div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-504 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
LAJMI I FUNDIT: Serbia arreston edhe një ish-ushtar të UÇK-së

Mediat serbe raportojnë se Serbia ka arrestuar ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Lulzim Halili.

Ai u arrestua sot në një aksion të përbashkët të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës, UKP-së së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë dhe në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Luftës.

Halili është një ish-anëtar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila vepronte në zonën e Pejës, Prishtinës dhe Gjakovës, përfshirë sulmin ndaj postbllokut të Ushtrisë Jugosllave në Koshare, raporton “Novosti”.

Në konsultim me Zyrën e Prokurorit për Krime Lufte, Halili u ndalua për 48 orë.

Tërhiqet nga gara kandidati i AAK-së për kryetar

Ilir Tasholli, kandidat për kryetar të Lipjanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka vendosur të tërhiqet nga kandidatura.

Tasholli e ka bërë të ditur një gjë të tillë me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, pa njoftuar për arsyet pse e ka bërë këtë. Mirëpo ka thënë se “betejat politike nuk përfundojnë këtu”, shkruan Insajderi.

Dua t’ju njoftoj se, për arsye objektive, kam vendosur të ndal aktivitetin tim politik brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Lipjanit, si dhe nga të gjitha funksionet që kam ushtruar deri më tani”, thuhet në postimin e tij.

Falënderoj me zemër të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë dhe qytetarët që më kanë mbështetur pa hezitim ndër vite – në sfidat lokale dhe ato qendrore. Mbështetja juaj ka qenë motivimi më i madh në çdo angazhim timin”, vijon postimi i tij. /Insajderi.org/

 

Ndërron jetë nëna e ish-deputetit të PDK-së, Hisen Berisha

Ka ndërruar jetë Ryve Zeneli – Berisha, nëna e komandantit dhe bashkëluftëtarit të njohur, njëherëshit edhe ish-deputet i PDK-së, Hisen Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti Berisha.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet të mërkurën, më 23 korrik 2025, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Rashkoc.

Bashkëluftëtarët e interesuar për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit janë ftuar të mblidhen deri në orën 13:30 në Qendrën Sportive/Restorantin “Arlindi & Argjendi” në Kodër të Becit.

Vdekja tragjike e punëtorit në Skenderaj, Nura njofton se nuk do të ketë program muzikor për qytetarët

Kryetari i Komunës së Skenderajt ka dalë me njoftim për qytetarët se sot nuk do të ketë program muzikor në kuadër të festivalit ”Mërgata Fest”, shkruan Gazeta Demos.

Kjo për arsye të vdekjes së punëtorit Robert Veliu, i cili vdiq tragjikisht duke punuar sot në Skenderaj.

”’Të nderuar qytetarë, pjesëmarrës të festivalit Mërgata Fest dhe ju bashkatdhetarë,

Për shkak të vdekjes së papritur të bashkëqytetarit tonë, të riut Robert Veliu, dhe në respek të thellë ndaj familjes së pikëlluar Veliu, programi i sotëm muzikor në festival anulohet.

Duke besuar në mirëkuptim e secilit përballë këtij rasti të dhimbshëm, i shprehi ngushëllimet më të thella familjes Veliu, shokëve dhe dashamirëve!”, shkruan Nura.

E rëndë: Vdes i riu nga Malisheva

Ka ndërruar jetë i riu nga Malisheva, i cili u godit ditë më parë nga një automjet, shkruan Gazeta Demos.

I ndjeri, Shkodran Morina nga fshati Burim i Malishevës, nuk mundi t’i përballojë plagëve të marra që i ishin shkaktuar nga ky aksident.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur mediat lokale në Malishevë.

Gruaja e Diogo Jotas bën postimin e parë në rrjetet sociale që nga vdekja tragjike e tij

Rute Cardoso, gruaja e Diogo Jotës, ka ndarë postimin e saj të parë në rrjetet sociale pas vdekjes tragjike të futbollistit të Liverpoolit.

Jota humbi jetën në fillim të këtij muaji në një aksident automobilistik në Spanjë, ku fatkeqësisht humbi jetën edhe vëllai i tij, Andre Silva, gjithashtu futbollist profesionist.

Futbollistët e Liverpoolit i bënë homazhe shokut të tyre, ndër ta edhe Andy Robertson, i cili publikoi një deklaratë emocionuese pas ndarjes nga jeta të Jotës.

Vetëm pak ditë para aksidentit, Jota ishte martuar me partneren e tij prej shumë vitesh, Rute Cardoso. Ai i kishte propozuar asaj në korrik të vitit 2022 dhe dasma u zhvillua më 22 qershor 2025.

Në përvjetorin e njëmujorit të martesës, Rute publikoi disa foto nga dita e dasmës së tyre, të shoqëruara me mbishkrimin prekës: “1 muaj që kur thamë ‘Derisa vdekja të na ndajë’. Përgjithmonë, nusja jote.”

Jota dhe Rute kishin një lidhje të gjatë që nga fëmijëria, me fotografi të tyre që datojnë që nga viti 2013. Ata ishin një çift shumë i dashur për publikun.

Çifti kishte tre fëmijë së bashku: një djalë katërvjeçar, një djalë dyvjeçar dhe një vajzë e vogël, e lindur vitin e kaluar.

Rute e kishte mbështetur vazhdimisht Jotën gjatë gjithë karrierës së tij, shpeshherë duke ndarë momente nga tribunat, si në ndeshjet me Liverpoolin, ashtu edhe me kombëtaren e Portugalisë.

Hati harron Jasharin, në një romancë me biznesmenin e njohur shqiptar?

Hati Brika festoi ditëlindjen dy ditë më parë me një festë luksoze ku dominuan femrat dhe eleganca.

E rrethuar nga shumë mike, ajo u shfaq në qendër të vëmendjes me stilin e saj të veçantë.

Por ajo që ra më së shumti në sy ishte prania e një biznesmeni nga Shqipëria, Enea Marku.

Sipas Kosovarja, ai ishte mashkulli i vetëm në mesin e dhjetëra të ftuarve, duke e shoqëruar nga afër Hatin në këtë ditë të veçantë.

Ende nuk dihet nëse marrëdhënia e tij me Hatin është thjesht miqësore apo diçka më shumë, por fakti që ai ishte i pranishëm në një moment kaq të rëndësishëm për të, ka ngjallur shumë kureshtje.

IHMK-ja: Kosova në rrezik ekstrem nga temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi ka njoftuar për rreziqet e temperaturave të larta që po mbizotërojnë këto ditë.

“Kushtet e motit jashtëzakonisht të rrezikshme, veçanërisht nëse zgjatë disa ditë rresht. Jetët e rrezikuara të njerëzve (veçanërisht për të sëmurët kronikë, personat nën terapi dhe kontroll mjekësor) dhe kafshëve. Probleme në furnizim me ujë, energji elektrike, vështirësi në trafik. Kushte moti jashtëzakonisht të favorshme për zjarre në pyje dhe të tjera”, thuhet në njoftim.

IHMK-ja ka thënë se sa i përket motit, Kosova gjendet në zonën e kuqe, e cila llogaritet me rrezik ekstrem.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë ka rekomanduar që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 22 – 25 korrik 2025.

Ky njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë vjen pas vdekjes së dy punëtorëve të ndërtimit, të hënën në Gjakovë.

“Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta. Ftohen të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Gjesti ‘zbulon’ lidhjen e re? Fotoja që po bën xhiron në rrjet

Ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, ka publikuar orë më parë një foto të rrallë që ka ngjallur menjëherë reagime të shumta në rrjet.

Në imazh, këngëtari shfaqet duke pozuar para pasqyrës, por ajo që tërheq më shumë vëmendjen është një dorë femre që e prek në trup, duke ngritur dyshime për një lidhje të re, shkruan “Kosovarja”.

Ky detaj i vogël ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë se Gjesti është në një romancë të re dhe komentet në rrjete sociale nuk kanë munguar.

Mbetet për t’u parë në vazhdim nëse Gjesti do të zbulojë më shumë rreth kësaj lidhje.