Theret me thikë një person
Një person është therur me thikë sonte në Fushë Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën ‘Nëna Terezë’.
Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.
“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, deklaroi ajo.
“Sot rreth orës 20 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë”.
