10.2 C
Pristina
E shtunë, 17 Maj, 2025

Triumfi në BBVIP s’mjafton? Gjestit i ndodh e papritura për herë të parë…

Rubrika “Social Top 5” e emisionit “Live From Tirana” ka publikuar renditjen e re javore të personazheve që kanë fituar (apo humbur) më shumë ndjekës në “Instagram”.

Në fokus këtë javë janë ish-banorët e “Big Brother VIP 4”, të cilët po vazhdojnë të tërheqin vëmendje edhe jashtë shtëpisë.

Në vend të pestë renditet Gjesti, i cili për herë të parë ka shënuar rënie në ndjekës, duke humbur 1 mijë, nga 610K në 609K. Rozana Radi qëndron e pandryshuar me 469 mijë ndjekës.

Në vend të tretë vjen Egli Tako me një rritje të lehtë prej 1 mijë ndjekës, duke shkuar nga 361K në 362K. Ndërkohë, Gerta Gixhari ka përjetuar një rritje të ndjeshme me 12 mijë ndjekës, duke kaluar nga 108K në 120K.

Kryesuesja absolute për këtë javë është Loredana Brati, e cila ka fituar 13 mijë ndjekës të rinj. Nga 149K javën e kaluar, tashmë ajo numëron 162 mijë ndjekës në profilin e saj.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here