div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-527 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vdekja e 2 vjeçares në pishinën e familjes, policia jep detajet e fundit

Një fëmijë 2 vjeçar është mbytur mbrëmë në një pishinë familjare në fshatin Zallq të Istogut.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 19:40, policia është njoftuar për një rast në fshatin Zallq të Komunës së Istogit. Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare. Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Gashi.

Gashi tha se për rastin është njoftuar prokurori dhe se kanë nisur hetimet.

Kurse në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“HETIM I VDEKJES- Istog / 05.07.2025 – 18:30. Viktima femër/kosovare-fëmijë ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se ka rënë në pishinë, mjekët kanë konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Vdes në një ndeshje bamirësie ish portieri i njohur

Firos Mohamed, ish-portieri i njohur i Penang FC, ndërroi jetë tragjikisht gjatë një ndeshjeje bamirësie në Malajzi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ndodhi në stadiumin e Këshillit Bashkiak Manjung, në shtetin e Perakut, ku 53-vjeçari u rrëzua papritur në fushë. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të stafit mjekësor, përpjekjet për ta shpëtuar nuk dhanë rezultat.

Mohamed, i njohur për paraqitjet e tij të qëndrueshme gjatë viteve 1990, ka lënë një boshllëk të madh në futbollin malajzian.

Klubi i Penang shprehu ngushëllimet e sinqerta për familjen dhe komunitetin sportiv, duke kujtuar atë si një sportist të përkushtuar dhe njeri me shpirt të madh.

 

 

Vdes në QKUK një i ri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë. Një i ri rreth 19-vjeçar, ka humbur jetën tragjikisht pasi është rreziuar në vendin e tij të punës.

Policia e ka konfrimuar rastin, raporton IndeksOnline.

Viktima është dërguar në Klinikën Emergjente me lëndime të rënda, por përkundër veprimeve të ndërmarra nga ekipi mjekësor, i riu s’ka arritur të mbijetojë.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku dhe më pas trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Gjakovë / 05.07.2025 – 21:55. Viktima m/k në vendin e tij të punës në një fabrikë të tullave në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime të rënda. Viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në QE-Gjakovë dhe pastaj në QKUK, mirëpo dyshohet për shkak të lëndimeve të rënda, rreth orës 00:20’ të datës  06.07.2025 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.” thuhet në raportin e plotë të policisë.

Kjo është bashkëshortja bukuroshe e “Tevides”, aktori ndan momente të rralla familjare

Së fundmi, aktori i njohur Butrint Lumi ka publikuar një fotografi ku shfaqet me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy vajzat.

Në përshkrim të fotos, ai ka shkruar:

“Shumë urime për mamin dhe gruan më të mirë në botë.”

Ky moment ka ngjallë interesim tek ndjekësit e tij, të cilët janë mësuar ta shohin Butrintin në rolin humoristik të Tevides në serialin “Bashkallajk”.

Nga një personazh që bën publikun të qeshë çdo javë, aktori dëshmon se jashtë skene është një burrë familjar, i përkushtuar dhe i ndjeshëm.

Marko Perkoviq Thompson ndez Zagrebin me fanellën me numrin 03941158 Ky është kuptimi i këtij numri

Qindra mijëra njerëz janë mbledhur në Zagreb të shtunën për koncertin e rok-këngëtarit të njohur kroat, Marko Perkoviq Thompson, në atë që ishte paralajmëruar si koncerti më i madh ndonjëherë me pagesë.

“E, moj narode”, “Kletvu kralja Zvonimira” e “Bosnu” ishin disa prej këngëve që ai ka interpretuar.

Thompson në skenë ka dalë me një fanellë që mbante numrin “03941158”. E siç ka shkruar “Jutarnji” kjo s’është hera e parë që ai ka bartur këtë numër. Këtë numër ai ia dedikon Zvonko Bushiqit, të cilit ia ka kushtuar edhe këngën “Duh ratnika”. Bushiq ishte një prej njerëzve që kishin marrë peng aeroplanin me 76 pasagjerë në fluturimin New York – Chicago më 1976. Qëllimi i marrjes peng ishte për ta shpjeguar rastin e Kroacisë në Jugosllavinë e atëhershme dhe duke bërë thirrje për pavarësi duke luftuar hegjemoninë serbe. Më 1977, ai u dënua me burgim të përjetshëm. U fal pasi kaloi 32 vjet në burg. Si i burgosur, ka pasur numrin “03941158”.

Policia ka bërë të ditur se mbi 450 mijë bileta janë shitur për koncertin. I gjithë qyteti ka qenë i bllokuar, ndërsa mbi 6200 policë janë aktivizuar në çështjen e sigurisë.

Thompson, të cilit i janë ndaluar koncerte në disa shtete të Evropës, përfshirë Holandë, Zvicër e Bosnje, akuzohet se ka qëndrime mbështetëse për qeverinë ustashe të Luftës së Dytë Botërore në Kroaci, të mbështetur nga nazistët.

Këngëtari, që nofkën e ka marrë nga arma amerikane Thompson të cilën e ka përdorur në luftë gjatë të ’90-ave, ka refuzuar deklarimet se këngët e tij mbështesin nazizmin.

Ustashët akuzohen për vrasje të hebrenjve, serbëve e romëve në periudhën 1941-1945.

