div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-32 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Votoi kundër rezolutës për Specialen, Geci: Shumë krenar për veprimin, jam kundër individëve në Hagë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka dalë hapur kundër rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Kosovës lidhur me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke e cilësuar atë si një dokument që synon mbrojtjen e individëve.

Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 90 vota për dhe vetëm një kundër, pikërisht atë të Gecit.

Rezoluta përmban shtatë pika dhe kërkon që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të veprojnë në përputhje me standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare, duke garantuar një proces të drejtë dhe të paanshëm, si dhe duke rritur transparencën dhe llogaridhënien.

Megjithatë, në Debat Plus Geci e ka kritikuar përmbajtjen e saj.

“Në tërësi jam kundër krerëve, jo të UÇK-së por të individëve dhe jam shumë krenar për veprimin që e bëra. Teksti flet për mbrojtjen e individëve të cilët janë në Hagë, në Gjykatën Speciale”, ka thënë Geci.

Pse LDK nuk votoi për rezolutën për Gjykatën Speciale?

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mori pjesë në votimin për miratimin e rezolutës së Gjykatës Speciale, e cila u propozua nga Partia Demokratike e Kosovës.

Rezoluta e cila kërkon respektim të ligjit dhe drejtës ndërkombëtare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, u votua nga 90 deputetë, por jo edhe nga ata të LDK-së.

Jehona Lushaku, shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së, kërkoi nga Kuvendi që në rezolutën ndaj Speciales të përfshihet edhe një pikë shtesë.

Përmes kësaj pike, LDK-ja kërkoi që të zbardhen vrasjet politike gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

“Kërkojmë nga të gjitha institucionet dhe organet e rendit të Republikës së Kosovës, si dhe inkurajojmë mbështetjen ndërkombëtare për intesfikimin drejt zbardhjes së plotë të vrasjeve të pazbuluara të ndodhura gjatë dhe pas luftës në Kosovë me qëllim që të zbardhet e vërteta”, tha Lushaku në fjalën e saj.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mori pjesë në votim, ashtu sikurse edhe deputetët e Listës Serbe që nuk ishin prezent në sallë.

Kuvendi miraton rezolutën për Gjykatën Speciale

Në një mbledhje të jashtëzakonshme një ditë pas konstituimit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për Gjykatën Speciale.

Përmes kësaj rezolute, Kuvendi ka kërkuar angazhim dhe respektim të ligjit dhe drejtës ndërkombëtare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Për rezolutën të cilën e ka propozuar Partia Demokratike e Kosovës votuan 90 deputetë, kurse një deputet i LVV-së votoi kundër, ndërkaq LDK nuk mori pjesë në votim.

Jehona Lushaku, shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së, kërkoi që në rezolutë të shtohet edhe një pikë përmes së cilës kërkohej hetimi dhe gjykimi i vrasjeve politike të pasluftës.

Rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Kosovës përmban gjithsej shtatë pika.

  1. KËRKON nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që, në ushtrimin e funksioneve të tyre, të sigurojnë zbatimin me përpikëri të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar gjithashtu parimet e transparencës, llogaridhënies dhe kultivimit të besimit të publikut në drejtësi.
  2. KËRKON nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që, në ushtrimin e funksioneve të tyre, të sigurojnë zbatimin me përpikëri të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të të akuzuarve, përfshirë edhe detyrimet që burojnë nga jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
  3. KËRKON nga Ombudspersoni i Dhomave të Specializuara, përgjegjësia ekskluzive e të cilit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që të veprojë me pavarësi dhe paanësi të plotë në ushtrimin e këtij funksioni, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe aktet e standardeve ndërkombëtare lidhur me këtë funksion.
  4. INKURAJON të gjitha shtetet demokratike, përfshirë ato financuese dhe mbështetëse të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të bashkohen në thirrjen tonë për respektimin e plotë të standardeve ndërkombëtare për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm – standarde këto që burojnë nga tradita kushtetuese e të gjitha shteteve demokratike dhe akteve e rekomandimeve të miratuara nga mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë, por pa u kufizuar, nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
  5. INKURAJON mekanizmat monitorues për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore në kuadër të organizatave ndërkombëtare, si dhe organizatat joqeveritare ndërkombëtare e vendore, për monitorim të shtuar të pajtueshmërisë së funksionimit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore në procese gjyqësore dhe raportimin e shkeljeve të evidentuara.
  6. KONFIRMON zotimin dhe përkushtimin për sigurimin e të gjitha mekanizmave, përfshirë ato financiare, në mbështetje të të drejtave të mbrojtjes së udhëheqësve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara.
  7. KONFIRMON zotimin dhe përkushtimin e plotë për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për afirmimin e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shenjtërisë së historisë mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës.

Një rezolutë të tillë e ka miratuar më herët edhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

ZPS ka kërkuar 45 vjet për secilin, 180 në total, për 10 pikat e Aktakuzës duke mos hequr dorë nga asnjëra prej tyre pas gati 3 vitesh gjykim.

Kjo është “Rezoluta për Hagën” që pritet ta miratojë sonte Kuvendi i Kosovës

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit e thirrur sot ka në rend dite edhe miratimin e Rezolutës që kërkon angazhim dhe respektim të ligjit dhe drejtës ndërkombëtare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Klan Kosova ka siguruar draft rezolutën me 7 pika drejtuar Gjykatës Speciale.

  1. KËRKON nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që, në ushtrimin e funksioneve të tyre, të sigurojnë zbatimin me përpikëri të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar gjithashtu parimet e transparencës, llogaridhënies dhe kultivimit të besimit të publikut në drejtësi.
  2. KËRKON nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që, në ushtrimin e funksioneve të tyre, të sigurojnë zbatimin me përpikëri të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të të akuzuarve, përfshirë edhe detyrimet që burojnë nga jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
  3. KËRKON nga Ombudspersoni i Dhomave të Specializuara, përgjegjësia ekskluzive e të cilit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që të veprojë me pavarësi dhe paanësi të plotë në ushtrimin e këtij funksioni, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe aktet e standardeve ndërkombëtare lidhur me këtë funksion.
  4. INKURAJON të gjitha shtetet demokratike, përfshirë ato financuese dhe mbështetëse të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të bashkohen në thirrjen tonë për respektimin e plotë të standardeve ndërkombëtare për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm – standarde këto që burojnë nga tradita kushtetuese e të gjitha shteteve demokratike dhe akteve e rekomandimeve të miratuara nga mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë, por pa u kufizuar, nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
  5. INKURAJON mekanizmat monitorues për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore në kuadër të organizatave ndërkombëtare, si dhe organizatat joqeveritare ndërkombëtare e vendore, për monitorim të shtuar të pajtueshmërisë së funksionimit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore në procese gjyqësore dhe raportimin e shkeljeve të evidentuara.
  6. KONFIRMON zotimin dhe përkushtimin për sigurimin e të gjitha mekanizmave, përfshirë ato financiare, në mbështetje të të drejtave të mbrojtjes së udhëheqësve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara.
  7. KONFIRMON zotimin dhe përkushtimin e plotë për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për afirmimin e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shenjtërisë së historisë mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës.

Një rezolutë të tillë e ka miratuar më herët edhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Ndërkaq dokumenti i cili pritet t’u dorëzohet deputetëve të legjislaturës së dhjetë, vjen në javën kur në Dhomat e Specializuara të Kosovës paraqiten fjalët përfundimtare në rastin e Prokurorisë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

ZPS ka kërkuar 45 vjet për secilin, 180 në total, për 10 pikat e Aktakuzës duke mos hequr dorë nga asnjëra prej tyre pas gati 3 vitesh gjykim.

Haradinaj zbulon arsyen se pse nuk do të kandidojë më për kryetar të AAK-së

Ramush Haradinaj ka bërëm e dije se nuk do të kandidojë për kryetar të Aleanvës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Nuk do të kandidojë për kryetar të Aleancësn ë këto zgjedhje të brendshme, iu kam tregu kolegëve të mijë disa arsye. Ju shpjegojë edhe juve mediave dhe qytetarë Pra, po është kohë e gjatë në udhqëheqje ng themelimi I Aleancës maj 2000, është një faktor koha, në udhqëheqje, është edhe rezultati jo i mirë i zgjedhjeve, 9 shkurt, 28 dhjetor, por edhe sikur të ishte ndonjë rezultat tjetër prapë do ta merresha një vendim të tillë, dhe poashtu është besimi që kam në kuadrin e Aleancës, në njerëzit e Aleancës”, ka thënë mes tjerash Haradinaj

U la jashtë ministrisë, Nagavci me pozitë të re në LVV

Ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është emëruar shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në legjislaturën e re.

