div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive tag tag-rryma tag-164 custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vjen paralajmërimi: Çmimi i rrymës mund të rritet përsëri

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, ka paralajmëruar për mundësinë e rritjes së energjisë elektrike përgjatë vitit të ardhshëm.

Ymeri në profilin e saj në ‘Facebook’ ka publikuar vendimin për aprovimin e bilancit vjetor të rrymës nga ana e ZRRE’së. Përmes kësaj, ka paralajmëruar rrezik për shtrejtim të rrymës, shkruan Insajderi.

Ndër të tjera, ka thënë se EFT-ja e Vuk Hamoviqit duhet hetuar meqë kompania e njëjtë është e dënuar në Rumani.

Postimi i plotë:

Po çfarë është planifikuar për Energjinë Elektrike për vitin 2025?

Pas 13 muajve #pritje, ZRRE aprovon Bilancin (Planin) Vjetor për 2025, gatise në vitin 2026, dokument që paraqet saktësisht planin për energjinë elektrike (Fotografia 1)

Plan për një vit që shkoj, por që ende nuk është publikuar me ndryshime, i plotë, data 30.11. 2025 (Fotografia 2).

#Pra, tash që viti shkoj, pa plan, mbi çfarë baze të aprovuar po mendohet të rritet rryma prapë?

#Mbi çfarë plani u bë importi, shpenzimi, prodhimi e konsumi i energjisë elektrike pa u aprovuar fillimisht për atë vit.

Kaq për këtë strategji të punës VukVendosje!

Pavarësisht propagandës, jam përtej çdo dyshimi që në kapacitetet tona bartëse ka bazë për hetim, posaqërsisht për EFT e Vuk Hamovic, biznes i cili veçse është dënuar në Rumani po në Kosovë, nuk i pezullohet as licenca, as për 1 ditë.

Se ka hetime, këtë e ka konfirmuar edhe vet ZRRE pranë Komunitetit të Energjisë Vjenë, ndonëse nuk e aprovoj as planin 2025 për energji. /Insajderi.org/

 

“Çmimi i rrymës është shtrenjtuar 17.1 për qind“

Çmimet e produkteve të konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje 4.5 për qind në gusht 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, inflacioni mujor ishte 0.5 për qind në muajin gusht.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rritje të çmimeve në gusht më së shumti ka pësur energjia elektrike me 17.1 për qind.

Ngritje të çmimeve pati edhe për pushime të organizuara me 17.1 për qind, kafja, çaji dhe kakao me 16.7 për qind, pemët me 16.6 për qind, po ashtu edhe mishi me 12.4 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,5 % në muajin Gusht 2025 krahasuar me muajin Gusht 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: energjia elektrike (17,1%), pushime të organizuara (17,1%), kafja, çaji dhe kakao (16,7%), pemët (16,6%), mishi (12,4%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale të transportit (10,7%), shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (10,4%), perimet (9,7%), vajrat dhe yndyrnat (8,6%), shërbimet hoteliere (8,2%), qumështi, djathi dhe vezët (8,2%), shërbimet ambulantore (7,3%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (6,3%), pijet alkoolike (6,2%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,7%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,3%), shërbimet financiare (5,2%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (4,9%), buka dhe drithërat (4,7%), kujdesi personal (4,6%), peshqit (4,1%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (3,9%), prodhimet ushqimore (3,6%), furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%), duhani (3,4%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (3,3%)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: biletat e fluturimeve 7,8%, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 4.1%, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal 3,2% me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 për qind në IHÇK-it.

Kurse, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,5 % në muajin gusht 2025 krahasuar me muajin korrik 2025.

Sipas ASK-së, kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve me 15.4%, qumështi, djathi dhe vezët 2,4%, perimet 1,2%, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (0,8%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,5 për qind në IHÇK-it.

Vjen paralajmërimi: Mund të përballemi me sfida të furnizimit me energji gjatë dimrit

Me uljen e temperaturave, Kosova ka planifikuar import shtesë të energjisë elektrike për të mbuluar mungesën e prodhimit. Nga Zyra e Rregullatorit për Energji thonë se gjatë muajve të dimrit vendi mund të përballet me sfida në furnizim, megjithëse, sipas ZRRE-së, janë bërë përgatitjet e nevojshme për t’iu përgjigjur mungesës së prodhimit.

LEXO EDHE:

Me uljen e temperaturave, gjatë muajve të dimrit Kosova mund të përballet me sfida në furnizimin me energji elektrike.

Kjo pasi sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji gjatë muajve të ardhshëm rritet kërkesa për furnizim, e për këtë është planifikuar import shtesë i energjisë.

“Kosova, si shumë vende të tjera, mund të përballet me sfida të furnizimit me energji gjatë dimrit, për shkak të rritjes së kërkesës dhe kushteve të ndryshme të furnizimit. Ndërmarrjet e energjisë kanë bërë përgatitjet dhe planifikimet e nevojshme për t’iu përgjigjur me kohë çfarëdo mungese të prodhimit vendor”, kanë thënë për RTK-në nga ZRRE.

Për dallim nga vitet e kaluara, në Kosovë sivjet është rritur për 7% konsumi i energjisë elektrike. Kjo pasi shumë qytetarë kanë përdorur kondicionerë e pajisje te tjera elektrike.

Njohës të ekonomisë thonë se për shkak të investimeve që janë bërë, kriza energjetike nuk do të jetë si e viteve të kaluara.

Ekzekutivi kosovar gjatë këtij viti ka prezantuar një sërë masash për subvencionim të efiçiencës së energjisë elektrike, me anë të te cilave po synohet që të ulet konsumi i energjisë./RTK