div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-383 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Festë ‘e çmendur’ në Skenderaj, drenicakët hedhin valle në tubimin e PDK-së për Sami Lushtakun

Me valle e nën ritmet e tupanit, Partia Demokratike e Kosovës është pritur dje në Skenderaj, atje ku kandidat për këtë komunë e kanë Sami Lushtakun.

Qindra banorë të Skenderajt erdhën për t’ia konfirmuar mbështetjen e madhe për ta.

E për këtë ‘shpallje’ të fitorës në Skenderaj, dikush nuk mund ta ndalte entuziazmin, me çrast s’u ndal së kërcyeri.

 

Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, reagon Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka konsideruar të “shumë shqetësues” lajmin për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia.

Kurti theksoi se Kosova qëndron në solidaritet me Estoninë gjatë kësaj situate.

“Lajmi i sotëm për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia është shumë shqetësues. Kosova solidarizohet me Estoninë gjatë kësaj kohe”, shkroi Kurti në X.

Avionët rusë shkelen hapësirën ajrore të NATO-s

Liderët e Bashkimit Evropian do të diskutojnë reagimin e tyre ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore evropiane nga Rusia gjatë takimit të ardhshëm që do të mbahet në Kopenhagë më 1 tetor, ka bërë të ditur Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Shkelja e sotme e hapësirës ajrore të Estonisë nga tre avionë ushtarakë rusë është një provokim tjetër i papranueshëm. Kjo nënvizon edhe një herë nevojën urgjente për të forcuar krahun lindor, për të thelluar bashkëpunimin evropian në fushën e mbrojtjes dhe për të intensifikuar presionin ndaj Rusisë. Ne do të trajtojmë reagimin tonë të përbashkët ndaj veprimeve të Rusisë në takimin informal të Këshillit Evropian në Kopenhagë më 1 tetor”, tha Costa në një postim në X.

Ndërsa shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cilësoi shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia si “një provokim jashtëzakonisht i rrezikshëm”.

Kallas, ish-kryeministre e Estonisë, shtoi se BE-ja qëndron plotësisht në solidaritet me Estoninë.

“Jam në kontakt të ngushtë me qeverinë estoneze. Do të vazhdojmë të mbështesim shtetet anëtare në forcimin e mbrojtjes së tyre me burime evropiane. Putin po teston vendosmërinë e Perëndimit. Nuk duhet të tregojmë dobësi”, tha Kallas.

Tre avionë rusë u kapën duke fluturuar në hapësirën ajrore të Estonisë këtë mëngjes. Ata qëndruan për 12 minuta para se të dëboheshin nga një mision italian i patrullimit ajror. Estonia është vendi i tretë anëtar i NATO-s që raporton një shkelje të hapësirës së saj ajrore nga Rusia në javët e fundit, pas Rumanisë dhe Polonisë, të cilat gjithashtu kanë raportuar incidente të ngjashme.

Zbulohet e vërteta për puthjen mes dy ish-banorëve të BBVA që ‘trazoi’ rrjetin

Pas fotove që qarkulluan sot në rrjet, ku shihen Meriton Mjekiqi dhe Erjola Doçi, dy ish-banorë të “Big Brother Albania”, duke u puthur në buzë, reagimet nuk kanë munguar.

Komentet dhe thashethemet nisën menjëherë në rrjet, duke ngritur pyetjen e madhe: A ka diçka mes tyre?

Prive raporton se kjo puthje nuk është pjesë e një romance të re, por një skene filmi ku të dy janë protagonistë.

Dyshja ndodhej në xhirime dhe momenti i publikuar është marrë pikërisht gjatë skenave të filmit, i cili pritet të publikohet në muajin tetor.

Kështu që, edhe pse rrjeti “u ndez” nga kjo foto, duket se gjithçka është thjesht pjesë e artit dhe jo një histori dashurie në jetën reale.

Era Iuftë, pas Estonisë, avionët Iuftarakë rusë fIuturojnë mbi Poloni

Pas incidentit më Estoninë, ku tre avionë luftarakë MIG-31 hynë iIegalisht në hapësirën ajrore pranë ishuIIit VaindIoo në Detin Baltik dhe qëndruan atje për 12 minuta, Rusia ka vijuar me Iojën e saj si “macja me miun”, duke provokuar edhe PoIoninë.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat në Varshavë, të ciIat i referohen rojes kufitare, dy avionë Iuftarakë rusë shkeIën zonën e sigurisë të platformës së shpimit PetrobaItic në Detin Baltik.

