div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-311 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Pas trajtimit mjekësor, ‘merret ky vendim’ për Fatmir Shehollin

Fatmir Sheholli, i cili u arrestua nën dyshimin për spiunazh, është kthyer nga spitali në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan. Kjo u konfirmua  nga zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi.

“Pas disa ekzaminimeve dhe trajtimeve në spitalin e Gjilanit, ai është kthyer në Qendren e Paraburgimit”, deklaroi Gashi.

Sheholli, më 11 tetor kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe ishte hospitalizuar në spitalin e Gjilanit. Ndaj tij, është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

S’ka bileta për ndeshjen Slloveni-Kosovë, shiten të gjitha

Federata e Futbollit e Sllovenisë, ka bërë të ditur të hënën se nuk ka më bileta të disponueshme për përballjen ndaj Kosovës, që zhvillohet më 15 nëntor.

Takimi, i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, do të luhet në Slloveni dhe interesimi për të ka qenë shumë i madh.

“Ndeshja kualifikuese mes Sllovenisë dhe Kosovës tashmë është e shitur plotësisht. Më pak se një muaj para zhvillimit të saj, të gjitha biletat janë shpërndarë”, thuhet në komunikatën e federatës sllovene.

Gjithashtu, sipas njoftimit zyrtar, hyrja në stadium do të jetë e kufizuar për tifozët që mbajnë simbolet e shteteve apo ekipeve të tjera, përveç sektorit të rezervuar për përkrahësit e Kosovës.

Kosova renditet e dyta në grupin B me 7 pikë, 3 pikë prapa Zvicrës dhe 4 pikë përpara Slovenisë. Pas kësaj Kosova do të pres edhe Suedinë me 18 nëntor në “Fadil Vokrri” për ndeshjen e fundit të grupit B.

Snapchat kthehet, por ka një kusht

Gjatë ditës së hënë, përdoruesit e Snapchat paraqitën më shumë se 22,000 raste problemi, ku shumë nuk mundën të hynin në llogaritë e tyre, të dërgonin mesazhe ose të ngarkonin aplikacionin.

Problemet duket se lidhen me një problem në Amazon Web Services, e cila ofron infrastrukturë që mbështet pjesën më të madhe të internetit modern, shkruan The Independent.

 

 

Snapchati është rikthyer, megjithatë raportohet se ka vendosur një kusht./

Veç edhe një kuti e diasporës e pa numëruar për Prishtinën – Ky kandidat dominon

Numërimi i votave të diasporës po shkon drejt fundit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka mbetur vetëm edhe një kuti pa numëruar nga votat me postë në Prishtinë.

 

 

Nga përditësimi i fundit del se kandidati i LDK-së njëherësh kryetari aktual i kryeqytetit, Përparim Rama, i ka marrë 476 vota nga bashkëatdhetarët apo 54.90 për qind, derisa kundërkandidati i tij nga LVV-ja Hajrulla Çeko, i ka 240 vota apo 27.68 për qind e votave, përcjell Periskopi.

 

 

Derisa ai i PDK-së Uran Ismaili, ka marrë 103 vota nga mërgimtarët apo 11.88 për qind të votave.

E ndërkaq tek rezultati i përgjithshëm kur janë numëruar 99.63 për qind e votave, Rama i ka 35 mijë e 430 vota, Çeko 34 mijë e 856 vota, Uran Ismaili 29 mijë e 71 vota.

 

 

Nëse e siguron vendin e dytë, këta janë rivalët e mundshëm të Kosovës në play-off

Uellsi, Çekia, Hungaria dhe skocia mund të jenë kundërshtarët e mundshëm të kombëtares së Kosovës në play-offin e kualifikimeve për Kupën e Botës.

Ja se si ndodh kjo?

Këto skuadra llogariten si kombëtare të projektuara për kualifikim nga vendet e dyta të fazës së grupeve – dhe secila prej tyre pritet të jenë në vazon e dytë të sistemit të play-offit, shkruan Paparaci.

Kosova, e cila tashmë i ka shanset më të mëdha për kualifikim si e dyta nga grupi i saj (Grupi B kualifikues për kupën e Botës), me koeficientin e saj do të renditej në vazon e tretë të 16 ekipeve në play off.

Kësisoj, Kosova me shumë gjasë nuk do të mund të ballafaqohej me shqipërinë në ndeshjen e parë, gjysmëfinale të play-offit. Shqipëria është e projektuar të jetë po ashtu në vazon e tretë të skuadrave në play-off. Por, kjo mund të ndryshojë pasi Shqipëria ka koeficient më të mirë sesa Kosova dhe ka gjasa të ngjitet në vazon e dytë.

