“Java e Kosovarëve”, edhe Valon Berisha shënon gol në fitoren e Lask Linz

Skuadra e LASK Linz ka shënuar fitore në javën e shtatë të Bundesligas së Austrisë pasi mposhti 4:2 Grazer AK.

Gol në këtë takim shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, shkruan Indeksonline

Berisha shënoi gol në minutën e 14’të, që ishte i pari në këtë takim.

Kujtojmë që për Berishën ky ishte goli i parë në Bundesliga këtë sezon, ku ka regjistruar edhe dy asiste.

Zhegrova nuk ka të ndalur, shënon dy gola të bukur

Edon Zhegrova nuk ka të ndalur, protagonist ishte edhe sonte me dy gola që e ndihmoi ekipin e tij të fitonte ndaj Strasbourg

Në minutën e 15-të, lojtari nga Kosova realizoi për 1-0, duke shënuar me lehtësi në portën kundërshtare.

Pastaj, në minutën e 27-të, Zhegrova realizoi edhe të dytin personal, për rezultatin 2-0.

GOLI I PARË

GOLI I DYTË

 

Zhegrova po kalon nëpër një formë fenomenale për Lillen në elitën e futbollit francez.

Futbolli kosovar nuk po gjen qetësi, tani rrahje mes tifozëve – VIDEO

Gjatë takimit mes Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë, dy tifozeritë e klubeve janë përfshirë në një përleshje të dhunshme.

Në pamjet që janë shpërndarë në rrjetet sociale mund të shihet se ka pasur edhe mjete të mprehta që janë përdoru në përleshje.

VIDEO

Tifozët ‘Forca’ të Vushtrrisë dhe ‘Pampurat’ e Fushë Kosovës dhuruan një shfaqje të pakëndshme duke u përleshur madje edhe nën praninë e policisë.

“Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast janë lënduar 2 prej tyre. Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin. Deri tani janë arrestuar pesë pesona të dyshuar”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK për Rajonin e Prishtinës, për IndeksOnline.

Forcat policore që ishin të pranishme në këtë sfidë intervenuan me gaz lotsjellës në mënyrë që të shpërndahet turma.

VIDEO

E mrekullueshme, i gjithë stadiumi i Lille e thërret emrin e Zhegrovës

Edon Zhegrova u tregua fantastik në pjesën e parë të ndeshjes Lille-Strasbourg.

45 minutat e parë u mbyllën me rezultat të barabartë, 2:2, shkruan Gazeta Express.

E Zhegrova i shënoi të dy golat e ekipit vendas, duke bërë paraqitje të jashtëzakonshme.

E nga një video e publikuar, dëgjohet i tërë stadiumi i Lille, duke e thirrur emrin e yllit kosovar.

Video këtu:

Ranglistja e re nga FIFA, Kosova ngjitet për…

Është publikuar ranglista e re nga FIFA.

Në këtë renditje, kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje për dy pozita.

“Dardanët” nga pozita e 106-të, tani pozicionohen në pozitën e 104-të, pas rezultateve të dy ndeshjeve në NATIONS League.

Skuadra e Frano Foda, humbi 0:3 kundër Rumanisë dhe fitoi kundër Qipros me rezultat 0:4.

Shqipëria në fillim të këtij muaji triumfoi 2:1 ndaj Ukrainës dhe u mposht 1:0 nga Gjeorgjia në Ligën e Kombeve, gjë që i kushtoi me humbjen e një pozite në ranglistën e FIFA-s.

“Kuqezinjtë” aktualisht renditen në vendin e 67-të.

Sa i përket 10-të vendeve të para në ranglistë, ato nuk kanë ndryshuar nga renditja e fundit, me Argjentinën që është e para me 1889 pikë.

Pastaj vijnë, Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe Italia, të cilat e mbyllin “top dhjetëshen” e ranglistës së re të FIFA-s.

Dikur aktor, tani ndër futbollistët më premtues në Evropë

Orik Morina, një ndër futbollistët më premtues shqiptar në Francë, ishte i ftuar në emisionin STUDIO A në ATV.

