div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-515 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Rrëzohet një aeroplan në aeroportin e Londrës, dalin pamjet e frikshme

Një avion është rrëzuar në Aeroportin e Londrës.

Policia e Essex tha për BBC-në se u njoftua për një aeroplan 12 metra lart që po merrte flakë në vendin e ngjarjes në Southend-on-Sea pak para pasditës të dielën, përcjell Insajderi.

Shërbimi i Ambulancës së Anglisë Lindore tha se katër ekipe ishin në vendngjarje, përfshirë një automjet reagimi të shpejtë, një automjet reagimi në zona të rrezikshme dhe një ndihmës mjekësor.

Mund të konfirmojmë se ka pasur një incident serioz në Aeroportin e Londrës Southend këtë pasdite që përfshinte një avion të aviacionit të përgjithshëm“, tha një zëdhënës i aeroportit.

Mediumi Daily Mail ka publikuar pamje nga momenti i shpërthimit:

Albulena Haxhiu arrin në Kuvend, tregon nëse do të ketë ndonjë ndryshim sot (Video)

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit të Kosovës varet nga qëndrimi i opozitës.

Ajo theksoi se nëse opozita nuk ndryshon qasjen e saj, atëherë situata do të mbetet e njëjtë si deri më tani.

“Varet nëse opozita ka ndryshuar qëndrimin, natyrisht që mund të ketë ndryshime. Nëse jo, situatën mund ta kemi fatkeqësisht të njëjtë”, tha Haxhiu për mediat para fillimit të përpjekjes së 46-të për konstituimin e Kuvendit.

E rëndë: Vrasje e trefishtë – autori vret nipin dhe djalin 11-vjeçar, më pas vetëvritet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maqedoninë e Veriut dje pasdite. Në qytetin e Prilepit, një burrë ka kryer një akt të tmerrshëm duke vrarë nipin dhe djalin e tij 11-vjeçar, e më pas ka vrarë veten.

Ngjarja e rëndë është raportuar tek autoritetet rreth orës 15:30, por ajo që ka ngritur shqetësim të thellë është fakti se policia ka mbërritur në vendngjarje vetëm pas 7 orësh, rreth orës 22:30!

Festë e lot, detajet që s’u panë nga kanagjeqi i Engjit (VIDEO)

Në mesin e muzikës, ngjyrave tradicionale dhe emocioneve që nuk fshihen dot as pas grimit më të sofistikuar, Engjëllusha Salihu, vajza e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, përjetoi një nga netët më të veçanta të jetës së saj – kanagjeqin.a.

“Natën e çikave”, një traditë që bart më shumë se këngë e valle, por edhe amanete e mall, Engjëllusha e përjetoi mes të afërmve, miqve dhe shumë fytyrave publike që u bënë pjesë e këtij kapitulli të ri në jetën e saj. Këngët e nënës së saj dhe përqafimet e grave të familjes i dhanë kësaj nate një tjetër dimension, një përzierje mes dhimbjes së largimit dhe gëzimit për fillime të reja.

Fjalë zemre nga Shyhrete Behluli në ditën e veçantë të vajzës

Sot është martuar Engjëllusha Salihu, vajza e Shyhrete Behlulit.

Dasma e saj mori vëmendje pasi shumë vetura luksoze u nisën nga Opoja për ta marrë në Prishtinë.

Para pak minutash erdhi edhe urimi i Shyhretës për martesën e vajzës së saj.

Ajo ndau një fotografi krah artistes dhe burrit të saj, duke shkruar: “Engji urime martesa, paç jete te lumtur ashtu qysh kem qef na”.

Engjëllusha dhe Mërgimi ndezin atmosferën duke vallëzuar nën ritmin e tupanave (Video)

Engjëllusha Salihu dhe Mërgimi janë cifti më i ri në show biz.

Sonte është duke u mbajtur dasma e tyre, ku po përcillet me kureshtje të madhe nga publiku.

Janë publikuar disa pjesë nga dasma që pombahet ndër to edhe video ku shihet cifti duke vallëzuar me tupana.

