Gjatë mbrëmjes së sotme ndodhi një përleshje mes disa personave në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë, ku u përdorurën edhe armët e zjarrit.
Ndërsa, një person është venë në pranga nga Policia e Kosovës.
Lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë dhënë më shumë detaje.
“Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Rrahim Beqiri Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar nga arma e zjarrit’’, ka thënë Ahmeti.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët janë identifikuar nga ana e policisë, ka shtuar më tutje ajo.