div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-506 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Miliona në vlerë dinari, dhjetëra mijëra euro dhe një armë pa leje- Çka u gjet tek eprori i dyshuar për spiunazh?

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) kanë realizuar një operacion për veprën penale “spiunazhi”, ku është vënë në pranga një epror policie.

Bojan Jevtic, zëvendëskomandant dhe shef i operativës së një nga strukturave në veri të Kosovës, dyshohet se merrte informacione për sekrete shtetërore të vendit dhe i çonte për tek Agjencia serbe për Inteligjencë, BIA.

Përgjatë bastisjes në shtëpinë e Jevtic, organet e rendit gjetën dy milionë dinarë serb (përreth 17 mijë euro), 10 mijë euro, dokumente dhe një armë pa leje.

Milaim Zeka për Albin Kurtin: Politikan më antishqiptar nuk kemi pasur

Gazetari Milaim Zeka ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti është politikan “antishqiptar”.

Në emisionin “DPT Fidani” në Klan Kosova, ai ka theksuar se vendi nuk ka pasur ndonjë politikan më “antishqiptar” ndonjëherë.

“Politikan më antishtetëror dhe me antishqiptar nuk kemi pasë. Shumë antishqiptar, të gjitha veprimet e tija, që nga formimi i Lëvizjes Vetëvendosje, e deri sot janë veprime antishqiptare, antishtetërore. Një kundër pesëshes së Ahtisaarit”.

“Unë e kam përkrahur Kurtin, se kam menduar se do t’i arrestojë hajnat, por ky doli më hajn se hajnat”, ka thënë Zeka.

Naim Murseli në gjykatë me pamje të re, i mbjell flokët?

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, është shfaqur së fundmi në seancën gjyqësore me një pamje ndryshe, dukshëm me flokë të mbjellë. Kjo ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë komentuar faktin se edhe pse ndodhet në paraburgim për një krim tronditës, ai ka gjetur kohë për ndërhyrje estetike.

Një ndër komentet që mori vëmendje ishte ai i këngëtares Vesa Luma, e cila publikoi një video nga seanca në Instagram Story, duke shkruar:

“Përveçse e ka mbyt grun nër sy të fëmijëve, në burg paska pas kohë Naim Murseli me i mbjell flokët.”

Kujtojmë se rasti i Naim Murselit tronditi opinionin publik në fund të vitit të kaluar, kur u zbulua se ai kishte organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij. Procesi gjyqësor ndaj tij është ende në zhvillim.

Vendimi i Supremes, Kajtazi: Kurti me ministrat deputetë duhet të arrestohen

Analisti Vehbi Kajtazi, e ka komentuar aktvendimin e Gjykatës Supreme, ku dje e ka shpallur të jashtëligjshëm vendimin për arkat fiskale të ministrit në detyrë, Hekuran Murati.

Kajtazi tha se Supremja nuk është marrë se a duhet të liberalizohet a digjitalizohet shërbimi i arkave fiskale, por sipas tij, Supremja ka tëhnë se Murati nuk ka të drejtë ta ushtrojë funksionin e ministrit prej ditës që është certifikuar rezultati zgjedhor.

“Ky aktgjykim, i ushtruar nga një avokat që ka pasur qëllim thjeshtë si përfaqësues i bizneseve, ka konstatuar se Albin Kurti dhe të gjithë ata ministra që e quajnë veten dhe që janë deputetë janë duke ushtruar funksionet e tyre në mënyrë të kundërligjshme”.

“Pra, prej 27 marsit, Albin Kurti si deputet e ka marrë peng Qeverinë e Kosovës dhe po ashtu në të njëjtën kohë e ka marrë peng edhe Kuvendin e Kosovës. Këta janë tepër të padijshëm, përveç që janë kriminelë. Në aktgjykimin e Gjykatës Supreme, këshillë juridike shkruan se ‘ky aktgjykim nuk mund të apelohet’. Pra, ky duhet zbatuar automatikisht”, tha Kajtazi në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se Prokuroria Speciale, që nga dita e djeshme duhet të jetë e gatshme që ta arrestojë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrat në detyrë që janë edhe deputetë.

“Prej dje që është nxjerrë ky aktgjykim, Prokuroria Speciale në krye me Blerim Isufajn, duhet të jetë e gatshme që këta njerëz t’i arrestojë. Pra, duhet ta arrestojë Albin Kurtin, Hekuran Muratin, Xhelal Sveçlën, Albulena Haxhiun. Të gjithë këta që provojnë të hyjnë në institucionin e qeverisë, duhet të arrestohen”, tha ai.

Kajtazi akuzoi Kurtin se çdo ditë e më shumë po punon për t’i rrënuar themelet kushtetuese dhe ligjore të Kosovës.

Time Kadrijaj ironizon me Albin Kurtin: AAK e ka kandidatin, por paska shku në pushime në Greqi

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka ironizuar me mungesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në seancën e 48-të konstituive të Kuvendit, ku vazhdon të mbetet i bllokuar themelimi i institucioneve të reja.

Gjatë diskutimit për caktimin e një anëtari në komisionin për votim të fshehtë, Kadrijaj tha se AAK e ka kandidatin e saj, por aludoi me ironi në mungesën e Kurtit.

“AAK e ka kandidatin, por paska shku në pushime në Greqi”, deklaroi ajo, pas kërkesës së kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që të propozohej një emër nga radhët e opozitës.

Arrestohet në kufi me Serbinë, ky është eprori policor që dyshohet se barte sekrete nga Kosova tek BIA

Ai ishte duke shkuar drejt pikës “Dheu i Bardhë” që ndanë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë.

