Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dhënë një deklaratë të fortë kundër programit bërthamor të Iranit, duke paralajmëruar se do t’i japë fund me çdo kusht.
“Mund t’i hedhim në erë butë, ose t’i hedhim në erë egër. Do të preferoja shumë më tepër një marrëveshje të fortë dhe të verifikuar”, ka thënë Trump në një intervistë për NBC News, duke mos lënë vend për dyshime rreth qëllimeve të tij.
Ai ka shtuar se ekzistojnë vetëm dy alternativa: një marrëveshje e sigurt, ose ndërhyrje ushtarake.
“Do të pranonte vetëm çmontim total të programit bërthamor të Iranit, sepse përndryshe ‘bota do të shkatërrohet’”, ka deklaruar presidenti amerikan.
Në anën tjetër, autoritetet iraniane vazhdojnë të këmbëngulin se qëllimi i programit të tyre bërthamor është vetëm për përdorime civile. Por Trump nuk i beson këtyre pretendimeve.
“E dini, energjia civile shpesh çon në luftëra ushtarake, dhe ne nuk duam që ata të kenë një armë bërthamore”, ka theksuar ai.