Pra, nëse ndeshjet e muajit nëntor nuk ndryshojnë shumë sa i përket situatës në grupet kualifikuese, atëherë si Kosova, ashtu edhe Shqipëria, do të peshkonin njërën prej katër ekipeve: Uellsi, Çekia, Hungaria dhe Skocia.

Ndeshjet e play-offit të Kupës së Botës në UEFA luhen në sistem të gjysmëfinaleve dhe finaleve. Nga 16 ekipe, tetë ekipe nga play-offi i bashkohen tetë të tjerave që shkojnë direkt si vendet e para nga grupet.

Duelet e play-offit zhvillohen në fund të muajit mars.

Edhe Suedia, të cilën Kosova e mundi sot në udhëtim, e ka një vend në play-off të cilin e ka siguruar nga Liga e Kombeve. Por, meqë vjen nga ky format i UEFA-s, ajo do të ndodhet në vazon e katërt – që është vazo tepër e pafavorshme sepse do të peshkojë në short ekipet e vazos së parë, ku pritet pothuajse me 99% mundësi, të jetë Italia.

Kosova ka aktualisht 7 pikë në Grupin B kualifikues, katër më shumë sesa Sllovenia e vendit të dytë dhe ndohet në rrugë të duhur për sigurimin e play-offit.

Ja se si duken vazot e projektuara për play-off aktualisht:

 

Vesa feston kështu përvjetorin me Mirlindin

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, e cila prej kohësh është në një lidhje me futbollistin e njohur Mirlind Daku, ka zgjedhur që këtë ditë ta ndajë me ndjekësit në mënyrë romantike.

Në Instagram, ajo ka postuar një kolazh fotosh në përqafim me partnerin, shoqëruar me një buqetë trëndafilash të kuq dhe mbishkrimin “Gëzuar përvjetorin”.

Edhe pse kanë preferuar ta mbajnë raportin larg vëmendjes publike, duket se marrëdhënia e tyre po bëhet çdo ditë e më e fortë dhe plot dashuri.

 

“Lumir Abdixhiku e ka aprovuar koalicionin LDK-VV në Vushtrri”

Avokati Besnik Berisha ka reaguar për koalicionin e arritur sot ndërmjet kandidatit të LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, dhe Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi

Berisha ka thënë se ky koalicion nuk ka ndodhur rastësisht. Sipas tij, është miratuar paraprakisht nga vet kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ndonëse ky i fundit sot publikisht reagoi kundër marrëveshjes.

Sipas Berishës, marrëveshja është diskutuar, aprovuar dhe lejuar nga Abdixhiku deri në mbrëmjen e kaluar, kur “është kërkuar që të anulohet ose të mos realizohet publikisht”.

Për këtë, ai thotë se ka prova.

Statusi i plotë:

Edhe kete e boll

Me i ra pishman ka drejt secili, ama me iu servu te paverteta antareve te familjes eshte gjynah bre…!

Per mos me i hy ne hak askujt, po aq sa per ta thene te verteten e plote, edhe kur e verteta dhemb, koalicioni me VV ne Vushtrri nuk ka ndodhe rastesisht.

Ai eshte diskutuar, aprovuar dhe lejuar nga vet kryetari i LDK-se, Lumir Abdixhiku, deri mbreme, kur gjerat kane ndryshuar, e kur eshte kerku me anulu, ose jo publikisht me realizu.

Madje, nese duan me tregu drejt, ne kembim te asaj vote ne Vushtrri, eshte kerkuar perkrahje edhe ne Suhareke per Ardianin. Kjo perkrahje eshte siguru dhe keshtu eshte edhe per Suhareke, ndonese po perpiqen ta mbajne msheft. .

Per keto, dikush ka prova. ☺️

Po e mbylli me nje citat te kryetarit Abdixhiku, thene tek Leo ne Pressing :

” Tash, ne garen ne Vushtrri, ku LDK do te jete ne gare potencialisht me PDK-ne, eshte Vetevendosje ajo qe ben fituesin dhe njera prej partive duhet te beje marreveshje me Vetevendosjen per Vushtrrine”

Nejse… kaq sa per “rrugen pa busulle”

dhe per “konsistencen” qe shpesh i degjojme ne deklarata, por rralle i shohim ne veprim.