Ata duket se po bëjnë atmosferë mahnitëse në dasmën madhështore.

Shiko videon:

 

Dridhet Bundestagu, deputeti gjerman: Serbia kreu gjenocid në Kosovë

Parlamenti gjerman mbajti një seancë speciale për të shënuar 30-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, ku në korrik të vitit 1995, forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem boshnjakë. Në sallë ishin të pranishëm dy të mbijetuar, ambasadorët e Bosnjës dhe Kosovës në Berlin.

Deputeti gjerman Michael Brand (CDU) tha se është e gabuar të thuhet që lufta e parë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore ishte ajo në Ukrainë, duke theksuar se Serbia, e mbështetur nga Rusia, kishte nisur luftëra që në vitin 1991 kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe më pas Kosovës.
“Evropa nuk kishte qëndrim të qartë për këto luftëra. Kishte vetëm fjalë, në vend që të veprohej,” theksoi ai.

Brand përmendi edhe një deklaratë të hershme të Aleksandar Vuçiqit:
“Nëse ju e vrisni një serb, atëherë ne vrasim 100 myslimanë,” duke e cilësuar si simbol të vazhdimësisë së dhunës, propagandës dhe lidhjeve të tij me Putinin

 

 

Deputetët kritikuan ashpër rolin e bashkësisë ndërkombëtare dhe qëndrimin e dobët të Evropës ndaj aleancës serbo-ruso-kineze.

Një fjalim prekës mbajti edhe deputetja Jasmina Hostert, e lindur në Sarajevë, e cila humbi dorën në luftë. Ndërkohë, tensione u shkaktuan kur një deputet i ekstremit të djathtë relativizoi gjenocidin në Srebrenicë.

Më 23 maj 2024, OKB shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, me Gjermaninë si nismëtare të Rezolutës.

Rrahje me grushte, karrige e thikë në një restorant– Policia jep detaje për konfliktin në të cilin njëri nxori edhe armën

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur sot në një restorant në rrugën “Wesley Clark” në Ferizaj, ku katër persona janë arrestuar për përfshirje në një incident me lëndime të lehta trupore dhe kanosje me armë.

Ngjarja është raportuar në stacionin policor të Ferizajt rreth orës 03:40 të datës 12 korrik. Sipas Policisë së Kosovës, menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet patrulluese kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar të dyshuarit në stacion për intervistim.

Sipas hetimeve të para, rasti nisi pas një mosmarrëveshjeje verbale mes katër personave, që më pas u përshkallëzua në përleshje fizike ku janë përdorur grushta dhe karrige. Gjatë incidentit, njëri nga të dyshuarit ka nxjerrë një armë zjarri nga brezi, ndërsa një tjetër ka përdorur një thikë.

 

 

Policia ka sekuestruar në vendngjarje një armë zjarri me 14 fishekë si dhe një thikë të përdorur në konflikt.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve të tyre, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit janë ndaluar për 48 orë.

“Babai m’ka mbyllë në shpajz, më ka rrahur me kabllo”, “Tezja jem u kanë gruaja e parë e babës së Liridonës” – Instituti i Forenzikës nxjerr raportin për gjendjen psikologjike

Me urdhër të Gjykatës, Instituti i Forenzikës Psikiatrike ka kryer një ekzaminim të detajuar psikiatrik ndaj të pandehurit Naim Murseli. Në vijim mund të gjeni se çfarë ka deklaruar ai dhe çfarë konstatuan ekspertet ne lidhje me gjendjen e tij psikike.

Sipas raportit të siguruar nga Insajderi, vetë Murseli ka deklaruar se ka pasur një fëmijëri të vështirë, duke pretenduar se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga babai i tij. Ai ka thënë se është mbyllur disa herë në shpajz dhe se babai e ka rrahur me kabëll elektrik. Si djali i parë në familje, sipas pretendimeve të tij, ai nuk ka pasur trajtim të veçantë, përkundrazi është ndjerë i privuar. Ai ka përmendur gjithashtu se motra e madhe ishte larguar nga shtëpia në moshën 15-vjeçare dhe kishte qëndruar në një strehimore sociale, për t’u martuar më vonë me një shtetas suedez.