Bojan Jevtić, epror i lartë me gradë në Policinë e Kosovës, që kishte qasje në informacion të rëndësishëm e sekrete shtetërore, por kishte edhe zëvendëskomandantit dhe shefit të operativës në një prej strukturave të policisë në pjesën veriore të Kosovës, është arrestuar nga njësitet speciale të enjten paradite, raporton Insajderi.

Arrestimi i tij u krye në operacionin e përbashkët mes Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Inspektoratit Policor që po punonin nën urdhëresat e Prokurorisë Speciale.

Arrestimi është pasuar me bastisje në disa lokacione, përfshirë edhe zyrën e tij, e ku janë sekuestruar edhe pajisje elektronike që PSRK-ja beson që do t’i shërbejnë për të vërtetuar dyshimin që ai bartte sekrete shtetërore të Republikës së Kosovës në Serbi.

EKSKLUZIVE | Ky është i arrestuari për spiunazh – Mbante pozitën e zv/komandantit dhe shef i operativës në Policinë e Kosovës

Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht identitetin e zyrtarit të lartë të Policisë së Kosovës, i cili është arrestuar më 17 korrik 2025 në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, nën dyshimet serioze për përfshirje në veprimtari spiunazhi.

I arrestuari është Bojan Jevtić, zyrtar policor me gradë të lartë, që mbante njëkohësisht pozitën e zëvendëskomandantit dhe shefit të operativës në një prej strukturave të policisë në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas burimeve të Sinjalit, Jevtić ka qenë nën hetim dhe vëzhgim prej një kohe të gjatë, për shkak të dyshimeve të bazuara për bashkëpunim me struktura të Serbisë dhe rrjedhje të informatave të ndjeshme me karakter të sigurisë kombëtare.

Arrestimi i tij është bërë nga IPK, ndërsa operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me agjenci të tjera të sigurisë dhe nën autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Pas arrestimit, autoritetet kanë ndërmarrë bastisje në lokacionet e tij personale dhe zyrtare, ku janë sekuestruar pajisje elektronike, dokumente dhe të dhëna të cilat dyshohet se janë përdorur për aktivitetin e tij të dyshuar kriminal.

Rasti ka alarmuar strukturat e sigurisë dhe pritet të ketë edhe arrestime të tjera për natyrës së veprës penale.

Nga Jozi te Don Xhoni, Loredana nuk po i ndahet reperit

Së fundmi, janë shtuar aludimet për një lidhje të mundshme mes Don Xhonit dhe Loredanës.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht lidhur me këto zëra, shkruan “Kosovarja”.

Por veprimi i fundit i Loredanës ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjet.

Ajo ka pëlqyer disa prej postimeve të fundit të reperit, gjë që ka nxitur reagime dhe spekulime të shumta për një afrim mes tyre.

A bëhet fjalë për miqësi, bashkëpunim për ndonjë projekt apo diçka më shumë? Këtë e dinë vetëm ata.

Loredana dhe Don Xhoni, të dy artistë të njohur në skenën muzikore, kanë një histori të gjatë të bashkëpunimeve dhe ngjarjeve të përbashkëta.

Atëherë, diçka e tillë shumë shpejt do të bëhet objekt diskutimi mes fansave të tyre.

Ta ndjekim se si do të zhvillohet kjo situatë ndërsa ata vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e publikut me aktivitetet e tyre në muzikë dhe jetën personale.

Është e qartë se çdo lëvizje e tyre në rrjete sociale sot shndërrohet në një temë të nxehtë, duke krijuar kështu një atmosferë spekulative.

Të dy artistët janë të njohur për stilin e tyre të veçantë dhe për tërheqjen e publikut në mënyra të ndryshme.

Marrëdhëniet shoqërore në këtë botë kampion që quhet showbiz shpesh janë më të komplikuara se sa duken nën dritën e kameras.

Nëse qëndron ende pothuajse çdo ditë një mundësi për ndonjë bashkëpunim të ri mes tyre, kjo do të ishte një lajm i madh për të gjithë adhuruesit e muzikës.

Le të presim dhe shohim se çfarë do të sjellin ditët e ardhshme për ne mbi këtë çift intriguese!

Një veprim i vetëm mund të nxisë një torrente reagimesh dhe të na lërë me pyetje pa përgjigje.

Prandaj, jemi të interesuar të dëgjojmë mendimet tuaja për këtë çështje. Keni ndonjë mendim mbi një mundësi të tillë? Ju lutemi, ndihuni të lirë të ndani mendimin tuaj.

Alarm për motin sot në Kosove – Priten stuhi të fuqishme dhe rrebeshe shiu

Sot(e Enjte) në Kosovë pritet destabilizim intensiv i motit. Paradite ende do të jetë nxehtë me temperatura në shumë vende mbi 30 gradë Celsius. Gjatë ditës ose pasdite zhvillime të fuqishme dhe dendësime masive të vranësirave dhe si pasojë do të fillojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Me ardhjen e frontit të ftohtë pasdite do të ketë gjasa për procese më të bujshme atmosferike me vranësira të dendura dhe stuhi kalimtare me rrebeshe intensive, erëra të fuqishme shkarkesa të fuqishme elektrike dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Me ardhjen e frontit të ftohtë vetëm në disa zona të izoluara do të ketë rrebeshe lokale shiu si në veri – verilindje dhe ndonjë zhvillim i dobët në lindje dhe juglindje të vendit. Në pjesën më të madhe të Shqipërisë fronti i ftohtë nuk do të ketë ndikim të madh.

Rrebeshe intensive dhe stuhi shiu sot priten edhe në disa vise në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme orëve të pasdites apo mbrëmjes.

E Premtja sjellë mot me të këndshëm në aspektin termik dhe pritet stabilizim gradual i atmosferës. Fronti potent do të largohet shpejt gjatë ditës së Enjte.

Fundjava me rritje graduale të temperaturave, ndërsa të dielën pasdite priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan