Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani ka shënuar sërish gol në elitën e futbollit rumun. Selmani realizoi gol në barazimin 2:2 të Dinamo Bukureshtit ndaj Botosanit.
LEXO EDHE:
- Gjashtë ndeshjet që FIFA e UEFA s’i lejojnë të luhen, pjesë e listës edhe Kosova
- “Java e Shqiptarëve” – Rashica shënon gol të bukur
Ndeshja u zhvillua të premten mbrëma dhe i takoi xhiros së 11-të.
Selmani e realizoi golin e parë për Bukureshtin në minutën e 28-të. Dy minuta më pas, Selmani u ndëshkua me karton të verdhë. Ai luajti vetëm në pjesën e parë.
Te Botosani e kompletoi ndeshjen Rijad Sadiku.
Për Selmanin këtë edicion ishte goli i gjashtë i realizuar në të gjitha garat. Ka kontribuar edhe me katër asistime.