Gjithashtu, ai ka pohuar se gjatë fëmijërisë ka pasur një operim në zemër.

Në lidhje me ish-bashkëshorten e tij, Liridonën, Murseli ka deklaruar se e kishte takuar rreth moshës 19-vjeçare në një dasmë familjare. Ai pretendon se kishte pasur presion nga familja për t’u martuar me një shqiptare, por lidhja me Liridonën ishte kundërshtuar pasi, sipas tij, tezja e Naimit kishte qenë gruaja e parë e babait të Liridonës.

Murseli ka thënë se fejesa e tyre ndodhi në vitin 2010 përmes ndërmjetësimit të dajës së tij dhe zgjati deri në korrik të vitit 2011. Ai ka pretenduar se marrëdhëniet me Liridonën kanë qenë të mira dhe se, gjatë katër viteve të bashkëjetesës në Suedi me familjen e tij. Po ashtu ai ka deklaruar se kishte ndihmuar në rritjen e fëmijëve.

I akuzuari për organizimin e vrasjes së bashkëshortës ka deklaruar se në vitin 2021 ka hapur një kompani pastrimi për të inkuadruar ish-bashkëshorten, pra Liridonën në punë. Po atë vit, sipas tij, hapi edhe një kafiteri me një mik, të cilit më vonë ia ka shitur aksionet për shumën prej 100 mijë eurosh.

Sipas raportit të ekspertizës, psikiatrit kanë konstatuar se Naim Murseli nuk vuan nga asnjë çrregullim mendor, i përhershëm apo i përkohshëm. Ai nuk ka shfaqur as shenja të prapambetjes mendore, as abuzim me substanca psikoaktive apo alkool. Gjithashtu, në kohën e kryerjes së veprës penale për të cilën akuzohet, nuk janë identifikuar shenja të ndonjë gjendjeje patologjike që do të ndikonte në aftësinë e tij për të kuptuar apo kontrolluar veprimet.

Ekspertiza përfundon se Murseli është plotësisht i përgjegjshëm për veprimet e tij dhe në gjendje të përballet me procesin gjyqësor. Ai e kupton natyrën e akuzës dhe është i aftë të mbrohet vetë ose përmes avokatëve të tij.

Murseli para katër javësh ishte dërguar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike për ekzaminim psikiatrik.

Kërkesën për ekzaminim psikiatrik, mbrojtja e Murselit e kishte justifikuar duke thënë se klienti ka shpërfaqur gjendje psikiatrike të paqëndrueshme.

Në seancën e shqyrtimit fillestar, por edhe në seancën e parë të shqyrtimit gjyqësor, Murseli është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij.

Sipas aktakuzës, Murseli dyshohet se e ka organizuar vrasjen e Liridonës për motive hakmarrjeje dhe për të përfituar financiarisht nga një sigurim jetësor në Suedi, në vlerë rreth 260 mijë euro. Sipas prokurorisë, vrasjen ai e ka planifikuar së bashku me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të cilëve ua ka premtuar një shumë prej 30 mijë eurosh për kryerjen e krimit.

Liridona Ademaj është vrarë në mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-tës, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht ishte raportuar se bëhet fjalë për një grabitje, e më pas  Prokuroria bëri të ditur se është inskenim i një grabitjeje.

Dalin fotot-Ja kush po e shoqëron Adriana Matoshin në pushime, kështu nuk i keni parë kurrë më parë

Aktorja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka nisur pushimet verore – dhe këtë e ka konfirmuar përmes një fotografie të publikuar nga mikja e saj, aktorja Arjola Demiri.

Në imazhin e ndarë nga Demiri, dyshja duken të relaksuara teksa shijojnë një mëngjes të pasur me pamje spektakolare mbi det.