Tahiri për sanksionimet e SHBA-së ndaj PK-së: Dëmi më i madh që mund t’i bëhet policisë

0
54

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së ka thënë se deklarata e ambasadorit amerikan, Jef Hovenier ka ardhur si pasojë e situatës që ka krijuar qeveria e vendit.

LEXO EDHE:

Ai tha se si PDK-ja për katër muajt që kanë mbetur do të angazhohen që më Kosova të mos sanksionohet nga BE-ja e SHBA-ja.

“Një deklaratë e tillë mjafton me pa edhe karshi situatës së krijuar që e kemi në Kosovë. Ju e shihni se fundi i mandatit të qeverisë Kurti, Kosovën e zënë nën sanksione, me raporte te cenuara me partnerët tanë strategjikë. E gjene me një diplomaci të rrënuar. Kosovën e gjen me një gjendje ekonomike më të rënd e me telashe të mëdha në arsim e shëndetësi. Një e mirë është këtu që jemi në fund të këtij mandati dhe 9 shkurti besoj që vendit do të arrijmë që t’i japim një qeveri të re, që do të drejtohet nga kryeministri Bedri Hamza. Në të ardhmen e afërt besoj fuqishëm se nuk do të ballafaqoheni me deklarata të ashpëra. Ju e shihni se çfarë pozicioni e ka Serbia me BE-në e SHBA-në dhe çfarë e kemi ne”, tha Tahiri.

Sa u përket raportimeve që Policia e Kosovës është sanksionuar nga SHBA-ja, ai e ka quajtur dëmin më të madh që nga themelimi i saj.

“Që nga themelimi i Policisë së Kosovës ky është dëmi më i madh që mund t’i bëhet PK-së nga një partner i ynë strategjikë siç është SHBA-ja. Kjo nuk po ndodh për shkak të SHBA-së kjo po ndodh për shkak të përdorimit apo keqpërdorimit të PK-së nga Qeveria e Kosovës. PK-ja është një institucion i pavarur që duhet të veprojë konform kushtuese dhe ligjeve tona nuk duhet të keqpërdoret as me urdhra të Sveçlës e as me urdhra të Kurtit”, tha ai.

“Policia e Kosovës është sanksionuar nga SHBA-ja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here