div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-349 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Vij nga Kosova, e di çfarë është pushtimi”, Albulena Fazliu tregon pse iu bashkua anijeve që u nisën drejt Gazës

Forcat izraelite kanë ndaluar anijet që transportonin aktivistë të huaj dhe ndihma drejt Gazës.

Mësohet se mes aktivistëve nga mbi 40 vende të botës ndodhet edhe shqiptarja nga Kosova, Albulena Fazliu.

Fillimisht u raportua se ajo ishte ndaluar nga ushtria izraelite.

Ndërsa tani Kolektivi për Mendimi dhe Veprimi Feminist ka lëshuar një deklaratë të re, duke thënë se Albulena mund të jetë në një anije që ende nuk ka mbërritur në Gaza.

Ndryshe, së fundmi po qarkullon një video ku vetë shqiptarja tregon arsyet që e shtynë atë të niset drejt Gazës.

“Emri im është Albulena Fazliu dhe jam një refugjate. E lindur në vitet e 90-ta në një vend të vogël të okupuar, i njohur sot si Kosova, e di se çfarë në të vërtetë do të thotë pushtimi”, e nis videon Fazliu.

“Në fakt, një nga kujtimet më të hershme që kam si fëmijë, ishin ato të kalimit të kufijve në mes të natës me familjen time, për t’i shpëtuar persekutimit. Ato më formësuan jetën, vlerat dhe identitetin tim, dhe më mësuan rëndësinë e solidaritetit përballë krizës”, vazhdon ajo.

“Ndërsa bota dëshmon për krimet dhe mizoritë kundër njerëzimit të kryera nga shteti sionist, nuk mund të mos kem një ndjenjë të thellë dëshpërimi, pasi janë thënë shumë fjalë, megjithatë deri më tani nuk është bërë asgjë nga udhëheqësit e botës”, shton shqiptarja.

“Ndërsa mijëra fëmijë palestinezë vdesin të varrosur nën ndërtesa të shembura ose lihen të vdesin nga uria që bota ta shohë, pyes veten se çfarë mendojnë ata për këtë botë. Një botë që zgjodhi të heshtë. Si njerëz të botës, fëmijët e Palestinës janë fëmijët tanë dhe ne nuk mund të heshtim. Sot po lë familjen, miqtë dhe jetën time të sigurt, për të mbrojtur atë që besoj se është një e drejtë absolute dhe universale, se asnjë fëmijë në këtë botë nuk meriton të vritet qëllimisht”, deklaroi Albulena.

“Askush nuk është i lirë, derisa Palestina të jetë e lirë”, përfundon ajo videon.

Ndryshe, flotilja është simboli më i profilit të lartë i kundërshtimit ndaj bllokadës së Gazës nga Izraeli.

 

Ndërpritet furnizimi me ujë në Fushë-Kosovë

Kompania Rajonale e Ujit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë në Fushë-Kosovë do të ndalet për një orë.

Sipas njoftimit, shkak është rrjedhja në gypin Ø400 mm.

“Për shkak të një rrjedhjeje në gypin Ø400 mm, është e nevojshme të ndërpritet për një orë furnizimi me ujë nga fabrika Shkabaj përmes gypit Ø630 mm që furnizon qytetin e Fushë-Kosovës. Shpresojmë që ndërhyrja të përfundojë sa më shpejt”, thuhet në njoftim.

Makina përfundon në gropë nga shiu i dendur – vdes nëna 32-vjeçare dhe foshnja e saj

Një nënë 32-vjeçare dhe foshnja e saj kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në autostradën A3, midis Velburg dhe Parsberg.

Shiu i fortë dhe kushte të vështira të motit i dhanë fund përpjekjeve të familjes për të mbajtur kontrollin mbi makinën, e cila siç shihet edhe në fotografi, përfundoi në një gropë.

”Në fillim, situata ishte shumë e paqartë, ndaj u aktivizuan menjëherë shumë forca emergjente”, tha Hannes Raithel, folës i Shoqatës së Kryqit të Kuq të Qarkut Neumarkt.

