Nga “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, Time Kadrijaj ka folur për Front Online lidhur me kërkesën e deputeti Bekim Haxhiu për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.
Kadrijaj ka kërkuar nga Qeveria të lejohet një iniciativë e tillë, pasi sipas saj, qytetarët janë në gjendje të rënduar ekonomike.
Deputetja Kadrijaj ka kërkuar reflektim nga pushteti lidhur me përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
“Kemi parë këtë iniciativë edhe më herët që qytetarët kanë kërkuar të tërhiqet një shumë e mjeteve nga Trusti sepse janë në gjendje të rënduar ekonomike e sociale dhe nuk kanë pas përkrahje nga Qeveria. Kjo do të ishte një zgjedhje që ju kish ndihmuar sado pak qytetarëve se kostoja e jetesës është rritë, Qeveria duhet të reflektojë të përkrahë këso iniciativa”, deklaroi Kadrijaj.
Më 23 qershor(2022) në Kuvend ishte rrëzuar nisma e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional. Kundër këtij projektligji kanë votuar deputetët Lëvizjes Vetëvendosje. Nga 102 deputetë në sallë, 44 patën votuar për, 57 kundër dhe 1 abstenim.