Po ashtu sqarohet se forcat e armatosura polake dhe shërbime të tjera ishin informuar për incidentin.

“Dy avionë luftarakë rusë bënë një kalim të ulët mbi platformën Petrobaltic në Detin Baltik. Zona e sigurisë së platformës u shkel”, thuhet në njoftimin e rojës kufitare polake në platformën ‘X’.

Incidentet e kësaj të premte vijnë vetëm një javë pasi Polonia rrëzoi dronë të dyshuar rusë në hapësirën e saj ajrore me mbështetjen e avionëve nga aleatët e saj të NATO-s. Ajo ishte hera e parë që një anëtar i aleancës ushtarake perëndimore qëlloi gjatë Iuftës së Rusisë në Ukrainë.

Tensionohet situata, aeroplanët luftarakë të Rusisë shkelin hapësirën ajrore të Estonisë

Aeroplanët luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, tha Ministria e Jashtme në Talin, duke e quajtur ndërhyrjen si “të pacipë”.

Ajo tha se tre avionë luftarakë rusë MiG-31 “hynë në hapësirën ajrore të Estonisë pa leje dhe qëndruan atje për gjithsej 12 minuta” të premten mbi Gjirin e Finlandës.

Ministria thotë se thirri të ngarkuarin me punë rus “për të paraqitur një protestë”.

Media estoneze po raporton se avionëve rusë u ishin fikur transponderët në hapësirën ajrore të një anëtari të NATO-s.

Ushtria ruse nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje.

Në një deklaratë, Ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, tha se inkursioni i së premtes ishte “i turpshëm në mënyrë të paparë”.

Ai vazhdoi: “Testimi gjithnjë e më i gjerë i kufijve nga Rusia dhe agresiviteti në rritje duhet të përballen me një rritje të shpejtë të presionit politik dhe ekonomik.”

Ministri shtoi se Rusia kishte shkelur tashmë hapësirën ajrore të Estonisë katër herë në vitin 2025, shkruan BBC

Arifi për deklaratën e Kurtit: ‘Dallime’ me Amerikën kanë edhe Putini, Xi dhe Kim Jong Un

Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Luginës së Preshevës, ka reaguar pas deklaratës së kryeministri në detyrë Albin Kurti, lidhur me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arifi ka përqeshur deklaratën e Kurtit, i cili gjatë mbledhjes së qeverisë në detyrë deklaroi se: “Nuk jemi prish me Amerikën, por kemi disa dallime”.

Sipas Arifit, “dallime” me Amerikën përveç Kurtit kanë edhe Putini, Xi dhe Kim Jong Un.

“Dallime” me Amerikën, përveç Kurtit, ka vetëm Putini, Xi dhe Kim Jong Un! O Zot, kush ka mbet me pas “DALLIME” me Amerikën!”, thuhet në postimin e Arifit në Facebook.

Kurti deklaroi sot se raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë të mira përkundër pezullimit të Dialogut Strategjik mes dy vendeve.

Krasniqi: Kurti e ka sjellë Kosovën në pikën më të ulët të raporteve me SHBA

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se raportet mes Kosovës dhe SHBA-së janë më të dobëtat ndonjëherë që kanë qenë në tërë historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Në tërë historinë e këtyre raporteve, jo vetëm pas pavarësisë, por bile edhe para luftës dhe gjatë luftës. Ky është një degradim i skajshëm i raporteve tona”, ka thënë Krasniqi.

Arsyet e këtyre raporteve, Krasniqi ka thënë se dihen edhe publikisht.

“Konkretisht, siç thotë edhe deklarata zyrtare, për shkak të veprimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe për shkak të qasjes së qeverisë. Normalisht që nuk ndërlidhet vetëm me një çështje, por ndërlidhet me një sërë veprimesh që z. Kurti i ka bërë apo për shkak të veprimeve që nuk i ka bërë gjatë mandatit të tij”, ka thënë Krasniqi.

Më tej Krasniqi ka thënë se Kurti ka zhvilluar një fushatë kërcënuese ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe vet gjykatës si një institucion i pavarur dhe sipas tij kjo ka qenë një nga arsyet kryesore të dobësimit të raporteve me SHBA-të.