div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-46 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Raportimi për prishje koalicioni LVV-LDK në Mitrovicë, deklarohet Peci

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund ta rishqyrtojë bashkëpunimin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Mitrovicës së Jugut, duke hapur mundësinë e prishjes së koalicionit lokal. E gjithë kjo pasi raportohet se raportet mes LVV-së e LDK-së janë përkeqësuar kohëve të fundit për shkak të emërimit të drejtorëve komunalë.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka pushtetin në Komunën e Mitrovicës së Jugut, ka emëruar drejtorë pa u dakorduar me partnerin e koalicionit. Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka mohuar se ka pranuar ndonjë njoftim zyrtar apo jozyrtar nga LDK për ndërprerjen e bashkëpunimit.

“Takime kam çdo ditë me qytetarë, partnerë e aktorë të ndryshëm. Sa i përket qëndrimeve dhe planeve të LDK-së, besoj se ata i ndajnë vetë për hir të transparencës. Nga LDK unë nuk kam asnjë njoftim, as formal e as joformal, për shkëputje të bashkëpunimit të dakorduar,” ka deklaruar Peci. Ai ka theksuar se mbetet i hapur për bashkëpunim me të gjithë partnerët politikë dhe se tashmë janë diskutuar proceset kryesore që lidhen me qeverisjen lokale.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me të gjithë partnerët, siç kam qenë gjithmonë, për çdo çështje që është në të mirë të qytetarëve,” ka shtuar kryetari i Mitrovicës së Jugut./telegrafi/

Situata e energjisë, Janina Ymeri: Janë t’u na vjedhë, 700 mijë euro në ditë

Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë në “Pressing” të T7, se në Kosovë vjedhet gati në çdo sektor, por energjia thotë se është më profitabile.

Ajo ka thënë se 700 mijë euro është fitimi në ditë, duke thënë se askush nuk ka fitim më të madh në Kosovë

Ajo tha se është absurde të paguash më shumë rrymë, pse një kompani merr më shumë punëtorë.

“Ne duhet me të pagu ty pse ti ke marrë më shumë punëtorë. Kjo është absurd. Kjo është vjedhje. Këta vjedhin në shëndetësi, libra shkollorë, por sistemi energjetik është më profitabili. 700 mijë euro në ditë, aty korruptohet dikush, aty dikush”, ka thënë ajo.

Leposaviq: Hiqen tabelat serbisht, vendosen ato në gjuhën shqipe

Në hyrje-daljen e Komunës së Leposaviqit janë vendosur tabelat në gjuhën shqipe.

Ato në gjuhën serbe dhe me shkrimin cirilik janë zëvendësuar me tabelat në shqip me shkronja të mëdha.

Poshtë tyre janë tekstet në gjuhën angleze dhe serbe, rëndom si në komunat tjera, raporton IndeksOnline.

Vendosja e tabelave mirëseardhëse dhe që sinjalizojnë territorin e Komunës së Leposaviqit është bërë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

 

 

Të premtën protestë kundër shtrenjtimit të ri të rrymës

Një grup aktivistësh/esh, Kolektivi Feminist dhe Përpjekja, kanë bërë thirrje për protestë kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet këtë të premte, duke nisur nga ora 13:00 pranë ndërtesës së KEDS-it, për të vazhduar më pas drejt Qeverisë së Kosovës.

KESCO ka bërë kërkesë tek Zyra e Rregullatorit për Energji për rritjen e tarifave për 21 për qind. ZRRE, është në proces të shqyrtimit të këtij aplikacioni.

Organizatorët kanë kritikuar KEDS-in dhe Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE), duke i akuzuar për shtrenjtim të vazhdueshëm të faturave të energjisë në kurriz të qytetarëve. Ata theksojnë se që nga viti 2022, çmimi i energjisë elektrike është rritur çdo vit, ndërsa për këtë vit paralajmërohet një rritje e re rreth 20 për qind, pas shtrenjtimit prej 16.1 për qind të vitit të kaluar.

Sipas deklaratës së tyre, qytetarët nuk po paguajnë vetëm koston e energjisë, por edhe humbjet dhe keqmenaxhimin e KEDS-it, ndërkohë që përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës dhe rritje të përgjithshme të kostos së jetesës.

Aktivistët kërkojnë refuzimin e kërkesës së KEDS-it për rritje të çmimeve, nisjen e procesit për rikthimin e KEDS-it në pronësi publike, si dhe përmbushjen e kërkesave të sindikatës.

Ata kanë ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që t’u bashkohen në protestë, duke theksuar se kundërshtimi i shtrenjtimit të energjisë është i domosdoshëm për mbrojtjen e mirëqenies së qytetarëve.