"Lumir Abdixhiku e ka aprovuar koalicionin LDK-VV në Vushtrri" - Insajderi - image 193

 

Dhunuan Klea Prengën, merret vendimi për motrat Berisha

Gjykata e Tiranës dënoi me 3 vite burg Mariela Berishën, vendim i cili zbriti në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa për Antonela Berishën u caktua 3 vite shërbim prove, masë që zbriti në 2 vite nga gjykimi i shkurtuar.

Motrat Berisha u dënuan për shkak të dhunës së ushtruar ndaj blogeres Klea Prenga, ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2024.

Mariela dhe Antonela Berisha fillimisht u shpallën në kërkim, më pas u vetëdorëzuan në polici dy muaj pas ngjarjes.

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha gjatë kohës që po darkonte në një restorant në kryeqytet.

Ajo u godit me sende të forta për motive banale. /Prive By Liberta Spahiu

 

Vdes gjenerali serb, i dënuar për krime lufte në Kosovë

Ish-gjenerali i Ushtrisë së Jugosllavisë dhe i dënuari i Hagës, Nebojsha Pavkoviq, vdiq në moshën 79-vjeçare në Beograd, raporton Radio Televizioni i Serbisë.

Pavkoviq, si komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, u dënua nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burg për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999.

Ai e vuajti dënimin në një burg në Finlandë.

Me kërkesë të Qeverisë së Serbisë, Pavkoviq u lirua para kohe më 28 shtator, për shkak të shëndetit të tij të dobët.

Trajtimin, pastaj, e vazhdoi në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd.

Nga viti 2000 deri më 2002, Pavkoviq shërbeu si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave.

Më 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s në Republikën e atëhershme Federale të Jugosllavisë, ai ishte komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave.

Në vitin 2009 u shpall fajtor në Hagë për të gjitha akuzat që e ngarkonin: dëbime, zhvendosje të detyruara, vrasje dhe persekutime të civilëve shqiptarë nga Kosova, në gjysmën e parë të vitit 1999.

Vendimi i shkallës së parë u konfirmua në vitin 2014.

Në maj të vitit 2022, Mekanizmi Ndërkombëtar në Hagë e hodhi poshtë kërkesën e Pavkoviqit për lirim të parakohshëm, për shkak të “peshës së madhe të krimeve të tij” dhe “mungesës së rehabilitimit”.

Aktakuza kundër tij dhe gjeneralëve të tjerë u ngrit në fund të vitit 2003, dhe në vitin 2005 ai u ekstradua në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë.

Së bashku me të u dënuan edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, Dragolub Ojdaniq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës, Vlladimir Llazareviq, gjenerali i policisë, Sreten Llukiq, dhe ish-zëvendëskryeministri i Republikës Federale të Jugosllavisë, Nikolla Shainoviq.

Pavkoviq dhe Llukiq u dënuan me nga 22 vjet burg secili, ndërsa Ojdaniq dhe Llukiq me nga 15 vjet secili./REL/

Vetëvendosje e fton PDK-në dhe AAK-në për koalicion në këtë komunë

Sikurse në 16 komuna të tjera edhe në Pejë qytetarët do ti drejtohen përsëri qendrave të votimit me 9 nëntor.

Në garën e balotazhit do të përballen Gazmend Muhaxhiri nga LDK-ja dhe Taulant Kelmendi nga VV-ja.

Por me cilin prej kandidatëve do të arrijë koalicion Kelmendi i VV-së?

Në një prononcim për Indeksonline, Kelemendi është shprehur se ai tashmë ka ftuar të gjitha subjeket politike për një marrëveshje për ndryshim.

 

 

‘‘’Ftesën e kamë bërë publike, të gjitha subjektet politike, të gjithë qytetarët duhet të bashkohen për ndryshim. Kjo ftesë vlen për të gjitha subjektet që janë të interesune për një ndryshim në Pejë’’, ka thënë Kelmendi për Indeksonline.

Sipas Kelmendit parimi i tij është që të gjithë duhet të bashëkohen për një ndryshim në Pejë.

‘’Akoma nuk kemi rezultate përfundimtare, nuk kemi pasur diskutim por parimi jonë është që duhet të bashkohemi të gjithë për një ndryshim në Pejë’’, shprehet Kelemendi për Indeksonline.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Gazmend Muhaxheri ka arritur ti sigurojë 46.23% apo 19,688 Vota ndërsa Taulant Kelmendi ka arritur ti sigurojë 27.81% apo 11,843 Vota.