Thompson më herët ka thënë se këngët e tij përfaqësojnë dashurinë nga Zoti, familja, vendlindja dhe njerëzit.

Në rrugët e Zagrebit fansat drejt koncertit kanë shkuar me flamuj kroatë.

Koncerti është aq i madh sa që edhe autoritetet e Kosovës kanë bërë thirrje që shtetasit kosovarë të shmangin disa autostrada drejt Zagrebit dhe kanë bërë thirrje që diaspora të shmangë udhëtimet në këtë kohë drejt Zagrebit.

E dhimbshme në Istog: Mbytet një fëmijë në një pishinë

Një fëmijë është mbytur gjatë mbrëmjes së sotme në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare në fshatin Zallq. Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, u deklarua Gashi.

Lushaku: “Ishim të shqetësuar për alarmin e bombës, Vetëvendosja të respektojë agjendën”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me alarmin për bombë në ndërtesën e Kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo tha se si qytetarë dhe si përfaqësuese të institucioneve ishin të alarmuar nga ky incident dhe kërkoi që situata të sqarohet plotësisht për të mos përsëritur më.

Gjithashtu, Lushaku-Sadriu u bëri thirrje deputetëve të Vetëvendosjes që të respektojnë agjendën e miratuar nga kryesia e Kuvendit dhe të lejojnë vijimin normal të punës në institucion.

“Ishim të shqetësuar sikur të gjithë qytetarët kur dëgjuan se në institucionin legjislativ ka alarm bombe, kjo të jetë sqaruar si çështje dhe të mos ndodhë më, por për procedurat tjera shohim se çfarë do të ndodhë”, tha deputetja.

Berisha i bie pishman: Unë do ta votoj bash kë ta qesin

Deputeti i betuar i AAK-së, Bekë Berisha para seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit u shpreh se po duket që duan të bëjnë një mocion për për çështjen e ndërrimit të votimit dhe sipas tij, për votimin e hapur, ai do të reflektojë i pari.

Deputeti Berisha në lidhje me këtë u shpreh se do ta votojë këto që e propozojnë.

“Kjo situatë është bërë e tepërt edhe ne duhet të reflektojmë të gjithë, po duket që duan ta bëjnë një mocion për çështjen e ndërrimit të votimit edhe kur të dalin në atë pjesën e votimit të hapur, besoj që do të reflektojë unë së pari, sepse nuk dua në kurriz të Kosovës të mbajë hidhërim me askënd”.

“As nuk ma determinon mendimin politik as opozita, se unë nuk jam opozitë së pari, se këtu nuk dihet kush do ta bëjë qeverinë, mirëpo do të shohim momentin e parë për ta gjetur formën si të dalim nga kjo situatë”.

“Nëse ka sot prezencë të deputetëve që mund të rrëzohet ai opsion, është rrugëdalje dhe është reflektim, por që jo atëhere seancën e ardhshme besoj do ta rrëzojmë, sepse ka njerëz që duan ta rrëzojnë, kur të dalim në të hapur pastaj duhet ta kryejmë këtë punë. O more po vallahi bash kë ta qesin”, u shpreh tutje Berisha.

Ronela Hajati ndez rrjetin me një postim misterioz: Kush është mashkulli në krah të saj?

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka befasuar ndjekësit e saj me një postim të papritur në rrjetet sociale, duke nxitur menjëherë spekulime për një romancë të re në jetën e saj

Në një foto që tashmë po bën xhiron e rrjetit, Ronela shfaqet në plazh, e buzëqeshur pranë një mashkulli misterioz. Edhe pse fytyra e tij nuk duket, pasi në imazh dallohet vetëm pjesa e pasme e kokës dhe flokët, gjuha e trupit dhe afërsia mes tyre kanë ngjallur dyshime se bëhet fjalë për partnerin e saj të ri.

Këngëtarja nuk e ka etiketuar personin në fjalë, as ka shoqëruar postimin me ndonjë mbishkrim sqarues, por kjo nuk i ka ndalur komentet nga ndjekësit e shumtë që kanë “zbuluar” menjëherë një lidhje të mundshme.

Ronela është treguar gjithmonë diskrete për jetën e saj private, duke mbajtur larg vëmendjes publike marrëdhëniet sentimentale. Megjithatë, kjo foto e fundit duket se ka hapur një kapitull të ri për të, ose së paku, një faqe të re në kureshtjen e ndjekësve.

Ja cila është arsyeja pse Cristiano Ronaldo nuk mori pjesë në funeralin e Diogo Jotës

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, nuk mori pjesë në funeralin e shokut të tij të kombëtares, Diogo Jota, dhe të vëllait të tij Andre Silva, që ndërruan jetë në një aksident tragjik me makinë në Spanjë, shkruan Gazeta Sinjali.

Funerali u zhvillua në qytetin e vogël Gondomar pranë Portos, ku shumë futbollistë nga Portugalia dhe klubet e Jotës ishin të pranishëm për të nderuar memorien e tyre.

Sipas mediumit britanik The Mirror, arsyeja e mungesës së Ronaldos ishte dëshira e tij që prania e tij të mos krijonte trazira ose shqetësime në komunitetin e vogël, duke respektuar kështu familjen dhe qytetarët e zonës.

Ky vendim i kapitenit portugez tronditi dhe habiti botën e futbollit, duke treguar një dimension të tij më të ndjeshëm dhe respektues ndaj situatave të vështira personale të miqve të tij.