Sulmuesi i Kosovës vazhdon shkëlqimin, shënon dy gola për skuadrën e tij

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka shkëlqyer sot (e shtunë) me ekipin e tij Elversberg në Bundesliga 2, duke shënuar dy gola ndaj Hamburgut.

Elversberg ka fituar në shtëpi ndaj Hamburgut me rezultat 4-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Bundesliga 2.

Më meritori në fitoren e vendasve ishte padyshim sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, i cili shënoi dy gola.

 

 

Goli i parë i sulmuesit shtatlartë erdhi në minutën e 40-të të ndeshjes për të barazuar rezultatin në 1-1.

Asllani nuk u ndal as në pjesën e dytë, pasi në minutën e 53-të shënoi golin e dytë personal për epërsinë 2-1 të ekipit të tij, gol i cili rriti motivin e skuadrës drejt fitores.

Pas këtyre dy golave, Asllani ngjitet në listën e golashënuesve duke qëndruar në pozitën e katërt me 6 gola dhe 3 asistime deri tani.

 

 

LIVE: Real Madrid – Barcelona

Sonte po zhvillohet një nga ndeshjet më të bukura të futbollit botëror.

Skuadra e Real Madridit e mirëpret Barcelonën në stadiumin mitik “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.

Ky super ballafaqim, i njohur si “El Clasico” luhet në kuadër të xhiros së 11’të të La Ligas. Aktualisht, Barcelona ndodhet në vendin e parë me 27 pikë, kurse Real Madridi në vendin e dytë me 24 pikë.

Pak para ndeshjes, Ancelotti e Flick kanë publikuar 11’shet startuese:

Real Madrid: Lunin, Vázquez, Militão, Rüdiger, Mendy, Valverde, Tchouaméni, Camavinga, Bellingham, Mbappé, Vinicius.

Barcelona: Peña, Koundé, Cubarsí, Martínez, Balde, Casado, Pedri, Yamal, Fermin, Raphinha, Lewandowski.

Ndërsa ndeshjën mund t’a ndiqni LIVE

LINK

 

Aro Muric kërkah, pranon dy gola për një minut ndaj Brentfordit në Premierligë

Skuadra e Brentfordit ka barazuar rezultatin në 2:2 ndaj Ipswich Town në javën e nëntë në Premierligë.

Golin për 2:2 e shënoi sulmuesi Wissa në minutat e fundit të pjesës së parë, shkruan Indeksonline

Në fakt sulmuesi, Wissa shënoi dy herë për një minutë kundër portierit kosovar, Aro Muric.

Kujtojmë që golat për skuadrën mysafire i shënuan: Szmodics dhe Hirst.

Formacionet e mundshme të ”El Clasicos” mes Real Madridit dhe Barcelonës

Sonte zhvillohet ndeshja më e madhe e futbollit në botë.

”El Clasico” mes Real Madridit dhe Barcelonës do të jetë ndeshja që do të mbledh miliona shikues para televizoirit, shkruan IndeksOnline.

 

 

”Santiago Bernabeu” do të jetë nikoqir i kësaj super ndeshje, e cila nis nga ora 21:00.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren në këtë ndeshje të rëndësishme.

Barcelona aktualisht është lidere e tabelës me 27 pikë, dhe kërkon të ia shkaktoj humbjen e parë Real Madridit, e cila renditet e dyta me 24 pikë.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid: Lunin; Lucas Vazquez, Militao, Rudiger, Mendy; Valverde, Tchouameni, Modric, Bellingham; Mbappe, Vinicius.

Barcelona: Pena, Kounde, Cubarsi, Martinez, Balde, Casado, Pedri, Fermin, Yamal, Raphinha, Lewandowski

Vdes në moshën 35 vjeçare ish-futbollisti i njohur, ka luajtur në La Liga

Pasditen e sotme ka vdekur në moshën 35-vjeçare, futbollisti Abdelaziz Barrada.

Sipas asaj që raportojnë mediat, futbollisti maroken ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak, por ende nuk është e konfirmuar, shkrun IndeksOnline.

 

Ai ka vdekur në Francë, pasi aktualisht luante në divizionin e katërt francez.

Barrada në të kaluarën ka luajtur te skuadra spanjolle Getafe dhe ajo franceze, Olympic Marseille.

Rënditja e re nga FIFA, ja ku renditet Kosova

Kombëtarja e Kosovës është ngjitur për tri pozicione më lartë në ranglistën e FIFA-s. Nga vendi 104, Kosova renditet në pozitën e 101, pas suksesit që pati në ndeshjet e fundit në UEFA Nations League.

