“Mjaft është mjaft”, klubi kosovar tërhiqet nga gara

Skuadra e Superligës së Kosovës, Feronikeli ’74 është tërhequr nga garat shkaku i shumë parregullsive në referim gjatë 11-javëve të zhvilluara.

Përmes rrjeteve sociale, klubi nga Drenasi ka plasur “bombën” dhe tashmë është tërhekur zyrtarisht nga garat, shkruan Indeksonline

 

“Të nderuar futbolldashës, tifozë “Tigrat e Zi”, simpatizantë, lojtarë, trajnerë, donatorë dhe qytetarë të Drenasit, me keqardhje ju informojmë se FC Feronikeli 74 ka vendosur të mos vazhdojë më garat në këto rrethana ku, sipas nesh, referët po përcaktojnë rezultatin e ndeshjeve dhe jo loja në fushë”, shkruhet në një pjesë të vendimit

Ky vendim i skuadrës kosovare vjen pas barazimit 2:2 ndaj Llapit në javën e 11-të.

Feronikeli ’74 qysh me fillim të këtij edicioni është ankuar rregullisht te gjyqtarët e Superligës së Kosovës.

Vendimi i plotë:

Merr fund dilema, ky është fituesi i ‘Topit të Artë’

Rodri edhe zyrtarisht e ka fituar Topin e Artë për vitin 2024.

Futbollisti spanjoll fitoi garën ndaj Vinicius Junior, i cili deri sot ishte pretendet për këtë çmim, shkruan IndeksOnline.

 

Megjithatë braziliani u rendit i dyti, derisa ka refuzuar edhe të merr pjesë në këtë gala mbrëmje, ashtu si të gjithë të ftuarit e klubit të Real Madridit.

Jude Bellingham u rendit në vendin e tretë, ndërsa Dani Carvajal i katërti.

Në këtë mbrëmje u ndan edhe disa çmime tjera, e këto janë:

Aitana Botmati – Topi i Artë për femra;

Lamine Yamal – Futbollisti i ri më i mirë;

Harry Kane – Golashenuesi më i mirë;

Carlo Anceloti – Trajneri i Vitit,

Emma Hayes – Trajnerja e Vitit;

Emiliano Martinez- Portieri më i mirë;

Real Madrid – Klubi më i mirë i vitit te meshkujt;

Barcelona – Klubi më i mirë i vitit te femrat./IndeksOnline/

Historike, Granit Xhaka renditet në këtë pozitë në garë për Topin e Artë

 

E padiskutueshme, Lamine Yamali shpallet lojtari më i mirë…

Ylli i Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal, e ka fituar trofeun Koppa që jepet për lojtarin më të mirë të ri në botë.

Ai u bë lojtari më i ri që e merr trofeun e lojtarit më të mirë të ri.

Arda Guleri u rendit i dyti, Kobbie Mainoo i treti, Savinho i katërti dhe Pau Cubarsi i pesti.

Yamali tashmë dihej se do ta merrte këtë trofe pas shpërthimit të tij në skenë gjatë sezonit të kaluar.

17-vjeçari ka arritur të shkëlqejnë me klub dhe kombëtare duke thyer disa rekorde individuale.

Mbi të gjitha, ai ishte ndër më të rëndësishmit te Furia e Kuqe në triumfin e tyre në EURO 2024.

Historike, Granit Xhaka renditet në këtë pozitë në garë për Topin e Artë

Granit Xhaka është  renditur i 16-ti futbollist më  i mirë në botë sipas France Football.

Ylli zviceran pati një sezon fantastik me Bayer Leverkusenin duke e fituar Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë  pa humbje, dhe duke e pësuar vetëm një humbje dhe atë në  finalen e Ligë  së  Evropës.

Ylli i Barcelonës shihet duke pirë duhan në zhveshtoren e Realit

Portieri i Barcelonës, Wojciesch Szczesny është zënë nga kamera, duke tymosur në dhomat e zhveshjes, pasi fitores së madhe prej 4-0 ndaj Real Madridit.

Ish-lojtari i Arsenalit e Juventusit, i cili u rikthye nga pensionimi për t’iu bashkuar Barcelonës, duket shumë i hareshëm në festën pas fitores në “El Clasico”.

Seria prej 42 ndeshjeve pa humbje në La Liga e Real Madridit mori fund me një humbje turpëruese në “Santiago Bernabeu” nga Barça.

Lojtarët filluan festën në fushë e për ta përfunduar në dhomat e zhveshjes, teksa në një video shihet Szczesny duke buzëqeshur mbrapa grupit të lojtarëve.

Derisa ende nuk dihet nëse portieri polak tymosi duhan apo një “Vape”, pak tym mund të shihet qartësisht mbi Lamine Yamal.

VIDEO

Futbollisti kosovar po lufton me jetën pas një lëndimi serioz në fushën e gjelbërt

Erjon Morina futbollist i talentuar i Vushtrrisë ditë më parë ka pësuar një aksidenti në fushën e gjelbër gjatë ushtrimeve, raporton Sinjali.

Morina ka pësuar një lëndim serioz ku tash është i shtrirë në repartin intenziv në Prishtinë.

Dashmirë të sportit, klubet kosovare, trajner e futbollist luten për shëndetin e futbollistit të disa klubeve kosovare, së fundmi në atë të Vushtrrisë.

Ekipet mjeksore në repartin intensvi po kujdesne që Erijoni i rikthehet sa më parë familjes, shoqërisë e fushës së gjelbërt.

Kjo ishte çmenduri, të gjithë po çuditën se si shënoi Saka nga kjo pozitë ndaj Liverpoolit

Vjen goli i parë në takimin ndërmjet Arsenalit dhe Liverpoolit, derbi ky në kuadër të xhiros së 9-të në Premierligë, raporton Sinjali.

Golin e parë dhe të epërsisë për klubin e Arsenalit e ka shënuar Saka në minutën e 8-të të takimit.
Rezultati aktual i takimit është 1:0.

Golin mund ta shikoni në videon më poshtë:

VIDEO

Kjo është ‘Barelona e vërtetë’, e shkatërron Realin në “Bernabeu”

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore ndaj Real Madridit në ndeshjen e javës së 11-të në La Liga.

Klubi katalunas fitoi me rezultat të thellë 4:0 në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shkruan Indeksonline

Golat në këtë ndeshje i shënuan: Robert Lewandowski (2), Raphinha dhe Lamine Yamal.

Raphinha vulos gjithçka, Barça i shënon sërish Realit

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e katërt ndaj Real Madridit në ndeshjen e javës së 11-të në La Liga.

Golin për 0:4 e shënoi sulmuesi brazilian, Raphinha në minutën e 85’të, shkruan Indeksonline

Kujtojmë që para ndeshjes, Gerard Pique – legjenda e futbollit spanjoll parashikoi këtë rezultat (0:4).

 

LewanGOLski hesht ‘Bernabeun’, shënon dy gola të shpejtë

Skuadra e Barcelonës ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Real Madridit në ndeshjen derbi të javës së 11-të në La Liga.

 

 

Golin për 0:1 e shënoi sulmuesi polak, Robert Lewandowski, shkruan Indeksonline

GOLI I PARË:

Ndërsa dy minuta më pas ishte përsëri Lewandowski që shënoi golin e dytë me kokë, pas krosimit nga Keita Balde

GOLI I DYTË: