Reshjet e fuqishme të shiut dhe breshërit kanë përfshirë disa rajone të vendit, duke përfshirë Brezovicën, Gjilanin, Ferizajn dhe disa fshatra të Gjakovës.
Stuhi të pasdites së sotme kanë përmbytur rrugë, e oborre, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë nivel të lartë të ujit dhe breshër të dendur në shumë zona.
Në Brezovicë, një nga destinacionet më të njohura turistike në Kosovë, rruga kryesore që çon në qendrën turistike është bërë e pakalueshme për shkak të vërshimeve.
Ndërkohë, përmbytje janë raportuar edhe në Gjilan dhe Ferizaj. Në Gjilan, disa rrugë urbane janë mbuluar nga uji, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke rrezikuar bizneset dhe banesat në nivelet e ulëta.