div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive tag tag-fsk tag-152 custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Telashet në FSK, Presidentja Osmani ndërrmer këtë veprim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është e shqetësuar për situatën e krijuar sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së.

Oka kërkuar takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencën e Kosovës, tha se Osmani ka kohë që ka bërë propozimin për program shtetëror për mbështetjen e shumëdimensionale të FSK-së.

 

 

“Mirëpo, ky program ka nevojë që të ketë mbështetje buxhetore në ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, i cili propozohet nga Qeveria dhe miratohet në Parlament”, ka thënë Kupina

“Realizimi i këtij programi mbështetës, gjithashtu ndikon në fuqizimin e operacionalitetit të FSK-së, në kohën e tranzicionit e zhvillimit të saj me qëllim të realizimit të detyrave ligjore dhe misionit kushtetues të saj për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror”, tha Kupina për Klan Kosova.

Programi 7-pikësh përfshinë këto elemente:

 

 

  1. Pagesa e shtesave në paga për rrezikshmëri.
  2. Pagesa e kujdestarisë dhe punës jashtë orarit.
  3. Pagesa e mëditjeve për pjestarët e FSK-së gjatë shkollimit dhe trajnimit jashtë vendit (gjatë tërë periudhës së shkollimit apo trajnimit e jo vetëm për 1 muaj).
  4. Sigurimi shëndetesor.
  5. Funksionalizimi i spitalit ushtarak me shërbime të nivelit sekondar dhe tercial mjekësor.
  6. Përmirësimi i cilësisë së ushqimit me standardet me të larta shëndetësore dhe sanitare.
  7. Sigurimi i banimit të përballueshëm për ushtarakët dhe familjet e tyre.
  8. Krijimi i fondit kreditues për ushtarakët.
Nuk ndalet Haradinaj: Paga më e ulët në FSK do të jetë 1 mij euro

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësim serioz për largimin masiv të ushtarëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë dy vjetëve të fundit. Sipas postimit të tij në Facebook, mbi 11% e ushtarëve kanë lëshuar FSK-në vetëm në vitet 2023 dhe 2024.

Ish-kryeministri i Kosovës theksoi se vetëm në vitin 2023, 257 pjesëtarë kanë lëshuar FSK-në, ndërsa në vitin 2024, numri i largimeve ka kaluar 200. Haradinaj vuri në dukje se shumica e ushtarëve që largohen përmendim kushtet e vështira financiare dhe pagat e pamjaftueshme si arsye kryesore.

“Jam i shqetësuar seriozisht me këtë trajtim katastrofal që qeveria po i bën ushtrisë sonë, të cilën me shumë mund kemi arritur ta mandatojmë më 2018,” tha lideri i AAK-së. Ai shtoi se edhe pas katër vjetëve të qeverisjes aktuale, numri i pjesëtarëve të uniformuar mbetet nën 4,000, ndërsa forca rezervë e FSK-së është neglizhuar pothuajse plotësisht.

Duke ftuar rininë t’i bashkohet FSK-së dhe duke inkurajuar pjesëtarët aktualë të qëndrojnë, Haradinaj premtoi përmirësim urgjent të gjendjes financiare dhe kushteve elementare të punës për ushtarët. “Qysh në muajt e parë të qeverisë së re, paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro”, u zotua politikani kosovar.