UEFA e ka dënuar Federatën e Futbollit të Rumanisë për transmetimin e mesazheve që nuk iu përshtaten eventeve sportive.
Për këtë veprim të tifozëve të Kombëtares rumune, Federata e këtij vendi u gjobit me 22,500 euro.
Në total, Federata Rumune u gjobit me 30 mijë euro dhe në ndeshje me Kosovën, në bazë të vendimit të shtëpisë së futbollit evropian, një pjesë e tribunave të stadiumit do të jetë i mbyllur.
Më saktësisht, 3000 ulëse s’do të jenë të përdorshme për ndeshjen me Kosovën më 15 nëntor, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Kosova dhe Shqipëria mund të përfundojnë në të njëjtin grup në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Më 13 dhjetor do të hidhet shorti për kualifikimet e Botërorit të ardhshëm dhe njëri prej skenarëve mund të jetë edhe përballja vëllazërore mes dy vendeve.
Kjo mund të ndodhë nëse gjërat vazhdojnë të jenë siç janë për momentin.
Në vazon e parë sigurisht do të jenë emrat si Franca, Spanja, Anglia, Belgjika, Holanda, Portugalia, Italia, Gjermania dhe Kroacia.
Vetëm katër kombëtare janë të sigurta në vazon e dytë, më saktësisht Ukraina, Turqia, Suedia dhe Uellsi.
Të sigurta në vazon e tretë janë Republika e Irlandës, Finlanda, Gjeorgjia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Islanda, Irlanda e Veriut dhe Mali i Zi.
Vazo e katërt është pothuajse e plotë dhe i përfshin Luksemburgun, Bjellorusinë, Armeninë, Kosovën, Kazakistanin, Azerbajxhanin, Estoninë, Qipron, Letoninë, Ishujt Faroe dhe Lituaninë.
Në të pestën janë Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni dhe San Marino.
Pra, nga secila vazo do të përfundojë në të njëjtin grup nga një Kombëtare.
E në këtë rast, nga vazoja e tretë mund ta shohim Shqipërinë e nga e katërta Kosovën.
Natyrisht, do të ishte interesante t’i shohim duke u ballafaquar në ndeshje të rëndësishme dy Kombëtaret shqiptare, të cilat deri tash janë përballur disa herë vetëm në ndeshje miqësore.
Kualifikimet evropiane për Botërorin 2026 do të nisin në mars të vitit 2025 dhe do të përfundojnë me “play-off”, që do të mbahet në mars 2026.
Kombëtaret do të përfundojnë në 12 grupe me nga 4 ose 5 ekipe në shortin që do të hidhet në Zurich më 13 dhjetor, me sistemin tradicional të ndeshjeve, në shtëpi dhe në udhëtim.
Fituesit e grupeve do të kualifikohen direkt në Kupën e Botës, e cila do të mbahet pas më pak se dy vjetësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.
E katër Kombëtaret e mbetura do ta prejnë biletën e Botërorit përmes “play-off”-it, i cili do t’i përfshijë 12 ekipet që do të përfundojnë në vend të dytë në grupet përkatëse.
Ish-futbollisti i njohur, Valon Behrami në një artikull për mediumin zviceran 20min.ch ndër tjera e kritikoi edhe paraqitjen e Granit Xhakës.
Ai tha se në duelin ndaj Danimarkës, Xhaka bëri dy gabime vendimtare.
“Të martën ndodhën edhe dy gabime vendimtare nga kapiteni Xhaka. Tek goli i parë, pas një faulli, ai ia la topin pa menduar kundërshtarit dhe kështu nuk patëm kohë të riorganizoheshim. Tek goli i dytë, ai qëndroi i ngrirë duke parë, në vend që të ndërhynte. Këto gabime nuk duhet të ndodhin”, shkroi Behrami.
Zvicra barazoi 2:2 me Danimarkën mbrëmë, teksa nuk e ka asnjë fitore ende në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Triumfi ndaj Gjeorgjisë ka bërë që Shqipëria të përmirësojë dy pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
Edhe pse përditësimi zyrtar do të publikohet me 24 Tetor, sipas përllogaritjeve, të besuarit e Sylvinhos janë ngjitur në vendin e 65-të, nga vendi i 67-të që ishin më parë.
Ndeshjet e radhës për kombëtaren tonë, janë ato ndaj Çekisë dhe Ukrainës, në nëntor.
Ashtu siç pritej, Kosova pas paraqitjeve tejet pozitive ndaj Lituanisë dhe Qipros, ka fituar 3 pozicione.
Më saktësisht, “dardanët” janë ngjitur nga vendi i 104-t në vendin e 101-të.
Në një intervistë për mediumin RTS në Zvicër, Xhaka ka folur për paraqitjet zhgënjyese të kombëtares së tij në ndeshjet e fundit.
Xhaka pranoi se kishte fjetur pak pas paraqitjes në Serbi, e cila rezultoi në humbjen 2-0.
