4.9 C
Pristina
E diel, 24 Nëntor, 2024

“Stikersi” që çoi në incidentin në Lagjen e Boshnjakëve

Në orët e mbrëmjes, në Lagjen e Boshnjakëve të Mitrovicë së Veriut është regjistruar një incident.

Rreth 10 persona janë acaruar pasi në një përmendore të një ish-ushtari të UÇK-së ishte vendosur një “stikers”.

Si pasojë e kësaj, turma ka reaguar duke shpuar gomat e dy veturave që gjendeshin aty pranë, raporton Klankosova.tv.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se situata është qetësuar dhe policia po e heton rastin.

“Një stikers është vendos fillimisht në një përmendore aty afër. Një masë e njerëzve është mbledh (prej rreth 10 personave) dhe kemi dy vetura që iu janë shpërthyer gomat me mjete të mprehta (nga një gomë në secilën veturë) dhe tash policia po e heton këtë rast”.

“Njerëzit janë shpërndarë dhe policia po merret me rastin”, ka deklaruar Elshani për Klankosova.tv.

Elshani tha se 4 persona janë marrë në stacion policor për t’u intervistuar, të cilët ishin pjesë e grumbullimit.

Ai nuk saktësoi se çfarë nacionaliteti i përkasin të dyshuarit, mirëpo tha se “po intervistohen për rastin e dëmtimit kriminal”.

Klankosova.tv ka siguruar edhe fotot e përmendores së heroit Avni Hajredini, i rënë në vitin 2000 pikërisht në vendin ku i është ngritur edhe përmendorja.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here