Kur mjeku i parë arriti, makina ishte e përmbysur dhe brenda saj ndodheshin dy fëmijë dhe prindërit.

Njësit policie që udhëtonin në drejtim të kundërt ndaluan për të ofruar ndihmën e parë ku së bashku me disa ndihmës të parë, mundësuan reanimimin, por për nënën dhe foshnjën çdo përpjekje ishte e kotë.

Babai 30-vjeç dhe fëmija tjetër trevjeçar mbijetuan, megjithatë janë plagosur dhe janë dërguar për trajtim në spital.

”Ata janë në gjendje stabile dhe janë nën kujdesin mjekësor”, citon gjermanja Bild, Jörg Zitzelsbeger, drejtues i stacionit të policisë për autostradë në Parsberg.

Shkaku i aksidentit është ende nën hetim, por autoritetet dyshojnë se fenomeni i aquaplaning-ut, ku gomat humbasin kontaktin me rrugën për shkak të ujit të grumbulluar, mund të ketë kontribuar në përplasjen.

Aksidenti raportohet se ndodhi pasditen e së shtunës, derisa shiu i dendur vështirësoi gjithashtu operacionet e shpëtimit.

”Këto kushte janë gjithmonë sfiduese për zjarrfikësit”, tha Jürgen Kohl, kreu i shërbimit të zjarrfikësve në Qarkun Neumarkt.

Autostrada A3 drejt Passau mbeti e mbyllur për disa orë, ndërsa policia e Trafikut të Parsberg vazhdon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Kush është viktima që u vra me eksploziv në Shqipëri, i njohur për…

Isuf Jaçaj, 58 vjeç, person me precedentë penalë, është personi i ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të shtune në lagjen nr. 3 të Sarandës.

Ai ishte babai i Klaus Jaçaj, 31 vjeç. Ky i fundit ndodhet në burg për “përkrahje të autorit të krimit”, si pjesëmarrës në ngjarjen e datës 17.07.2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë, në lagjen nr. 4 të Sarandës, Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën nga Kamza, raporton euronews.albania.

Më 21 korrik, një person i maskuar me maskë silikoni vendosi eksploziv në automjetin e Klaus Jacajt, duke e shkatërruar plotësisht atë. Ngjarja mbetet ende e pazbardhur.

Vetura hedhet në erë me eksploziv, humb jetën një person

Një atentat me tritol ka tronditur mbrëmjen e kësaj të shtune qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3, ku një automjet është hedhur në erë me eksploziv.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, që është dëgjuar në të gjithë qytetin bregdetar, ka humbur jetën personi që ndodhej brenda makinës.

A2 CNN mëson se i vdekur ka mbetur Isuf Jaçe, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe autorët e mundshëm të atentatit.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ndërsa po kryhen veprime të shpejta hetimore për të zbardhur motivet e ngjarjes së rëndë që ka tronditur Sarandën.

Shtyhet data e nisjes së ‘Big Brother VIP Kosova 4’? Arsyeja do t’ju çudisë

Spektakli i njohur Big Brother VIP Kosova do të nisë më vonë se sa ishte parashikuar.

Fillimisht, nisja e tij ishte planifikuar për 31 tetor, por burime të Telegrafi pranë produksionit bëjnë me dije se nisja e edicionit të katërt është shtyrë deri në fund të nëntorit.

Sipas të njëjtave burime, arsyet kryesore të shtyrjes lidhen me zhvillimet politike në vend. Në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale më 12 tetor, dhe më pas balotazhi që pritet të zhvillohet katër javë më pas, më 9 nëntor. Produksioni ka vendosur që të shmangë përplasjen me këto ngjarje për të siguruar një start të fokusuar dhe tërheqës për publikun.

Vdes afaristi i njohur

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka njoftuar se ka vdekur pronari i kompanisë “Tricom”, Muharrem Ahmeti.

Në një postim në Facebook AKB shprehu ngushllime për familjen dhe miqtë e tij.

