div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-458 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Gjykata Kushtetuese e shpall kundër-kushtetues vendimin e nënshkruar nga Kurti

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, një paragraf të nenit 11 të Statutit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), të miratuar përmes vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Aktgjykimi është publikuar të mërkurën.

Gjykata ka konstatuar se Statuti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i cenon të drejtat e qytetarëve për shërbime shëndetësore.

Sipas aktgjykimit, Statuti është në kundërshtim me nenet 51, 7 dhe 92 të Kushtetutës së Kosovës.

Statuti i Shërbimit Spitalor ishte miratuar në janar të këtij viti nga Qeveria e Kosovës dhe ishte nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti.

Statuti është kontestuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, përmes Avokatit të Popullit në Gjykatën Kushtetuese.

Njoftimi i plotë mbi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KO141/24, të parashtruar nga Avokati i Popullit, të dorëzuar në Gjykatë bazuar në autorizimet e përcaktuara në nënparagrafin 1 të paragrafit 2 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, të miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, i cili statut ka hyrë në fuqi më 8 janar 2024.

Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa është e pranueshme; (ii) të konstatojë se paragrafi 1 i nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] në lidhje me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 4 të nenit 92 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; (iii) të urdhërojë Qeverinë e Republikës së Kosovës, që në pajtim me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, në pajtim me

Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe këtë Aktgjykim; (iv) të konstatojë se deri në plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, spitalet e përgjithshme të ofrojnë shërbimet shëndetësore siç janë të përcaktuara në nënparagrafin 1.1 të paragrafit 1 të nenit 12 (Shërbimi i kujdesit shëndetësor dytësor) të Ligjit Nr. 05/L-025 për Shëndetin Mendor; si dhe (v) të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme.  Avokati i Popullit kontestoi kushtetutshmërinë e paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i cili përcakton që spitalet e përgjithshme ofrojnë shërbimet shëndetësore si në vijim: (i) kirurgji e përgjithshme; (ii) interno; (iii) pediatri; (iv) gjinekologji dhe obstetrikë; dhe (v) emergjenca mjekësore. Avokati i Popullit pretendoi se kjo dispozitë e Aktit të kontestuar, pasi që nuk përcakton “kujdesin mendor” si shërbim dytësor shëndetësor që ofrohet nga spitalet e përgjithshme, “redukton” (i) shërbimet shëndetësore për kujdes mendor për qytetarët; dhe (ii) stafin shëndetësor dhe administrativ në këto spitale, në kundërshtim me frymën e Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësi, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet Nr. 08/L-043 dhe Nr. 08/L-176 dhe Ligjin Nr. 05/L-025 për Shëndet Mendor; dhe se rrjedhimisht (iii) si akt i miratuar nga Qeveria kufizon të drejtat kushtetuese të përcaktuara në nenet 7 [Vlerat], 24 [Barazia para Ligjit], 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] dhe 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës, respektivisht. Pretendimet e Avokatit të Popullit u mbështetën nga: (i) deputeti i Kuvendit, z. Armend Zemaj; (ii) Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës; dhe (iii) Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, ndërsa u kundërargumentuan nga Kryeministri i Republikës së Kosovës.

Aktgjykimi i Gjykatës fillimisht sqaron që bazuar në nënparagrafin 1 të paragrafit 2 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, Avokati i Popullit është i autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të Kryeministrit dhe të rregulloreve të Qeverisë.

Gjykata, në vlerësimin e pretendimeve të Avokatit të Popullit, iu referua parimeve të përgjithshme kushtetuese dhe atyre të Komisionit të Venecias për parimin e sundimit të ligjit dhe kufizimit të të drejtave dhe përcaktimit të detyrimeve me “ligj”, të përcaktuara ndër të tjera në nenin 3 [Barazia para ligjit], nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] dhe nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës. Në kontekst të kompetencave të Qeverisë, si organ që ushtron pushtetin ekzekutiv, Aktgjykimi sqaron se kompetenca e saj për “nxjerrjen e akteve juridike ose rregulloreve” kufizohet në përcaktimet kushtetuese si në vijim: a) “pajtueshmërinë me Kushtetutën dhe ligjet”, të përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 92 të Kushtetutës; dhe b) “të nevojshme për zbatimin e ligjeve”, të përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 93 të Kushtetutës.

