-1.3 C
Pristina
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Turqia nuk gjen qetësinë, sërish goditet nga një tërmet i fortë

Një tërmet me magnitudë 5 ka goditur Turqinë pasditen e së dielës.

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një tërmet me magnitudë 5 ka goditur Turqinë, me epiqendër Kozan të Adanasë.

Është konstatuar se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 20.13 kilometrash, me lëkundjet që janë ndjerë edhe në Siri.

Deri më tani, raportet fillestare tregojnë se nuk ka të lënduar apo dëme të konsiderueshme.

Pas lëkundjeve që u ndjenë në Adana si dhe në Osmaniye, Gaziantep dhe Kayseri, disa qytetarë dolën në rrugë.

Guvernatori i Adanas, Yavuz Selim Köşger, tha: “Nuk ka asnjë dëm në provincën tonë për momentin, shqyrtimi ynë vazhdon”.

Edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya ka bërë të ditur se nuk ka asnjë dëmtim pas tërmetit 5 ballë.

Në deklaratën e tij në rrjete sociale, Yerlikaya deklaroi se tërmeti me magnitudë 5 në rrethin Kozan të Adanas është ndjerë edhe në krahinat përreth, dhe vuri në dukje

“AFAD dhe të gjitha ekipet e institucioneve tona përkatëse kanë filluar menjëherë skanimet në terren. Për momentin nuk ka asnjë situatë negative. Uroj më të mirat për qytetarët tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajtë vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë”.

Ndryshe, dy javë më herët vendi është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.9 me epiqendër provincën Malatya në lindje të shtetit turk.

Këtë informacion e kanë konfirmuar edhe autoritet turke për fatkeqësitë dhe emergjencat të njohura si AFAD.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane njoftoi se tërmeti ishte në një thellësi prej 9 kilometra nën tokë.

Viteve të fundit, Turqia është goditur nga tërmete shumë të fuqishme, ku si pasojë mijëra qytetarë humbën jetën.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here