Ai, në këtë emision bëri një rrëfim për udhëtimin e tij nga aktrimi në kohën kur ishte i vogël, largimin nga Kosova në moshën 16 vjeçare për të ndjekur pasionin e tij për futbollin në Francë.

Kliko këtu për intervistën!

 

Liga e Kampionëve konfirmon një ndryshim të madh një ditë para nisjes së garës nën formatin e ri

Liga e Kampionëve ka konfirmuar një tjetër ndryshim të madh mbi atë se si do ta përcjellim këtë garë duke marrë parasysh formatin e ri të saj që do të nis që nga dita e nesërme (e martë).

Për herë të parë që prej se kjo garë u prezantua në botën e futbollit, do t’i nënshtrohet një ndryshimi të madh në strukturën e saj me fazën e grupeve tradicionale që tashmë ka ndryshuar.

Sipas formatit të ri, do të ketë një rritje të skuadrave pjesëmarrëse nga 32 në 36, me këto ekipe që do të luajnë nga tetë ndeshje secila si pjesë e një grupi të përgjithshëm.

Në fund të fazës së grupeve, tetë ekipet e para do të kualifikohen automatikisht në mesin e 16 më të mirave, ndërsa ekipet e renditura nga pozita e nëntë deri në të 24-tën do të luajnë në play-off.

Çdo ekip i renditur pas pozitës së 24-të do të eliminohet nga kjo garë dhe në krahasim me vitet paraprake, ato nuk do të jenë në gjendje që të konkurrojnë në Ligën e Evropës.

Sidoqoftë, nuk është vetëm formati ndryshimi i vetëm që është bërë, pasi edhe himni tradicional ka ndryshuar si pjesë e një transmetuesi të ri që i jep garës një pamje krejtësisht tjetër.

Pjesë e klipit të këtij himni janë edhe yjet e Ligës Premier siç janë Erling Haaland dhe Bukayo Saka, ndërsa nuk mungojnë as emra si Harry Kane dhe Vinicius Jr.

Megjithatë, pavarësisht thënies ‘nëse nuk është i prishur, mos e rregulloni’, UEFA ka vendosur ta ndryshojë himnin për sezonin e ardhshëm.

I jashtëzakonshëm edhe Roberto Bakaj, boksieri shqiptar fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harroë Leisure Center.

Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi Jongo, shkruan Indeksonline

30-vjeçari u tregua dominant gjatë tre raundeve të para, kurse gjyqtari u detyrua ta ndërpresë meçin.

Kujtojmë që fitore në këtë event boksi arriti edhe Amarildo Bakaj.

Roberto gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 13 meçe dhe i ka të gjitha fitore me nokaut.

Bakaj fiton me nokaut, boksieri shqiptar vazhdon me formë fantastike

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist.

25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Maëuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center.

Bakaj fitoi me nokaut në raundin e katërt duke treguar formën e tij fantastike në sportin e boksit.

Boksieri shqiptar i lindur në Lezhë tani ka 12 meçe të zhvilluar gjatë karrierës dhe të gjitha me fitore.

Kryemjeshtri i xhudos, Driton Kuka, feston sot ditëlindjen me pesë medalje olimpike, ja sa vite mbushi

Trajneri më i suksesshëm kosovar, Driton Kuka, sot feston ditëlindjen e 53-të.

Kuka është një trajner ikonë për shtetin e Kosovës, i cili i solli pesë medalje olimpike vendit tonë së bashku me xhudistet kosovare, shkruan Gazeta Express.

Ai ka një vlerë të veçantë në suksesin e xhudisteve ku nuk u ndal së punuari me to deri në arritjen e qëllimeve.

Kuka ka 3 medalje të arta olimpike, një të argjendtë dhe një të bronztë në karrierën e tij si trajner.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se do të vazhdoj edhe më tutje punën për atdhe.

“Ditëlindjen sivjet po e festoj me 5 medalje Olimpike në ekipin tonë. Do vazhdojmë tutje, me punë e përkushtim për atdhe”, ka shkruar Kuka.

Kujtojmë se përveç medaljeve olimpike ai ka udhëhequr xhudistët kosovar edhe në Kampionate Botërore, Evropiane e Grand Slam të ndryshëm ku suksese nuk kanë munguar.