Ish-kryetari i BIK-ut Shemsi Rrahimi, është zgjedhur kryetari i klubit të futbollit që mban emrin e këtij qyteti.
Vet Rrahimi në emisionin Sports Show në Klan Kosova, ka treguar se si erdhi deri tek kjo ide.
Ai shpjegoi se është merakli i madh i futbollit.
“Ne imamët çdo të premte pas namazit të jacisë luajmë futboll. Imamët mes vete dhe largojmë stresin javor, për të pushuar në vikend dhe për të vazhduar prapë të hënën”, tha Rrahimi në Klan Kosova.
Tutje ish-kreu i Bashkësisë Islame në Vushtrri shpjegoi se ky vendim ishte pritur goxha mirë nga opinioni publik.
Mbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj e ka shënuar golin e parë në fanellën e klubit nga Arabia Saudite Al-Ittihad.
Mitaj shënoi gol në fitoren 3:0 të Al-Ittihadit ndaj Al-Qadisiyait. Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të kampionatit arab.
Mitaj në lojë u inkuadrua në minutën e 35-të ndërsa golin e realizoi në minutën e 81-të.
Reprezentuesi i Shqipërisë tek Al-Ittihadi u huazua në afatin kalimtar të janarit nga skuadra e Lokomotivës së Moskës. Klubi arab e ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij.
Ish-mbrojtësi i djathtë brazilian i Real Madrid, Vinicius Tobias dhe ish-gruaja Ingrid Lima mirëpritën në botë vajzën Maite më 8 tetor.
Për nder të lindjes së saj, ish-futbollisti i Realit bëri tatuazh në krahun e tij “Maite, të dua”. Por influencuesja Ingrid zbuloi se ata ishin ndarë disa kohë përpara lindjes së vajzës.
Ajo konfirmoi me anë të një testi ADN-je që Tobias, nuk ishte babai biologjik i fëmijës.
Në postimin e Ingridit në rrjetet sociale thuhet: “Erdha për të dhënë një deklaratë për diçka që po bezdiset dhe që për fat të keq, do të më duhej të dal publikisht për t’ju dhënë një shpjegim. Unë dhe Vinicius nuk jemi bashkë prej kohësh, gjatë asaj kohe unë kam qenë në një lidhje me dikë e po ashtu edhe ai. Ne të dy vazhduam jetën tonë, ndërkohë erdhi Maite. Ne vendosëm të bëjmë një test të ADN-së dhe Maite nuk është vajza e Viniciusit”.
Tobias nuk ka komentuar ende rezultatin e testit të ADN-së.
Edon Zhegrova futbollisti me më së shumëti driblime në Champions League
Faqja e UEFA Champions League në facebook i ka publikuar emrat e “magjistarëve”.
Në mesin e tyre është edhe një futbollist magjik nga Kosova.
Në fakt Edon Zhegrova, deri më tani po del të jetë i pari.
Deri më tani në garën më prestigjioze të futbollit evropian për klube, ai i ka hiç më pak se 17 sosh, duke i lënë para emrat si: Jeremy Doku, Jamal Musiala, Xavi Simos.
Aktualisht 25 vjeçari po kalon formë fantastike në fanellën e Lille dhe të Kosovës.
Federata e Futbollit e Kosovës normalisht që është e informuar për rastin aksidental e të momentit që ka ndodhur pas ndeshjes së fundit ndërmjet Kombëtares sonë dhe Qipros, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Federata e ka përcjellë me shqetësim rastin në fjalë dhe në parim gjithnjë qendron në anën e futbollistëve të ekipit kombëtar, duke shfaqur mbështetjen dhe duke kërkuar respekt për ta.
Konsiderojmë që kërkimfalja që ka ndodhur ndaj kapitenit dhe futbollistëve shënon mbylljen e një rasti aksidental të momentit dhe shpresojmë se do të shërbejë si rast që do të lidhë edhe më fuqishëm ekipin dhe përkrahësit para sfidave të reja të kombëtares sonë.
Përtej kësaj Federata, çmon shumë dhe shpreh falënderimin e vet për të gjithë tifozët dhe shikuesit që e përcjellin dhe e përkrahin ekipin kombëtar, por kërkon nga ta që të shfaqin respektin fillimisht për futbollistët e ekipit tonë kombëtar, mirëpo edhe për të gjithë akterët tjerë të ndeshjes, përfshirë edhe ekipin kundërshtar.
Ne dhe futbollistët e ekipit kombëtar e kuptojmë saktë dhe drejt reagimin e tifozëve, por në të njëjtën kohë nuk do të lejojmë që reagimet të cenojnë respektin për asnjë prej anëtarëve të ekipit kombëtar.
Në të njëjtën kohë, FFK-ja kërkon nga të gjithë anëtarët e saj, përfshirë edhe futbollistët e ekipit kombëtar, që të shfaqin respektin e duhur për të gjithë tifozët dhe shikuesit që vijnë për të përkrahur kombëtaren pa kushtëzim, në numër maksimal sa lejon kapiciteti i stadiumit, sepse janë ata që i japin emocion lojës së futbollit.
Ekipi kombëtar është i të gjithë Kosovës, prandaj ta duam dhe ta përkrahim secili duke dhënë kontributin nga këndi i vet.
Kombëtarja e Shqipërisë ndeshjet e radhës në UEFA Nations League i zhvillon gjatë muajit nëntor dhe si kundërshtarë do ta ketë Republikën e Çekisë dhe Ukrainën.
Të dy ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, shkruan Indeksonline
Në takimin e parë ndaj Kombëtares çeke, janë shitur të gjitha biletat dhe pritet të jetë një spektakël i vërtetë. Sidomos pasi në Pragë u paraqiten disa banera kundër shqiptarëve.
Ndeshja ndaj Çekisë zhvillohet, më 16 nëntor nga ora 20:45, kurse ajo ndaj Ukrainës, më 19 nëntor.
Kujtojmë se ekipi i Sylvinhos ende ka gjasa për ta zënë pozitën e parë në tabelë, pasi ka vetëm një pikë (6) më pak se lideri Çekia (7) në Grupin 1, të Ligës B.