Në dritën e parimeve të lartcekura, Aktgjykimi konstaton se Akti i kontestuar është nxjerrë për “zbatimin e ndonjë ligji”, siç kërkohet në paragrafin 4 të nenit 93 të Kushtetutës, pasi që bazohet në nenin 23 (Shërbimet profesionale shëndetësore), si dhe paragrafët 2 dhe 3 të nenit 63 (Themelimi i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës) të Ligjit të lartcekur për Shëndetësi.

Në kontekst të vlerësimit nëse Akti i kontestuar është nxjerrë në “pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet”, Gjykata sqaron se nënparagrafi 1.1 i paragrafit 1 të nenit 12 të Ligjit Nr. 05/L-025 për Shëndetin Mendor, përcakton shprehimisht që shërbimet e kujdesit mendor ofrohen në nivel të kujdesit dytësor shëndetësor përmes Departamenteve të Psikiatrisë në spitalet e përgjithshme, ndërsa paragrafi 1 i nenit 11 të Aktit të kontestuar ka përcaktuar llojet e shërbimeve shëndetësore që ofrohen në spitalet e përgjithshme sipas një liste shteruese, e ku bëjnë pjesë vetëm: (i) Kirurgjia e përgjithshme; (ii) Interno; (ii) Pediatria; (iii) Gjinekologjia dhe Obstetrika; (iv) Emergjenca mjekësore.

Duke qenë se Akti i kontestuar nuk ka përfshirë shërbimet e kujdesit mendor në këtë listë të ofrimit të shërbimeve, ashtu siç përcaktohet me “ligj”, Gjykata vlerësoi se e drejta e qytetarëve për kujdes shëndetësor, e garantuar me nenin 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] të Kushtetutës, e cila dispozitë garanton se kjo e drejtë rregullohet me ligj, është kufizuar përmes paragrafit 1 të nenit 11 të Aktit të kontestuar.

Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se paragrafi 1 i nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Aktit të kontestuar është në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] në lidhje me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 4 të nenit 92 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ambasada e Shqipërisë demanton Presidencën e Qeverinë: Mefail Shkodra nuk ka qenë i ftuar në asnjë aktivitet

Mefail Shkodra, personi më i përfolur në ditët e fundit dhe i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë që tronditi Gjilanin të dielën, po del të ketë pasur lidhje të afërta me figura të rëndësishme politike në vend.

Në disa fotografi të publikuara, ai shihet pranë presidentes Vjosa Osmani, bashkëshortit të saj – kryeministrit në detyrë Albin Kurti, si dhe ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Pas publikimit të këtyre imazheve, Presidenca e Kosovës reagoi duke mohuar njohjen nga afër të Shkodrës, duke thënë se fotografia është bërë gjatë një aktiviteti festiv të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, ku sipas tyre, Shkodra ka qenë i pranishëm si i ftuar.

Mirëpo, këtë version e ka hedhur poshtë vet Ambasada e Shqipërisë.

Në një përgjigje zyrtare për Gazetën Insajderi, ambasada ka deklaruar se Mefail Shkodra nuk ka figuruar kurrë në listat e të ftuarve për asnjë aktivitet zyrtar të saj.

“Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, ju njoftojmë se, bazuar në të dhënat zyrtare të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, personi në fjalë nuk rezulton i regjistruar në listat e të ftuarve për asnjë nga pritjet apo aktivitetet zyrtare të organizuara nga Përfaqësia jonë diplomatike,” thuhet në përgjigjen e ambasadës.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës ndjek dhe monitoron me kujdes zhvillimet në vend dhe rikonfirmon se shtetasi Mefail Shkodra nuk ka qenë në asnjë listë si i ftuar në asnjë aktivitet zyrtar të organizuar nga kjo Ambasadë,” kanë deklaruar nga ambasada për Insajderin.

Edhe Qeveria Kurti në detyrë ka mohuar që Mefail Shkodra, i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gjilan, të jetë ftuar nga ana e saj në eventin ku është fotografuar me figura të larta shtetërore.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se ngjarja nuk është organizuar nga Qeveria, por nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Ai ka akuzuar deputetin e PDK-së, Abelard Tahiri, për gënjeshtër publike lidhur me këtë çështje.

