div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-20187 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Turqia merr sërish komandën e KFOR-it në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se vendi do të marrë përsëri komandën e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR) në tetor 2025, për një mandat njëvjeçar. Ky do të jetë rikthimi i komandës turke pas drejtimit të suksesshëm të forcave gjatë periudhës 2023–2024.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, kontradmirali Zeki Akturk, konfirmoi se Turqia do të udhëheqë sërish misionin ndërkombëtar, duke theksuar angazhimin e Ankarasë për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin euroatlantik.

“Vendi ynë, i cili ka dhënë kontribute të rëndësishme dhe vendimtare për sigurinë e NATO-s dhe rajonit euroatlantik, do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen”, deklaroi Akturk.

“Detyra do të përmbushet në mënyrë neutrale dhe transparente, në përputhje me rezolutat e NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *