Reperi i njohur G-Bani ka bërë një deklaratë të fortë gjatë intervistës së tij në emisionin “Canapé” me Shpend Lipën, ku ka folur për humbjen e vëllait të Gjestit.
Ai është ndalur tek ndikimi që ngjarje të tilla kanë në jetën e artistëve dhe të rinjve në përgjithësi.
Reperi shtoi se arti shpesh është mënyra e vetme për të përballuar dhimbjen dhe për të përcjellë mesazhe pozitive në shoqëri.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun në vazhdim.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar plotësisht verifikimin e rezultateve zgjedhore të së dielës, në Mitrovicën Jugore.
Nga rezultatet përfundimtare, Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, prin me 47.91% ose 15,393 Vota.
Pas tij është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, me 47.78% ose 15,353 Vota.
Ndryshe, pas pak pritet të fillojë numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se sot (e premte, 17 tetor 2025, ora 18:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale”, ka thënë ai.
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman po merr pjesë në protestën e mbajtur në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Ajo tha se ka shkuar në protestë për ti treguar botës se është Serbia ajo që duhet të dënohet për krime lufte në Kosovë
‘’Kam ardhur për të protestuar ne jemi të gjithë me i tregu botës që duhet me u dënu Serbia, Ushtria jonë ka vlerë dhe është ushtria e Kombit’’,tha shkurt Krasniqi për rtv 21.
Protesta pritet të fillojë në ora 17:00.
Qytetarë të shumtë tashmë kanë udhëtuar nga Kosova për t’iu bashkuar kësaj proteste.
Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ia tha Albin Kurtit se më nuk mund të vijë në krye të qeverisë.
Në një deklaratë që befasoi moderatoret në studio, ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, tha me bindje të plotë se Albin Kurti nuk do të zgjidhet më kryeministër, duke shtuar se “ai po ëndërron”.
“Nuk do të zgjidhet më Albin Kurti kryeministër. Ai po ëndërron! Ka demokraci” tha Tahiri në emisionin Kosova Live.
Ajo theksoi se Kosova nuk është pronë e një partie politike dhe se shteti nuk mund të funksionojë sipas dëshirës së Vetëvendosjes.
“Ne nuk jemi në shtëpinë e Vetëvendosjes që të bëhet shteti si duan ata. Ky është shtet demokratik”– shtoi tutje Tahiri.
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur marrëveshje koalicioni me Partinë e Re Demokratike për raudin e dytë të zgjedhjeve në Prizren.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi tha se është pajtuar me partinë e zëvendëskryeministres në detyrë, Emilija Rexhepi, për balotazh.
“Ne u pajtuam që SZK-ja të jetë pjesë e degës ekzekutive dhe se do të vazhdojmë së bashku me projektet e mëdha që i përfshimë në buxhetin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, do të kthejmë komunitetit boshnjak të drejtat dhe përfaqësimin që e meritojnë”, ka shkruar Abrashi.
Ai ka thënë se nëse arrin të bëhet kryetar do ta funksionalizojë Qendrën Kulturore Boshnjake.
“Biseduam për çështjen e Zëvendëskryetarin e Komunës për komunitete. Ky bashkëpunim është shprehje e respektit, bashkëjetesës dhe vizionit tonë të përbashkët për një Prizren gjithëpërfshirës, të drejtë dhe me mundësi të barabarta për të gjithë”, shtoi ai.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) sot pritet të nisë numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se sot (e premte, 17 tetor 2025, ora 18:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale”, ka thënë ai.
Kanë kaluar mbi dy muaj nga krimi i rëndë që tronditi qytetin e Gjilanit më 10 gusht, kur tre persona u vranë dhe një tjetër u plagos në mes të ditës. Edhe pse Policia e Kosovës ka zhvilluar kërkime të gjera, të dyshuarit Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, Edonis e Engjull Shkodra, ende nuk janë arrestuar.
Së fundi, një lexues i Insajderit ka bërë të ditur se tre personat e kërkuar dyshohet se janë parë në qytetin e Nishit në Serbi.
Insajderi sjell edhe foto ky dyshohet se janë parë Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis e Engjull Shkodra.
Insajderi ka kontaktuar sot me Policinë e Kosovës, se a kanë ndonjë informacion rreth vendodhjes së tyre, dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.
Policia kishte publikuar edhe fotografitë e tyre dhe u bën thirrje qytetarëve që të njoftojnë menjëherë autoritetet në rast se kanë informacione për vendndodhjen e tyre, përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit “Lajmëro Policinë”, e-mailit zyrtar apo numrave kujdestarë 192 dhe 03850807001.
Viktima të kësaj ngjarjeje të rëndë ishin babë e bir, Selami dhe Edmond Hasani, argjendarë të njohur në Gjilan, si dhe Abedin Hoxha.
Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi duket se mund të shfaqet në një rol krejtësisht ndryshe nga çdo herë më parë.
Burime pranë produksionit kanë bërë të ditur se ndër emrat që po përmenden për rolin e opinionistes në edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova” është edhe ai i Leonora Jakupit.
Deri më tani, artistja nuk ka dhënë asnjë reagim publik lidhur me këtë situatë, shkruan “Kosovarja”.
Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Leonora do të jetë pjesë e panelit të opinionistëve të këtij spektakli të madh televiziv.