“Do të jem i sinqertë me ju, nuk munda të flija deri në tetë të mëngjesit…”, tha Xhaka.
“Ishte një lojë shumë emocionale, në çdo rast unë gjithmonë kam probleme me gjumin pas ndeshjes, veçanërisht nëse është një humbje… Unë normalisht jam shumë autokritik, shikoj se çfarë kam bërë mirë dhe çfarë jo”, shtoi Xhaka, duke pranuar se edhe ndeshjen ndaj Serbisë e ka analizuar vetë.
Edhe pse Zvicra arriti të marrë një pikë në Kopenhagë, shanset e saj për të vazhduar garën në Ligën e Kombeve janë minimale. Serbia ka katër pikë, Danimarka shtatë, ndërsa Spanja është në krye me dhjetë pikë.
Megjithatë, për shkak të renditjes së lartë në FIFA, Zvicra do të jetë në vazon e parë për shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës, duke i dhënë asaj një shans për të kaluar në skenën më të madhe të futbollit botëror.
Shorti për eliminatoret e Botërorit do të hidhet më 13 dhjetor, ndërsa ndeshjet e para janë planifikuar për në mars të vitit të ardhshëm.
Europa dërgon 16 përfaqësuese, ndaj kualifikimet do të ndahen në 12 grupe, nga të cilët fituesit do të shkojnë direkt në kampionat, ndërsa të gjithë vendet e dyta do të luajnë një play-off së bashku me katër skuadrat më të mira të Ligës së Kombeve.
Vazot për shortin kualifikues do të përcaktohen kur të luhet ndeshja e fundit e Ligës së Kombeve.
Para xhiros së fundit, 38 nga 54 vende tashmë e dinë se në cilën vazo do të jenë në short.
Kosova është në mesin e 38 vendeve që tashmë e di 100% në cilën vazo do të vendoset. Më saktësisht, Kosova do të jetë në vazon e pestë.
Në vazon e parë sigurisht që do të jenë Franca, Spanja, Anglia, Belgjika, Holanda, Portugalia, Italia, Gjermania dhe Kroacia.
Vetëm katër kombëtare janë të sigurta në vazon e dytë, konkretisht Ukraina, Turqia, Suedia dhe Uellsi.
Të sigurta në vazon e tretë janë Republika e Irlandës, Finlanda, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi.
Edhe kombëtarja shqiptare do të jetë 100 për qind në këtë vazo, pra në të tretën.
Kosova ka marrë fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve, teksa ka mposhtur Qipron me rezultat 3-0.
Edon Zhegrova ka bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë duel, megjithatë ai nuk ia arriti të shënonte ose asistonte.
Ylli dardan u largua në minutën e 67-të nga ndeshja, duke u zëvendësuar nga Emir Sahiti.
Megjithatë ai nuk ishte i kënaqur me zëvendësimin dhe i kërkonte trajnerit Foda mos ta zëvendësonte.
“Trajneri kishte të drejtë që më largoi nga loja. Edhe pse doja të vazhdoja të luaja dhe të shënoja”.
“Unë kisha një karton të verdhë dhe më mirë që u largova. I kërkova falje trajnerit për reagimin tim”, tha Zhegrova.
“Ndihem mirë kur bashkëlojtarët shënojnë gola. Pas kartonit kisha shumë provokime. Ndaj Rumanisë është një finale, shkojmë vetëm për fitore”, deklaroi ylli dardan.
Amir Rrahmani e bëri mbrëmë një paraqitje mbresëlënëse me Kombëtaren e Kosovës.
Futbollisti i Napolit i inspiroi Dardanët drejt fitores së pastër me rezultat 3:0 ndaj Qipron në Ligën e Kombeve, shkruan “Gazeta Express”.
Gjithashtu, Rrahmani e shënoi edhe golin e parë të vendësve pas një veprimi maestral individual, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë mbrëmë.
Për këtë, UEFA e përfshiu kapitenin kosovar në ekipin ideal të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.
30 vjeçari u vlerësua me notën 8.4. /Gazeta Express/
Kryeministri Albin Kurti ndoqi nga afër ndeshjen e sotme mes Kosovës dhe Qipros, ku “Dardanët” shënuan fitore bindëse me rezultat 3:0.
Ndeshja e sotme i dha krenari Kurtit, i cili ka uruar të gjithë për fitoren, shkruan IndeksOnline.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se tashmë jemi mbushur plot besim për ndeshjen ndaj Rumanisë, me këta të fundit që janë në krye të tabelës, me tri pikë më shumë se Kosova.
Kosovës i kanë ngelur edhe dy ndeshje jetike në kuadër të Ligës së Kombeve, një me Lituaninë e një me Rumaninë.
Ky është postimi i plotë i Kurtit:
Nëntë gola, nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit. Formë jashtëzakonisht e mirë e ekipit tonë, që sonte luajti me plot vetëbesim teksa na mbushi plot besim për ndeshjen e radhës kundër Rumanisë.
Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme e gëzuar fitoren!