Kosova arriti dy fitore gjatë muajit tetor, duke fituar ndaj Lituanisë dhe Qipros, shkruan Indeksonline

Ekipi “dardan” rikthehet në aksion gjatë muajit nëntor, ku do t’i ketë dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombëve, ndaj Rumanisë me 15 nënëtor dhe ndaj Lituanisë në “Fadil Vokrri” më 18 nëntor.

Kështu duket tabela e Ligës së Kampionëve pas javës së tretë

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së tretë në Champions League.

Ky sezon është më ndryshe se ai që jemi mësuar ta shohim, me një format krejtësisht të ri, shkruan IndeksOnline.

Për herë të parë, 36 skuadra do të garojnë për trofeun e Ligës së Kampionëve, katër më shumë se që ishin më parë.

Secila skuadër do të luaj nga tetë ndeshje, me kundërshtar të ndryshëm, nuk do të ketë as grupe, por pikët e mbledhura do të llogariten njëjtë sikurse ligat e tjera.

Pas ndeshjeve të javës së dytë, Aston Villa dhe Liverpul krysojnë tabelën me nga 9 pikë.

Në përfundim të tetë ndeshjeve nga secila skuadër, skuadrat që kanë më së shumti pikë, nga vendi 1-8 do të kualiikohen në 1/8 e finales, skuadrat nga vendi 9-24 do të luajnë në 1/16 e finales, ku do të ketë short, ndërsa skuadrat nga vendi 25-36 do të eliminohen nga Liga e Kampionëve.

Me plis dhe shqiponje, kështu e feston Zhegrova fitoren ndaj Atleticos

Edon Zhegrova ka postuar dy foto pas triumfit 3-1 të Lilles në udhëtim te Atletico Madridi në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ylli i Kosovës nuk e nisi këtë takim nga fillimi, por që u fut në minutën e 16-të në fushë në vend të të lënduarit – Remy Cabella.

Zhegrova shënoi për 1-1 në minutën e 61-të, duke lëshuar një predhë nga distanca, që e la të pashpresë Jan Oblakun për të intervenuar.

 

 

Fitoren e Lille e vulois më pas Jonathan David duke shënuar dy gola, një nga penalltia në minutën e 74-të dhe në të 89-të për 3-1.

Zhegrova në dy fotot e postuara në InstaStory shihet me plis në kokë dhe shqiponjën dykrenore, ndërsa në foton tjetër është me Angel Gomes.

 

‘Uji ndalet, Zhegrova nuk ndalet’, e pa besushme çfarë goli ka shënuar

Vjen goli i dytë në takimin ndërmjet Atletico Madridit dhe Lille, duel ky në kuadër të Ligës së Kampionëve, raporton Sinjali.

Golin e parë dhe të barazimit për Lillen e ka shënuar Edon Zhegrova në minutën e 61-të të takimit.

Rezultati aktual i takimit është 1:1.

video

 

 

Gattuso i jep dënim të pazakontë futbollistit kosovar

Gennaro Gattuso është i njohur për veprimet e tij kontroverse.

Trajneri italian ka qenë protagonist me një vendim që e mori së fundmi.

Trajneri i Hajduk Splitit e mori një vendim aspak të zakontë ndaj futbollistit kosovar, Leon Dajaku, shkruan mediumi kroat “Index”, përcjell “Gazeta Express”.

Më saktësisht, 23 vjeçari e bëri një reagim jo të mirë pasi u zëvendësua nga trajneri, i cili më pas vendosi ta “dënojë” atë në mënyrë interesante.

Në fakt, mediumi kroat raporton se legjenda e Milanit e ka urdhëruar Dajakun që ta paguajë një darkë për të gjithë bashkëlojtarët dhe për stafin, në mënyrë ta “zhduk” gabimin që e bëri në fundjavë.

Ish-futbollisti i Bayern Munichut dhe i Sunderlandit u largua i mllefosur nga loja kundër Slaven Belupo duke e hedhur një shishe në bankën rezervë, ndërsa Gattuso pas lojës shpjegoi se kjo sjellje e Dajakut nuk ishte si pakënaqësi ndaj trajnerit, por që ishte i nervozuar me gabimet që i bëri dhe me paraqitjen e tij jo të mirë.

Gattuso e ka pranuar kërkim-faljen e Dajakut, i cili megjithatë nuk do të shpëtojë pa e paguar darkën për ekipin.