div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-501 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

Policia e Kosovës, gjegjësisht sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Sipas policisë, personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprat “Ngacmim” dhe “Sulm”.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, policia lut qytetarët që të kontaktojnë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.

Deputetja Fitore Pacolli provon të frikësojë mediat me “padi” pas raportimeve se edhe burri i saj mori mijëra euro nga shteti

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, e cila kohëve të fundit ka qenë e pranishme vazhdimisht në media për grantet që kanë fituar nga ministria e Bujqësisë, vëllai dhe daja i saj, tashmë është rikthyer përsëri në faqet e mediave përsëri për të njëjtën çështje.

“Vox Kosova” dje ka raportuar bazuar në disa dokumente, se si organizata që drejton burri i deputetes Fitore Pacolli ka fituar një shumë rreth 50 mijë euro në dy vite nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit që drejton Harjulla Çeku.

Për këtë ka reaguar sot vetë deputetja Pacolli, duke publikuar një fotografi me biçikletë e duke i cilësuar si shpifje dhe duke thënë se do t’i drejtohet gjykatës.

“Por këta shpifës kanë hasur në një gur të fortë: as një grimcë nuk ma heqin, e lëre më të më thyejnë.Dëgjohemi më vonë”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi ☀️

Dita e re, shpifje të reja!

Paska me më shku e diela duke shkruar padi. E diela e padive 🤣. Ju që shpifët dje, tashmë veçse jeni futur në listë. E ju që do shpifni sot e njëjta ju pret.

Para disa ditësh, një raport i pavarur i shoqërisë civile më shpalli si gruan më të sulmuar. Dhe po, është e vërtetë më kanë sulmuar më së shumti.

Por këta shpifës kanë hasur në një gur të fortë: as një grimcë nuk ma heqin, e lëre më të më thyejnë.

Dëgjohemi më vonë

Pas shuplakës në Big Brother, flet për herë të parë Joz Marku për Gjestin

Ish-banori i edicionit të fundit të Big Brother VIP, Joz Marku ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën muzikore, projektet që do të vijnë, jetën personale dhe jo vetëm.

Ndër tjerash ai u pyet edhe për raportin me Gjestin, me të cilin pati përplasje të mëdha gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Këngëtari u përgjigj duke thënë se nuk ka pasur fare kontakt me të dhe se një bashkëpunim mes tyre do të ishte i pamundur.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Ke komunikuar me Gjestin?

Jozi: Kurrë.

Ronaldo: Kurrë pas Big Brotherit?

Jozi: Asnjëherë, zero.

Ronaldo: Keni rastisur ndokund?

Jozi: Jo. Asnjëherë.

Ronaldo: Po nëse menaxheri yt ose i Gjestit thotë që ju të bëni një këngë të dy? Do ta bënit?

Jozi: Këngë të dy është e pamundur mendoj.

Ronaldo: Pse? Ne jemi popull që dimë të falim…

Jozi: Patjetër që po, shumë ok për atë. E shoh diçka të pamundur. Nëse duam të themi gjëra kot po mund të themi por…

Ronaldo: Do të jesh i sinqertë në raport me publikun?

Jozi: Po.

Ronaldo: Zero shanse për bashkëpunime. As një mesazh ose nuk keni rastisur ndonjëherë në korridoret e Top Channel?

Jozi: Anjëherë, nuk e di po si duket na i bëjnë këto oraret unë paradite ai pasdite.

U përfol për një lidhje me Hatin, flet biznesmeni i njohur

Prej disa ditësh në rrjet kanë qarkulluar thashetheme për një lidhje të mundshme mes influenceres Hati Brika dhe biznesmenit Enea Marku. Dyshimet u shtuan pas pranisë së tij në festën e ditëlindjes së Hatit, ku të ftuarat ishin thuajse të gjitha vajza.

Në reagimin e tij të parë publik, Marku mohon kategorikisht çdo përfshirje dhe i cilëson lajmet si të rreme.

“Dua të ndaj me të gjithë një sqarim shumë të rëndësishëm, sepse kohët e fundit po qarkullojnë lajme, thashetheme dhe spekulime rreth meje, Enea Marku, dhe një personi tjetër me emrin Hati. Dua të them qartë dhe pa asnjë dyshim: asgjë nga këto nuk është e vërtetë,” shkruan ai.

Ai i konsideron këto si “gënjeshtra të plota, të shpikura dhe të përhapura nga portale që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën” dhe shton: “Nuk kam asnjë marrëdhënie me personin që përmendet, dhe çdo insinuatë në këtë drejtim është e rreme dhe keqdashëse”.

Marku përmbyll reagimin e tij duke kërkuar respekt për privatësinë dhe duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.

E sulmon dhe e fyen policin pas aksidentit – Policia përdor sprej për ta neutralizuar sulmuesin

Një incident i rëndë është regjistruar pas mesnate në qytetin e Gjilanit, ku një person ka sulmuar fizikisht dhe verbalisht zyrtarët policorë në vendin e një aksidenti trafiku, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 24 korrik 2025, rreth orës 00:45, pas një aksidenti në rrugën “Lufta e Gjilanit 44”, njësia patrulluese ka dalë në vendngjarje për të trajtuar rastin.