“Z. Abelard Tahiri sot gënjeu publikisht dhe atë me vetëdije. Ai sot, në një konferencë për media, ndonëse deputet, me vetëdije të plotë iu bashkua fushatës së rrjeteve sociale përmes së cilës synohet njollosja e Kryeministrit dhe Qeverisë Kurti dhe lidhja e saj me dorasin Mefail Shkodra përmes një fotografie. Deputeti Tahiri mashtroi publikisht kur tha se ajo fotografi ishte shkrepur në një pritje shtetërore të organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Edhe pse e di që ajo ngjarje është, në fakt, pritje e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë në shënim të 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. E di, sepse vetë ka qenë i ftuar dhe i pranishëm në po atë ngjarje të vitit 2022, sikurse dëshmon fotografia më poshtë. E kur ai e thotë qëllimisht e publikisht të pavërtetën, atëherë nuk i mbetet kredibiliteti për të thënë çkado tjetër”, shkruante Kryeziu në Facebook.

Megjithë deklaratat kontradiktore, mbetet e paqartë kush e ftoi dhe për çfarë arsye Mefail Shkodrën në atë event, si dhe si përfundoi ai duke pozuar me figurat më të larta të shtetit.

Jetonte në Serbi, ky është shqiptari nga Malisheva që u arrestua për krime lufte

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se mëngjesin e sotëm në Prishtinë është arrestuar R.M., i dyshuar për “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Gazeta Insajderi mëson se personi i arrestuar është shqiptari me emrin Ramadan Morina.

Morina dyshohet se gjatë periudhës 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.

Sipas informacioneve të Insajderit, Morina po jetonte në Serbi. Ai ishte me profesion taksist.

“Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria Speciale njofton se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të arrestuarit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special.

Detaje të reja: Top Kolshi e kishte rrahur Enver Bajraktarin vite më parë, zbulohet motivi

Top Kolshi, i dyshuari për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit, u dërgua sot në paraburgim për 1 muaj. Me një grup akoma të paidentifikuar, ata dyshohet se e rrahën me mjete të forta viktimën, e ngufatën dhe më pas e varrosën në një arë të fshatit.

Përfshirja e Kolshit në një konflikt me tashmë të ndjerin nuk ishte për herë të parë ditën tragjike.

Klankosovatv ka mësuar ekskluzivisht se më 25 gusht 2022, Top Kolshi ishte arrestuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ku viktimë ishte Enver Bajraktari.

Bazuar në informacionet e atij rasti, Kolshi ishte denoncuar për rrahjen e Bajraktarit, në fshatin e tyre, për shkak të një mosmarrëveshje që atë kohë ishte raportuar për shkak të një borxhi.

Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe kishte marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari atë kohë ishte arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

Edhe në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, është përmendur e kaluara kriminale e Kolshit, si dhe një aktgjykim ku i dëmtuar besohet të ketë qenë Bajraktari.

 “I pandehuri ka edhe 2 Aktgjykime të plotfuqishme njëri prej të cilëve ka të bëjë me një rast që besohet se viktimë ka qenë tani i ndjeri, për çka me lënien e tij në liri, ekziston mundësia e kryerjes së ndonjë vepre tjetër të natyrës së njëjtë apo të ngjashme.”

Kolshi përfundoi në prangat e Policisë të hënën dhe gjatë marrjes në pyetje, e ka pranuar se e ka kryer vrasjen e Bajraktarit.

Në arsyetimin e gjykatës për masën e sigurisë janë dhënë detaje mbi dyshimin e bazuar për ekzekutimin dhe më pas groposjen e viktimës në Baicë.

“Mes datës 03.08.2025 ora 16:00 dhe datës 04.08.2025 rreth orës 12:10, në fshatin Baicë, Komuna e Lipjanit, për shkak te mosmarrëveshjeve paraprake mes vete, me dashje e në bashkëkryerje edhe me persona ende të paidentifikuar deri më tani, në mënyrë dinake dhe mizore privojnë nga jeta tani të ndjerin E.B., në atë mënyrë që i ndjeri E. me datën 03.8.2025 rreth orës 16:00 kishte dal nga shtëpia duke e dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhet e fshatit dhe aty i njëjti fillimisht goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, më pas ngulfatet dhe trupi i tij tërhiqet zvarrë për disa metra duke kaluar përmes një arre të mbjellë me misër dhe aty fillimisht hiqen disa rrënje misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi 1m, më pas brenda saj vendoset trupi i pajetë i të ndjerit, e sipër të cilit vendosen dërrasa dhe më pas gropa mbulohet me dhe, kurse aty rivendosen rrënjët e misrit.

