8 C
Pristina
E premte, 29 Nëntor, 2024

“Sulmi u nxit nga Vuçiq” – Shtëpia ku u hodh koktej molotovi në veri ishte ndërtuar nga Qeveria

Një koktej molotiv është hedhur sot në një shtëpi në veri të Mitrovicës, saktësisht në Zveçan.

Kjo shtëpi është në pronësi të një shqiptari, ndërsa në lidhje me rastin është deklaruar edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Elbert Krasniqi.

Krasniqi tha se rasti ka ndodhur rreth orës 00:30 gjatë mesnatës kur një patrullë policore ka identifikuar se ka tym në një shtëpi të ndërtuar nga Qeveria e Kosovës.

Ai tha se zjarri është fikur dhe dëmet janë sanuar.

Ministri theksoi se fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar përpos dëmeve materiale.

Po ashtu ai deklaroi se kjo s’është hera e parë që ka sulme të tilla, por kjo s’është hera e fundit që do të ndërtohen shtëpi të reja.

Në lidhje me rasti pati një deklarim edhe nga Policia e Kosovës, ku u tha se njësitë policore po punojnë në drejtim të ndriçimit të rastit.

“Rreth orës 00:30 patrulla Policore e cila ka qenë në patrullim ka vërejt tym në një shtëpi te Kroi i Vitakut. Kur është afruar afër policia ka vërejtur derën e hyrjes e cila ishte duke u djegur. Zjarri është fikur nga patrulla, ndërsa dëme ka pësuar dera e hyrjes së kësaj shtëpie. Dyshojmë se kemi të bëjmë me zjarrvënie dhe që ky zjarr është shkaktuar nga koktej i molotovit. Për momentin nuk kemi të dyshuar apo të arrestuar, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here