Mirëpo, sapo zyrtarët kanë nisur veprimet procedurale, i dyshuari, Flamur Bislimi, 23-vjeçar i cili ishte njëri nga shoferët e përfshirë në aksident, ka shfaqur sjellje arrogante dhe provokuese ndaj tyre.

Sipas Policisë, i njëjti ka penguar zyrtarët në kryerjen e detyrës, duke i fyer dhe shtyrë fizikisht, konkretisht njëri prej zyrtarëve është shtyrë me duar në krahë gjatë përpjekjes për ta vendosur nën kontroll.

Për ta neutralizuar situatën dhe shmangur përshkallëzimin, zyrtarët janë detyruar të përdorin spray OC dhe ta shoqërojnë të dyshuarin në stacionin policor.

Pas intervistimit dhe konsultimit me prokuroren kujdestare, është marrë vendim që Flamur Bislimi të ndalohet për 48 orë për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Nëna e Kevinit fotografohet në bikini ekspozon gjoksin

Përkundër moshës, nëna e Kevinit po arrin të jetë në top formë.

Ajo vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale duke postuar imazhe të ndryshme.

Se fundmi, Melita ka ekspoziar linjat e saj joshëse.

Gjatë pushimeve, ajo është fotografuar me bikini.

Në këtë pamje, nëna e Kevniti të BBVK, ekspozon gjoksin e saj gjigant.

Edhe pse i ka kaluar të 50-tat, Melita me këto linja trupore sfidon vajzat e reja. /ORAinfo/

Haradinaj: Nëse je veteran i vërtetë s’kalon nëpër Serbi

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka folur mbi arrestimin e Lulzim Halilit nga autoritetet serbe së fundmi, e cili raportohej se është ish-ushtar UÇK-së.

Haradinaj deklaroi se kushdo që kalon nëpër Serbi, është vetëmohim se je veteran.

Sipas tij, Serbia ka nevojë të krijojë veteranë janë apo nuk janë, pasi që, siç shprehej ai, ka për qëllim përbaltjen e UÇK-së.

“Vet fakti që edhe nëse je një veteran dhe ti e mohon vet që je veteran e kalon lirshëm nëpër Serbi, bile edhe në pantallona të shkurta. Vet fakti edhe nëse je një veteran i vërtetë dhe ke qenë luftëtar i të gjitha luftrave dhe gjykon veten që je i denjë për të kaluar në Serbi, mendoj se është vetëmohim i vetes që je veteran, dhe për mua nuk je veteran kur merr rrugën nëpër Serbi.

“Nëse edhe vetëm për qejfi del në Serbi ti e mohon që je veteran i luftës, sepse haptazi ata kanë një listë për kërkimin e veteranëve. Askush më mirë se vetja nuk e di a ke qenë apo jo veteran. Serbia ka nevojë të krijojë veteranë janë apo nuk janë, ata kanë për qëllim baltosjen e emrit të veteranëve. Serbia këtë e ka detyrë me bë baltosjen. Unë që 27 vitë dhe nuk e llogariti veten aq të denjë dhe luftëtar të madh, dhe as në Mal të Zi e Serbi, por as në Maqedoni nuk dal”, deklaroi Haradinaj në emisionin “Ora 7”.

Kamioni me targa serbe godet veturën me targa shqiptare, ka të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë.

Një automjet është përplasur me një kamion me targa serbe dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Një grua rreth 60 vjeç ka humbur jetën dhe 4 persona të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre është nisur drejt spitali të traumës në Tiranë.

Mes të plagosurve raportohet se është edhe një fëmijë.

Banorët e zonës dhe policia bënë përpjekje për të nxjerrë të plagosurit nga kanali, raportojnë korrespondentët e Top Channel, Klodian Zhivani dhe Brixhilda Deda.

Në ndihmë të të plagosurve kanë ardhur disa ambulanca nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës.

Xheneta e konfirmon lidhjen me boksierin e njohur?

Ka disa ditë që në mediat rozë është duke u përfolur për një lidhje dashurie mes Xheneta Fetahut dhe boksierit, Ardian Krasniqi.

E për të vënë “benzinë mbi zjarr” ish-banorja ka bërë një postim ngacmues.

Në foto shihet se ka veshur një bluzë, ku vëmendje padyshim merr shkronja e vendosur në mes të gjoksit.

Aty është vendosur shkronja “A” e qëndisur me zemër.

Sigurisht, kjo është një lloj konfirmimi për lidhjen e re

“Deputetët pas 26 korrikut do ta humbin mandatin”

Në “Rubikon” në Klan Kosova, opinionisti Rrahman Paçarizi tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta humbin mandatin pas datës 26.

Ai tha se është legjitime të pyetet se cilat janë pasojat nëse nuk përmbushet afati i dhënë i Gjykatës Kushtetuese.

“Në momentin që Gjykata nuk e pranon, i vetmi vendim i arsyeshëm që mundet me dal nga Gjykata Kushtetuese është që deputetëve u merren mandatet, a shkohet direkt në zgjedhje apo i marrin mandatet deputetët që janë në listën e pritjes. Sepse këtyre duhet t’u merren automatikisht mandatet sepse i kanë pasë 30 ditë për ta konsistuar Kuvendin”, tha Paçarizi.