div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-10 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vendimi i Kushtetueses, vjen reagimi nga Presidenca

Egnesa Vitia, këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar menjëherë pas publikimi të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e presidentit dhe dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Vitia theksoi se zgjedhja e Presidentit duhet të realizohet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual të presidentit.

 

“Pra ashtu edhe siç e ka thënë Presidentja, zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. Ky afat, është i përcaktuar në paragrafin 2 të nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

Ky qëndrim vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli pavlefshëm dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe theksoi se deputetët kanë 34 ditë afat për zgjedhjen e presidentit të ri.

 

Kushtetuesja i jep afat shtesë Kurtit për presidentin, dekreti i Osmanit s’prodhon asnjë efekt juridik

Gjykata Kushtetuese ka dalë me vendim në lidhje me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Në aktgjykim është thënë se Kuvendit i jepen edhe 34 ditë afat shtesë për zgjedhjen e Presidentit.

Më poshtë, Përfundimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata, bazuar në leximin dhe interpretimin e paragrafit 2 të nenit 86 të Kushtetutës që përcakton se “Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual”, rithekson se ky afat është detyrues dhe përfundimtar, dhe se marrë për bazë karakterin detyrues të këtij afati, i njëjti nuk mund të relativizohet.

Megjithatë, Gjykata thotë se duke iu referuar nënparagrafit 3 të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës, përmes të cilit përcaktohet që Kuvendi shpërndahet në rastin kur “nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikës së Kosovës”, Gjykata marrë për bazë kontekstin specifik të rrethanave të konstituimit të Kuvendit më 11 shkurt 2026, vlerësoi se Kuvendi nuk ka pasur gjashtëdhjetë (60) ditë në dispozicion, brenda të cilës periudhë duhej përfunduar procedura për zgjedhjen e Presidentit.

“Si rrjedhojë, Gjykata rithekson se interpretimi i saj lidhur me afatet kushtetuese të përcaktuara me nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 2 të nenit 86 të Kushtetutës, për zgjedhjen e Presidentit, ashtu siç është specifikuar në paragrafët 153-162 të këtij Aktgjykimi, mbeten të aplikueshme në të gjitha rastet e zgjedhjes së Presidentit në të ardhmen, përkatësisht procedura për zgjedhjen e Presidentit të ri, e cila nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtëdhjetë (60) ditë duhet të fillojë përpara dhe të përfundojë jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual”.

“Në fund, Gjykata rithekson që në rast se pas hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi, përmes të cilit përcaktohet që Kuvendi brenda tridhjetë e katër (34) ditëve duhet të vazhdojë dhe përfundojë zgjedhjen e Kreut të Shtetit, Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin/en e ri/re, Kuvendi, bazuar në nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës shpërndahet ex constitutione, dhe për pasojë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë (45) ditësh, pas ditës së shpërndarjes së Kuvendit, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafit 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës”.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese, në pajtim me paragrafin 2 të nenit 113 të Kushtetutës, nenin 29 të Ligjit, dhe rregullat 48 (1) (a) dhe 65 të Rregullores së punës, më 25 mars 2026, njëzëri vendos të deklarojë kërkesën e LVV-së të pranueshme.

“TË KONSTATOJË që Dekreti [nr.24/2026] i 6 marsit 2026 i Presidentes së Republikës së Kosovës nuk prodhon asnjë efekt juridik; TË KONSTATOJË që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi kanë tridhjetë e katër (34) ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës; TË KONSTATOJË që në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin brenda periudhës së përcaktuar në pikën III të dispozitivit të këtij Aktgjykimi, bazuar në nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi shpërndahet ex constitutione, dhe për pasojë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë (45) ditësh, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafin 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; TË KONSTATOJË që Vendimi i Gjykatës për vendosjen e masës së përkohshme, i 9 marsit 2026 shfuqizohet me hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi”.

Gjykata tha se ky Aktgjykim hyn në fuqi menjëherë.

Bien çmimet e naftës

Çmimet e naftës ranë rreth 5 për qind të mërkurën, ndërsa konflikti ShBA-Izrael dhe Iran vazhdon.

Rënia e çmimeve vjen pas raportimeve se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Iranit një propozim 15-pikësh për t’i dhënë fund luftës, duke sugjeruar se mund të ketë progres drejt një marrëveshje armëpushimi.

Çmimi i naftës së papërpunuar brent ra për 6.08 dollarë, ose 5.82%, në 98.41 dollarë për fuçi të mërkurën.

“Plani i fundit 15-pikësh i propozuar nga administrata amerikane ende duhet të shqyrtohet dhe t’i përgjigjet, por duke marrë parasysh afatin e ndërprerjeve, duket se po eksplorohet një zgjidhje më e shpejtë dhe më e qetë,” tha analisti i kompanisë kërkimore Rystad, Janiv Shah.

Irani ka mohuar se kanë pasur biseda të drejtpërdrejta dhe një zëdhënës ushtarak iranian tha se Shtetet e Bashkuara po negociojnë me vetveten, raporton sot agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

Nëse Irani mbetet kërcënim për Hormuzin, bota mund të përballet me vite me naftë që kushton 100-150 dollarë për fuçi, tha Larry Fink, drejtori i BlackRock, menaxherit më të madh të pasurive në botë, për BBC-në.

“Ne do të kemi recesion global,” tha Fink, kur u pyet nëse nafta qëndron në 150 dollarë.

Pavarësisht propozimit të raportuar amerikan, Izraeli dhe Irani vazhduan të shkëmbejnë sulme ndaj njëra-tjetrës të mërkurën.