Më pas me datën 04.8.2025 rreth orës 12:10 familjarët e viktimës duke bërë kërkime nëpër zona të fshatit arrijnë ta gjejnë viktimën e varrosur pa shenja jete, me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Vrasje e Rëndë.” – thuhet në njoftim.

Vërejtje: Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

“E goditën me mjete të forta, pastaj e ngulfatën…” – Ja si u vra Enver Bajraktari

Top Kolshi dyshohet se nuk e ka kryer i vetëm vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit.

Në një njoftim për media, Gjykata ka dhënë detaje për rastin në të cilin Top Kolshi ka pranuar fajin.

Aty thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën në bashkëkryerje me persona ende të paidentifikuar deri më tani.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.K. mes datës 03.08.2025 ora 16:00 dhe datës 04.08.2025 rreth orës 12:10, në fshatin Baicë, Komuna e Lipjanit, për shkak te mosmarrëveshjeve paraprake mes vete, me dashje e në bashkëkryerje edhe me persona ende të paidentifikuar deri më tani, në mënyrë dinake dhe mizore privojnë nga jeta tani të ndjerin E.B., në atë mënyrë që i ndjeri E. me datën 03.8.2025 rreth orës 16:00 kishte dal nga shtëpia duke e dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhet e fshatit dhe aty i njëjti fillimisht goditet me mjete të forta në kokë dhe trup.

Më pas ngulfatet dhe trupi i tij tërhiqet zvarrë për disa metra duke kaluar përmes një arre të mbjellë me misër dhe aty fillimisht hiqen disa rrënje misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi 1m, më pas brenda saj vendoset trupi i pajetë i të ndjerit, e sipër të cilit vendosen dërrasa dhe më pas gropa mbulohet me dhe, kurse aty rivendosen rrënjët e misrit. Më pas me datën 04.8.2025 rreth orës 12:10 familjarët e viktimës duke bërë kërkime nëpër zona të fshatit arrijnë ta gjejnë viktimën e varrosur pa shenja jete, me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Vrasje e Rëndë”, thuhet në njoftim.

Sot Gjykata vendosi për masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit.

Zbulohen dhe arrestohen autorët e zjarreve shkatërruese

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, janë identifikuar dhe arrestuar 4 të dyshuar për zjarrvënie në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë.

Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa dhe sera, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore.

Në njoftim janë dhënë detaje edhe për autorët që u kapën dhe veprimet që dyshohet se i kanë kryer, si dhe pamjet që janë siguruar nga hetuesit policorë.

“Sh. D., 49 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në këtë lagje, ku si pasojë janë rrezikuar banesa dhe është djegur një sipërfaqe toke;

-Z. M., 56 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në këtë fshat, ku si pasojë janë djegur sipërfaqe toke dhe pemë frutore në pronësi të 2 shtetasve.

*Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal arrestuan shtetasit S. M., 53 vjeç dhe L. B., 56 vjeç, të dy banues në fshatin Samatic, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në fshatin Drenovicë, ku janë djegur pemë ulliri, si dhe është rrezikuar djegia e disa serave.” – thuhet në postim e Policisë në Facebook.