“Humbje e madhe për botën e biznesit të Kosovës. Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe afaristit të njohur Muharrem Ahmeti, pronar i kompanisë “Tricom”. Ai ishte njeri i ndershëm, punëtor i palodhur dhe biznesmen me vizion, që la gjurmë të forta në ekonominë e vendit.
Kjo është një humbje e madhe për komunitetin e bizneseve të Kosovës dhe për të gjithë ata që e njohën. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij.
U prehtë në paqe, miku ynë Muharrem Ahmeti”, thuhet në njoftim.

14 vjeçarja që u hodh nga kati i tretë është gjallë, thotë se do të hidhet përsëri nëse ndodh kjo gjë

Doktoresha e shëndetit mendor, Nikolina Bode, ka zbuluar se vajza 14-vjeçare e cila u hodh pasditen e së shtunës nga kati i tretë, në qytetin e Korçës, thotë se do e bëjë përsëri këtë veprim.

“Nuk ka frikë nga humbja e jetës dhe e përdor si kërcënim që në rast se përsëritet ngjarja, do e bëjë përsëri. Është hera e parë, kemi patur raste suicide te fëmijët ku rasti mbetet i njëjti, edukimi në familje dhe përballja me elementin social. Arsyet familjare janë madhore. Ajo që është problem në këtë situatë është se tentativa e vetëvrasjes, por edhe qëllimi i kësaj tentative dhe vendosmëria pa ndjerë frikë dhe pendesë. E para është vetë nëna, që është në kontakt të afërt me fëmijët e saj, janë dhe tre të tjerë që kanë qenë vëzhgues të kësaj situate dhe ky model është i frikshëm që shikohet nga fëmijët e tjerë. Merren si modele në rrethin e ngushtë familjar, e shikojnë dhe reagojnë pa aspak kritikë duke i dhënë të drejtë motrës së tyre për këtë veprim. Nuk duan të humbin motrën, por i japin të drejtë në lidhje me situatën”, shprehet doktoresha, shkruan A2CNN.

“Vajza thotë se unë e dua lagjen dhe lagjja më do mua, por për konflikte të vogla hyjnë në lojë të mëdhenjtë dhe njoftimi i policisë nga mami bën që të realizoj këtë veprim. Është veprim banal i pazgjidhur si duhet nga të rriturit”, shton doktoreshë Nikolina Bode.

“Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF”

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull të ri në jetën e saj personale, duke provuar fatin për t’u bërë nënë përmes metodës IVF.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë emisionit Prive, të cilat vërejnë se postimet e fundit të Xhulit në rrjetet sociale, ku ajo ndante informacione rreth trajtimeve hormonale, sugjerojnë vendimin e saj për këtë hap të rëndësishëm.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Juluana ka vendosur të bëjë IVF me ndihmën e një donatori anonim apo me ndonjë partner të saj.

Kurti nga Mitrovica: Më 12 tetor, Faton Peci bëhet kryetar pa balotazh

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në një tubim në shkollën “Migjeni” në Mitrovicë në përkrahje të kandidatit për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci.

Kreu i Qeverisë tha se numri 105, 12 tetori është dita kur Faton Peci do të jetë kryetar i Mitrovicës.

Sipas kryeministrit, më 12 tetor, fitorja në këtë komunë do të jetë pa balotazh.

“Lagjia Ilirida është me Faton Pecin, e Mitrovica mbarë mbështet kandidatin tonë për kryetar. Në tubimin e mbajtur në shkollën “Migjeni”, atje ku Fatoni edhe e ka kryer gjimnazin, përkrahja ishte e madhe për programin dhe vizionin me të cilat garojmë në këto zgjedhje. 105 është numri, 12 tetori është dita, Faton Peci do të jetë kryetari i Mitrovicës. Infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi, çdo fushë merr vëmendjen e duhur dhe përkujdesjen e merituar me fitoren tonë pa balotazh në këtë komunë”, ka shkruar kryeministri.