Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot Turqinë.
Tërmeti u regjistrua 46 kilometra në lindje të Malatyas.
Thellësia e këtij tërmeti raportohet se ka qenë prej 9 kilometrash, dhe u vlerësua të ishte 6 gradë sipas shkallës Rihter, sipas informacioneve nga faqja e internetit EMSC.
Aktualisht nuk ka të dhëna për viktima ose dëme materiale.