares sonë dhe Qipros, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Federata e ka përcjellë me shqetësim rastin në fjalë dhe në parim gjithnjë qendron në anën e futbollistëve të ekipit kombëtar, duke shfaqur mbështetjen dhe duke kërkuar respekt për ta.

Konsiderojmë që kërkimfalja që ka ndodhur ndaj kapitenit dhe futbollistëve shënon mbylljen e një rasti aksidental të momentit dhe shpresojmë se do të shërbejë si rast që do të lidhë edhe më fuqishëm ekipin dhe përkrahësit para sfidave të reja të kombëtares sonë.

Përtej kësaj Federata, çmon shumë dhe shpreh falënderimin e vet për të gjithë tifozët dhe shikuesit që e përcjellin dhe e përkrahin ekipin kombëtar, por kërkon nga ta që të shfaqin respektin fillimisht për futbollistët e ekipit tonë kombëtar, mirëpo edhe për të gjithë akterët tjerë të ndeshjes, përfshirë edhe ekipin kundërshtar.

Ne dhe futbollistët e ekipit kombëtar e kuptojmë saktë dhe drejt reagimin e tifozëve, por në të njëjtën kohë nuk do të lejojmë që reagimet të cenojnë respektin për asnjë prej anëtarëve të ekipit kombëtar.

Në të njëjtën kohë, FFK-ja kërkon nga të gjithë anëtarët e saj, përfshirë edhe futbollistët e ekipit kombëtar, që të shfaqin respektin e duhur për të gjithë tifozët dhe shikuesit që vijnë për të përkrahur kombëtaren pa kushtëzim, në numër maksimal sa lejon kapiciteti i stadiumit, sepse janë ata që i japin emocion lojës së futbollit.

Ekipi kombëtar është i të gjithë Kosovës, prandaj ta duam dhe ta përkrahim secili duke dhënë kontributin nga këndi i vet.

Faqja e Ligës së Kombeve e rikthen golin e Zhegrovës ndaj Lituanisë

 

Spektakël i vërtetë, shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki

Kombëtarja e Shqipërisë ndeshjet e radhës në UEFA Nations League i zhvillon gjatë muajit nëntor dhe si kundërshtarë do ta ketë Republikën e Çekisë dhe Ukrainën.

Të dy ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, shkruan Indeksonline

 

Në takimin e parë ndaj Kombëtares çeke, janë shitur të gjitha biletat dhe pritet të jetë një spektakël i vërtetë. Sidomos pasi në Pragë u paraqiten disa banera kundër shqiptarëve.

Ndeshja ndaj Çekisë zhvillohet, më 16 nëntor nga ora 20:45, kurse ajo ndaj Ukrainës, më 19 nëntor.

Kujtojmë se ekipi i Sylvinhos ende ka gjasa për ta zënë pozitën e parë në tabelë, pasi ka vetëm një pikë (6) më pak se lideri Çekia (7) në Grupin 1, të Ligës B.

 

UEFA e dënon Rumaninë para ndeshjës me Kosovën

UEFA e ka dënuar Federatën e Futbollit të Rumanisë për transmetimin e mesazheve që nuk iu përshtaten eventeve sportive.

Për këtë veprim të tifozëve të Kombëtares rumune, Federata e këtij vendi u gjobit me 22,500 euro.

Në total, Federata Rumune u gjobit me 30 mijë euro dhe në ndeshje me Kosovën, në bazë të vendimit të shtëpisë së futbollit evropian, një pjesë e tribunave të stadiumit do të jetë i mbyllur.

Më saktësisht, 3000 ulëse s’do të jenë të përdorshme për ndeshjen me Kosovën më 15 nëntor, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ky fat mund ti pres Kosovën dhe Shqipërinë nëse gjërat vazhdojnë të jenë siç janë për momentin

Kosova dhe Shqipëria mund të përfundojnë në të njëjtin grup në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Më 13 dhjetor do të hidhet shorti për kualifikimet e Botërorit të ardhshëm dhe njëri prej skenarëve mund të jetë edhe përballja vëllazërore mes dy vendeve.