Rizgjedhja e Abdixhikut në krye të LDK-së, vjen reagimi i parë nga Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka bërë reagimin e tij të parë katër ditë pas mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në të cilin Lumir Abdixhiku u rizgjodh kryetar i partisë.

Hoti, i cili para Kuvendit kishte shprehur gatishmërinë për të marrë drejtimin e LDK-së, nuk e shpalli kandidaturën e tij gjatë punimeve të Kuvendit, raporton IndeksOnline.

Pak çaste me parë, Hoti ka publikuar një fotografi në rrjete sociale me logon e LDK-së, ku shihet duke ngritur dy gishta, simbol i kësaj partie.

Ky veprim i tij mund të interpretohet si mesazh mbështetjeje dhe përkatësie ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mbetet për tu parë në ditët në vazhim se cila do të jetë pozicioni i Avdullah Hotit në LDK.

Luiz Ejlli dhe Arbana Osmani bashkojnë forcat për “Ferma Vip”?

Luiz Ejlli është pyetur nga mediat në Kosovë nëse do të jetë në rolin e kryeplakut në “Ferma Vip”në edicionin e tij të ri që thuhet se do të prezantohet nga Arbana Osmani.

Luizi la të kuptohet se do të jetë pjesë e një projekti të ri televiziv, megjithatë nuk konfirmoi nëse do të jetë Ferma apo jo.

“Thonë ku ka zë, nuk është pa gjë. Ka pasur oferta. Por unë kam qejf me një lëvizje që do bëj…duroni dhe pak ditë.. me një lëvizje që do bëj do e marrin përgjigjen të gjithë. Duroni dhe pak ditë. Duro 10 ditë. Gjë më e mirë është me u përfolur, por do jem diçka. Se ku…Nuk e di dmth”.

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të PZAP-it.

Ai tha se duhet pritur 48 orë për të parë nëse do të ketë ankesa në Gjykatën Supreme ndaj këtyre vendimeve.

Nëse nuk parashtrohen ankesa, KQZ duhet të mblidhet për certifikimin e rezultateve zgjedhore, pas së cilës Presidentja hap rrugën për caktimin e seancës konstituive të Kuvendit, e cila duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga certifikimi i zgjedhjeve.

“Duhet pritur nëse brenda 48 orëve të ardhshme do të ketë ankesa në Gjykatën Supreme ndaj këtyre vendimeve të PZAP-it nga palët e pakënaqura. Nëse nuk ka ankesa në Supreme pas 48 orësh, KQZ duhet të mblidhet dhe t’i certifikojë zgjedhjet. Nga momenti i certifikimit të rezultateve hapet rruga që Presidentja të caktojë seancën e konstituimit të Kuvendit, e cila duhet të mbahet dhe të përfundojë brenda 30 ditëve nga dita e certifikimit të zgjedhjeve”, tha ai për GazetaBlic.

Specialja del me një njoftim të rëndësishëm për Thaçin

Gjykata Speciale ka publikuar një video përmbledhese të procesit të gjykimit në Hagë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, duke shpjeguar atë se çfarë ka ndodhur që nga konfirmimi i aktakuzës e deri tek paraqitja e dëshmitarëve.

Specialja ka njoftuar se deklarimet përmbyllëse nga mbrojtja do të bëhen nga data 9 shkurt, dhe më pas gjyqtarët do të fillojnë vlerësimet e tyre konfidenciale.

“Fjalët përfundimtare në gjyqin Thaçi etj. do të fillojnë më 9 shkurt”, ka njoftuar Specialja.

Sipas njoftimit të Gjykatës, do të vlerësohet pesha dhe besueshmëria e secilit prej dëshmitarëve dhe secila pjesë e provave që janë ofruar.

POSTIMI:

U përpoq ta ndalonte, motoçiklisti godet policin në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një zyrtar policor.

Zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, tha se gjatë përpjekjes së policit për ta ndaluar, motoçiklisti e ka goditur atë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë, zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Merr vëmendje komenti i Arbër Hajdarit për Gjestin

Gjesti ka publikuar disa ditë më parë projektin e tij më të ri muzikor, “Memories”, një këngë e ndjerë e dedikuar për vëllain e tij të ndjerë.

Projekti është pritur shumë mirë nga publiku, duke marrë komente të shumta dhe mbështetje të madhe në rrjete sociale.

Mes reagimeve të shumta, vëmendje ka tërhequr edhe komenti i opinionistit të “Big Brother VIP Albania”, Arbër Hajdari

“Zoti është me durimtarët”, ka shkruar Hajdari në videoklipin e këngës së Gjestit.

Ky koment ka marrë jo më pak se 25 mijë pëlqime, duke u bërë një nga reagimet më të përhapura nga ndjekësit.