Gjykata jep detaje: Vrasja në Baicë s’u krye vetëm nga një person

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke caktuar masën e paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit T.K. në kohëzgjatje prej 1 muaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë të Enver Bajraktarit.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate në këtë fazë të procedurës, dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Në një njoftim për media, Gjykata ka dhënë detaje për rastin në të cilin T.K. ka pranuar fajin. Aty thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën në bashkëkryerje me persona ende të paidentifikuar deri më tani.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.K. mes datës 03.08.2025 ora 16:00 dhe datës 04.08.2025 rreth orës 12:10, në fshatin Baicë, Komuna e Lipjanit, për shkak te mosmarrëveshjeve paraprake mes vete, me dashje e në bashkëkryerje edhe me persona ende të paidentifikuar deri më tani, në mënyrë dinake dhe mizore privojnë nga jeta tani të ndjerin E.B., në atë mënyrë që i ndjeri E. me datën 03.8.2025 rreth orës 16:00 kishte dal nga shtëpia duke e dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhet e fshatit dhe aty i njëjti fillimisht goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, më pas ngulfatet dhe trupi i tij tërhiqet zvarrë për disa metra duke kaluar përmes një arre të mbjellë me misër dhe aty fillimisht hiqen disa rrënje misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi 1m, më pas brenda saj vendoset trupi i pajetë i të ndjerit, e sipër të cilit vendosen dërrasa dhe më pas gropa mbulohet me dhe, kurse aty rivendosen rrënjët e misrit. Më pas me datën 04.8.2025 rreth orës 12:10 familjarët e viktimës duke bërë kërkime nëpër zona të fshatit arrijnë ta gjejnë viktimën e varrosur pa shenja jete, me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Vrasje e Rëndë”, thuhet në njoftim.

Sot Gjykata vendosi për masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit.

Largohet terasa ilegale e kafiterisë së Radojçiqit

Sot filloi heqja e kopshtit të kafenesë “Wolf” në shëtitoren në veri të Mitrovicës, pasi inspektorët komunalë urdhëruan heqjen e saj. Kafeneja, e njohur më mirë me emrin “Grey”, u gjend në qendër të vëmendjes pasi Lista Serbe akuzoi autoritetet e Kosovës për sulm ndaj biznesmenëve serbë.

Sipas informacionit që morëm dje, inspektorët e Komunës së Mitrovicës Veriore kanë vizituar kafenenë dhe kanë lëshuar një urdhër për largimin e kopshtit. Nuk specifikohet nëse po largohet vetëm çatia apo e gjithë struktura e kopshtit.

Lista Serbe reagoi ashpër ndaj këtij vendimi, duke pretenduar se ishte presion i motivuar politikisht dhe “një sulm nga regjimi i Albin Kurtit ndaj biznesmenëve serbë”. Ata deklarojnë se pronari ka një leje të rregullt dhe i paguan rregullisht detyrimet e tij, dhe se vendimi për largim është shkruar vetëm në gjuhën shqipe, të cilën e konsiderojnë shkelje të së drejtës për të përdorur gjuhën serbe.

Kjo kafene ka qenë objekt inspektimesh edhe më parë. Vitin e kaluar, në prill, inspektorët kërkuan heqjen e platformës mbi të cilën ndodhet kopshti

Lajm i kobshëm: Vdes në moshë të re, zyrtarja e Komunës së Mitrovicës

Me dhimbje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të zyrtares së Komunës së Mitrovicës, Besa Hasani.

Ajo ndërroi jetë në moshë të re, duke lënë pas dy fëmijë, shkruan Jepi zë

Në një postim prekës në rrjetet sociale, nëna e të ndjerës i dha lamtumirën vajzës së saj me këto fjalë:

“BESË – arteria e zemrës sime!
U mundova që në këtë botë të jesh diell që shëndrit gjithmonë, me rreze që depërtojnë larg… por Allahu i deshi më shumë cilësitë e tua të pastra, shembull për të gjithë ata që të njohën dhe të mori nga kjo botë mizore.
BESË – evlad, shpërtheve një vullkan të pashuar përjetë në zemrën e mamit, që kishte për ty një dashuri e sevda ndryshe nga gjithçka tjetër në këtë botë!
Lus Allahun e Madhërishëm të të bëjë lule në kopsht prej Xhennetit Firdeus dhe të na bashkojë atje ku nuk ka ndarje më.
Përjetë me lot në zemër!”

A do të ndryshojnë qëndrim PDK-ja në seancat e radhës, flet deputetja e kësaj partie

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket zgjedhjes se kandidates se VV’së për kryeparlamentare.

Kështu ka bërë të ditur për GazetaBlic deputetja e kësaj partie, Vlora Çitaku.

Ndër të tjera, ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet të reflektojë dhe të sillet me përgjegjësi.

“Qëndrimi ynë është i qartë dhe i pandryshueshëm. Është LVV ajo që duhet të reflektojë dhe të fillojë të sillet me përgjegjësi”, tha ajo për Gazeta Blic.

Kujtojmë se pas dështimit të 54 seancave për konstituimin e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit “nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovë