Një person është plagosur me armë zjarri dhe gjashtë të tjerë janë lënduar nga gjësende të forta, dhe xhamat e thyer të dritareve të një lokali ku ishin duke qëndruar.
E gjithë ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në fshatin Topliqan të Suharekës.
Policia ka thënë se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën ndërsa personat e tjerë po trajtohen në spital.
Prokurori ka urdhëruar policinë që rasti të hapet si vrasje në tentativë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja të armës të cilat dyshohet të jenë shkrepur nga një kallashnikov.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim të policisë.
Njoftimi i plotë i policisë:
‘Vrasje në tentativë’
Prizren, 30 gusht 2024
Me datën 30.08.2024 rreth orës 02:00, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar një informatë për gjuajtje me armë zjarri në një lokal nate në fshatin Topliqan,Komuna Suharekë.
Me ta pranuar informatën me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes të gjitha njesitët relevante.
Nga hetimet e para mësohet se në vendin e ngjarjes në parkingun e një lokalit hotelier janë gjetë dhjetë (10) gëzhoja që dyshohet të jenë shkrepur nga arma automatike AK-47.
Si pasoj e gjuejtjes me armë zjarri një person dyshohet se është goditur në këmbë, i cili është dërguar me urgjencë në qendrën emergjente në Prizeren, edhe gjashtë persona tjerë dyshohet të jenë lënduar nga gjësende të forta, dhe xhamat e thyer të dritareve të lokalit ku ishin duke qëndruar.
Sipas raportit të mjekut personat e sjellur kanë lëndime të lehta trupore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është bër bastisja e shtëpis dhe lokaleve përcjellëse të njërit nga të dyshimtit ku i njejti nuk është hasur në shtëpi dhe i njejti është në kërkim policor, gjatë bastisjes nuk është gjet diçka e dyshimt.
Rasti në bashkpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit dhe Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizeren vazhdon te hetoeht deri në arrestimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e rrethanave se si ka ardh deri te ky rast i rëndë.
Me vendim të prokurorit rasti cilësohet ‘’Vrasje në tentativë”.