Arlind Manxhuka, zëdhënës i LVV-së, ka konfirmuar se Nagavci do të mbajë pozitën e shefes së Grupit Parlamentar.

“Po, shefe e grupit eshte zgjedhur deputetja Arberie Nagavci”, ka thënë Manxhuka për Gazetën Express, transmeton Paparaci.

Nagavci e cila mbeti jashtë kabinetit qeveritar, mbrëmë gazetarëve u tha se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti qysh në zgjedhjet e 9 shkurtit për angazhime të tjera.

“Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit me kryeministrin kemi diskutuar qysh në atë kohë për angazhime të tjera dhe kontributin tim në pozita tjera… Mbi të gjitha do të jem deputete, shpejt i shohim dhe angazhimet tjera”, tha Nagavci mbrëmë.

Si është raporti me Gjestin? Jozi zbulon nëse ka biseduar pas shpullës në Big Brother

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Joz Marku, i ftuar në “Top Albania Radio”, ka folur për herë të parë rreth marrëdhënies së tij aktuale me Gjestin pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Dy ish-konkurrentët u bënë protagonistë të një prej momenteve më të tensionuara të edicionit të kaluar, situatë për të cilën jemi të njohur tashmë.

I pyetur nga moderatorët nëse kanë pasur komunikim pas asaj kohe, Marku u përgjigj: “Jo nuk kemi biseduar. Nuk kemi patur mundësi të bisedojmë, akoma.”

Megjithatë, ai tregoi se i ka dërguar ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të vëllait të Gjestit, duke lënë pas çdo inat të lojës: “Diçka e tmerrshme. Humbje jashtëzakonisht e madhe. Më vjen shumë keq.”

Me këtë deklaratë, ish-banori la të kuptohet se pavarësisht mungesës së një sqarimi sy më sy për incidentin e vjetër, aspekti njerëzor në raste të tilla mbetet primar.

Kush do ta marrë pagën e 13-të?

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar se pagën e 13-të do të mund ta marrin vetëm ata të cilët paraprakisht kanë 12 muaj punë.

Murati ka deklaruar se ata të cilët kanë më pak se 12 muaj punë, atëherë këtë pagë do të mund ta marrin në vitin e ardhshëm.

“Kjo parashihet që paga e 13-të vjen për ata që i kanë marrë 12 paga. Me fjalë të tjera, nëse dikush ka filluar rishtazi do ta marrë pagën e 1-të në vitin e ardhshëm. Kështu që kjo është e paraparë që paga e 13-të paguhet për punëtorët që marrin pagë nga buxheti i shtetit, por që kanë punuar së paku 12 muaj, para se të paguhet paga e 13-të”, tha ai në një deklarim për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Murati ka shpjeguar edhe çështjen e paraqitjes së pensionistëve që detyroheshin të paraqiteshin çdo gjashtë muaj.

“Në fakt po besoj që sqarimet e nevojshme janë dhënë, edhe ndryshimet e nevojshme ligjore janë bërë. Ministria e Financave dhe Transfereve ka dhënë sqarimin, vendimi i Gjykatës Supreme çfarë ka paraparë është lirimi nga paraqitja, apo anulimin e udhëzimit të nenit specifik në udhëzimin administrativ i cili kërkonte që edhe pensionmarrësit kontributiv të paraqiteshin gjë që nuk ishte në ligj. Paraqitja e kategorive të tjera siç është pensionistët bazik, është e paraparë në ligj, ajo nuk është shfuqizuar. Ajo çka Gjykata Supreme ka shfuqizuar ka qenë nen në udhëzimin administrativ që parasheh paraqitjen çdo 6 muaj të pensionistëve kontirbutiv”, shpjegoi ai.