Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vonuar zyrtarisht vendosjen e tarifave më të larta për importet amerikane, duke i shtyrë ato për një periudhë të dytë. Në kuadër të këtij zhvillimi, Trump ka dërguar letra të drejtuara liderëve të 14 shteteve, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke i njoftuar për vendosjen e masave të ashpra për importet që do të hynë në SHBA.
Ky zhvillim vjen pasi një pauzë 90-ditore që Shtëpia e Bardhë kishte vendosur mbi disa taksa të importit më agresive po skadon këtë javë.
Trump iu ka nisur letra të ngjashme liderëve të Afrikës së Jugut, Malajzisë, Mianmarit, Laosit dhe Kazakistanit, duke thënë se do t’i godasë me tarifa produktet e tyre, prej 25 deri në 40 për qind.
Një prej letrave të publikuara është ajo që Trump i ka dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku e njofton për një tarifë prej 35% për mallrat serbe që do të eksportohen në SHBA.
Ai gjithashtu paralajmëron se, nëse këto masa do të hasin në përgjigje nga këto shtete me tarifa të tjera, vlera e tarifës do të shtohet.