Kjo mund të ndodhë nëse gjërat vazhdojnë të jenë siç janë për momentin.

Në vazon e parë sigurisht do të jenë emrat si Franca, Spanja, Anglia, Belgjika, Holanda, Portugalia, Italia, Gjermania dhe Kroacia.

Vetëm katër kombëtare janë të sigurta në vazon e dytë, më saktësisht Ukraina, Turqia, Suedia dhe Uellsi.

Të sigurta në vazon e tretë janë Republika e Irlandës, Finlanda, Gjeorgjia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Islanda, Irlanda e Veriut dhe Mali i Zi.

Vazo e katërt është pothuajse e plotë dhe i përfshin Luksemburgun, Bjellorusinë, Armeninë, Kosovën, Kazakistanin, Azerbajxhanin, Estoninë, Qipron, Letoninë, Ishujt Faroe dhe Lituaninë.

Në të pestën janë Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni dhe San Marino.

Pra, nga secila vazo do të përfundojë në të njëjtin grup nga një Kombëtare.

E në këtë rast, nga vazoja e tretë mund ta shohim Shqipërinë e nga e katërta Kosovën.

Natyrisht, do të ishte interesante t’i shohim duke u ballafaquar në ndeshje të rëndësishme dy Kombëtaret shqiptare, të cilat deri tash janë përballur disa herë vetëm në ndeshje miqësore.

Kualifikimet evropiane për Botërorin 2026 do të nisin në mars të vitit 2025 dhe do të përfundojnë me “play-off”, që do të mbahet në mars 2026.

Kombëtaret do të përfundojnë në 12 grupe me nga 4 ose 5 ekipe në shortin që do të hidhet në Zurich më 13 dhjetor, me sistemin tradicional të ndeshjeve, në shtëpi dhe në udhëtim.

Fituesit e grupeve do të kualifikohen direkt në Kupën e Botës, e cila do të mbahet pas më pak se dy vjetësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.

E katër Kombëtaret e mbetura do ta prejnë biletën e Botërorit përmes “play-off”-it, i cili do t’i përfshijë 12 ekipet që do të përfundojnë në vend të dytë në grupet përkatëse.

Valon Behrami e kritikon Xhakën: Bëri dy gabime vendimtare

Ish-futbollisti i njohur, Valon Behrami në një artikull për mediumin zviceran 20min.ch ndër tjera e kritikoi edhe paraqitjen e Granit Xhakës.

Ai tha se në duelin ndaj Danimarkës, Xhaka bëri dy gabime vendimtare.

 

 

“Të martën ndodhën edhe dy gabime vendimtare nga kapiteni Xhaka. Tek goli i parë, pas një faulli, ai ia la topin pa menduar kundërshtarit dhe kështu nuk patëm kohë të riorganizoheshim. Tek goli i dytë, ai qëndroi i ngrirë duke parë, në vend që të ndërhynte. Këto gabime nuk duhet të ndodhin”, shkroi Behrami.

Zvicra barazoi 2:2 me Danimarkën mbrëmë, teksa nuk e ka asnjë fitore ende në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Renditja e re e FIFA-s, ja ku pozicionohen Kosova dhe Shqipëria

Triumfi ndaj Gjeorgjisë ka bërë që Shqipëria të përmirësojë dy pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Edhe pse përditësimi zyrtar do të publikohet me 24 Tetor, sipas përllogaritjeve, të besuarit e Sylvinhos janë ngjitur në vendin e 65-të, nga vendi i 67-të që ishin më parë.

Ndeshjet e radhës për kombëtaren tonë, janë ato ndaj Çekisë dhe Ukrainës, në nëntor.

 

 

Ashtu siç pritej, Kosova pas paraqitjeve tejet pozitive ndaj Lituanisë dhe Qipros, ka fituar 3 pozicione.

Më saktësisht, “dardanët” janë ngjitur nga vendi i 104-t në vendin e 101-të.