Rusia sulmon Estoninë

Shërbimi i sigurisë së brendshme të Estonisë ka deklaruar se një dron i lëshuar nga Rusia goditi oxhakun e një termocentrali në verilindje të vendit.

“Një dron goditi oxhakun e termocentralit Auvere. Askush nuk u lëndua në incident”, tha shërbimi, i njohur si ISS, në një deklaratë, duke shtuar se “droni hyri në hapësirën ajrore të Estonisë nga hapësira ajrore ruse”, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Termocentrali Auvere ndodhet në Estoninë verilindore, afër kufirit rus.

Ankohet Vjosa Osmani: ‘Nuk po duan të më bëjnë presidente’

Presidentja e Vjosa Osmani është shfaqur së fundmi “ankuese” në raport me zhvillimet politike, duke deklaruar se “nuk po dojnë me e bo presidente”. Kjo interpretohet si pakënaqësi për mungesën e mbështetjes për një mandat të ri.

Osmani prej disa ditësh është duke zhvilluar një seri takimesh me qytetarë në mbarë vendin, aktivitete që po konsiderohen si pjesë e një fushate me nuanca politike, raporton Paparaci.

Të mërkurën në Prishtinë, ajo u shpreh në mënyrë joformale para një qytetari se “nuk po dojnë me m’bo presidente”.

Megjithatë, Osmani ka theksuar publikisht se këto takime kanë karakter falënderues dhe synojnë të shprehin mirënjohje për “mbështetjen e vazhdueshme” që ka marrë nga qytetarët.

Osmani nuk u propozua për presidente për një mandat të dytë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa as deputetët e Guxo nuk ndërmorën ndonjë iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidimin e saj.

Ndërkohë, partia e udhëhequr nga Albin Kurti ka zgjedhur të propozojë Glauk Konjufcën dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçakun si kandidatë për postin e presidentit.

Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit dështoi më 5 mars, duke krijuar një ngërç institucional.

Një ditë më pas, Osmani shpalli dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, ndërsa Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur një masë të përkohshme deri më 31 mars.

Mandati i presidentes Osmani përfundon më 4 prill 2026.

Policia lëshon njoftim: Kërkohet kjo grua, dyshohet për…

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një grua, e cila dyshohet për kryerjen e veprës penale „Vjedhje”.

Sipas autorizimit të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ngjarja ka ndodhur më 6 janar 2026 në një qendër tregtare në Ferizaj. Fotoja e të dyshuarit është publikuar nga Policia e Kosovës

Çdo informacion lidhur me personin në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike info@kosovopolice.com, ose në numrat e telefonit: 192 ose 080019999.

Mediat serbe raportojnë për arrestimin e katër shqiptarëve në Serbi, publikuan pamje me bluzat “Shqipëri Etnike”

Policia serbe arrestoi sot katër shtetas të Republikës së Shqipërisë, pasi kishin shpalosur bluza me motive kombëtare, në territorin e Serbisë.

Sipas mediave serbe, të arrestuarit janë A.S. (1989), E.V. (1984), E.G. (1978) dhe A.C. (2005), me arsyetimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Sipas raportimeve, i arrestuari A.S., sot kishte postuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku shfaqet në një veturë të tipit Audi në shoqërinë e të dyshuarve të tjerë, duke ngarë në një autostradë përmes Serbisë, duke shfaqur simbolet e Shqipërisë Etnike.

Të dyshuarve u është urdhëruar paraburgimi deri në 48 orë, pas së cilës ata do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal.

Tragjike: Humb jetën i riu, Fatijon Latifi

Ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Gjermani, 29-vjeçari nga Rainca e Preshevës, Fatijon Latifi.

Përmes njoftimit mortor, bëhet e ditur se i riu vdiq pas një aksidenti në Esslingen të Gjermanisë.

I ndjeri la pas vetës bashkëshorten dhe tre fëmijët

Ndërsa për ditën dhe kohën e varrimit nuk u dha ndonjë informacion.

Bajrami për rikthimin e Osmanit në LDK: Nuk ka qenë në studime jashtë vendit që gjashtë vite, që me u kthy aq lehtë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka folur për mundësinë e rikthimit të presidents Vjosa Osmani në këtë subjekt politik.

Bajrami në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se rikthimi potencial i saj nuk do të duhej të ishte aq i lehtë. Sipas saj, më 2021-ën Osmani ia shkaktoi një humbje të thellë LDK’së dhe ia shtoi në mënyrë eksponenciale votat LVV’së.

Unë nuk jam njëra prej atyre që kthimin e znj. Osmani e shoh krejt të natyrshëm dhe shumë të lehtë, për shkak të krejt gjanave që i shpjegum deri më tani. Më lejoni t’ju them që zonja Osmani nuk ka qenë në studime gjashtë shtetit që gjashtë vite, që me u kthy qaq lehtë, ka qenë në studime po kthehet dhe po e gjen pozitën ku ka qenë”, ka deklaruar Bajrami.

Në vitin 2021 zonja Osmani ka dalë prej LDK-së, ia ka shkaktu një humbje të thellë LDK-së, e ka rritur eksponencialisht z. Kurti prej një rezultati 25 për qind në rezultat 50 për qind. Në atë kohë, elektorati jonë, besimtarët tanë, janë hidhëru shumë me zonjën Osmani. Atyre hidhërimi s’ju ka kalu edhe sot. Unë besoj që z. Abdixhiku edhe strukturat vendimmarrëse të LDK-së duhet me e bë një analizë. Me e pa se si do të jetë pritja e znj. Osmani. Të pyesin, të bëjnë matje, të dalin në terren dhe të shohin se çfarë net-efekti ka me pas sjellja e saj në LDK. Edhe pse po e them se jemi tu folë hipotetikisht”, ka thënë më tej deputetja e LDK’së.