div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-532 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Danjës

Gjesti dhe Danja kanë vazhduar shoqërinë e tyre edhe jashtë shtëpisë së Big Brother.

Danja ka përfunduar me sukses rrugëtimin e saj në moderim, duke përmbyllur sezonin me një tekst falënderues në Instagram.

Siç duket kjo i ka pëlqyer Gjestit ndonëse ka reguar në postimin e saj.

Kujtojmë se Danja ka zyrtarizuar lidhjen me Redin dhe po e shijon në maksimum.

E dhimbshme: Ndërron jetë vogëlushja 7 vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër të Anglisë, shkruan PodujevaSot.

Një pemë e madhe u rrëzua në një park publik, duke zënë poshtë 5 vajza të vogla. Të gjitha vajzat ishin me prejardhje shqiptare.

Fatkeqësisht, vogëlushja 7 vjeçare, Leona Ruka, nuk u mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë.

Leona me prejardhje ishte nga Kukësi.

Për ngjarjen foli edhe shefi i Policisë së Londrës, i cili tha se familja po përballet me dhimbje të madhe.

A po tërhiqet Albulena Haxhiu nga kandidatura për kryeparlamentare? Ja çka konfirmoi sot

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se ka qenë qëndrim i njëanshëm i saj kur ka deklaruar se do të tërhiqej nëse nuk i merr 61 vota për kryeparlamentare më votim të fshehtë.

Por, krahas kësaj, Haxhiu tha se për këtë qëndrim ka marrë mbështetje nga Lëvizja Vetëvendosja dhe kryetari i saj, Albin Kurti.

Pas dështimit të seancës për herë të dyzetë, Haxhiu tha se kuvendi është dashur të konstituohet që në herën e parë, më 15 prill.

“Fatkeqësisht deputetët e opozitës nuk po votojnë. Ne nuk themi asnjëherë që të votojnë për. Por, nuk po votojnë as për as kundër dhe as nuk po abstenojnë. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në takimet e radhës të ftuara nga presidentja Osmani. Nuk përjashtojmë asnjëherë që të ketë takime që ftohen edhe nga kryetari Kurti…Është e pakuptimtë që të shkosh në takim dhe të mos bësh asnjë lëvizje. Për sa kohë ne kemi bërë lëvizje, i ka përmendur edhe kryetari Albin Kurti pas takimit që i ka ftuar. Vetëm njëherë do të votohet për mua me votim të fshehtë. Nëse unë nuk i marr 61 vota të paktën nga deputetët kuvendit, unë tërhiqem nga kandidatura. Ka qenë qëndrim i një anshëm, por që është respektuar nga Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje…Unë ende nuk kam informacione se presidentja Osmani e ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje, sapo ta kemi njoftimin do t’iu njoftojmë”, tha Haxhiu.

Ajo potencoi se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë ftesë të re nga Osmani për takim.

“Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të konstituohet brenda afatit prej 30 ditëve. Ndonëse kjo nuk ka qenë çështje që e ka adresuar AAK-ja dhe PDK-ja, LDK-ja kur e kanë kontestuar komisionin për votimit e fshehtë në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka dalë jashtë kërkesës dhe ka përcaktuar tashmë një afat kohor. Në këtë drejtim jo brenda 30 ditëve, por kuvendi është dashur që të konstituohet po atë ditë, më 15 prill, kur edhe është thirrë seanca e parë konstituive…Ne kemi qenë të hapur që të marrim pjesë në takimet që i ka ftuar presidentja Osmani, ndonëse deri më tani kemi pasur vetëm një takim dhe të tjerat do të ndodhin gjatë ditëve në vijim”, tha Haxhiu.

Për herë të dyzetë ka dështuar konstituimi i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Vazhdimi i kësaj seance ka dështuar në mungesë kuorumi për komisionin që mundëson votimin e fshehtë.

Kushtetuesja javën e kaluar ka sjellë aktvendim sipas të cilit legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim – zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve./KP/

Rina prek rrjetin me kujtimin për Festim Isufin: Një dashuri që nuk shuhet

Rina Maloku ka ndarë me ndjekësit e saj një moment emocional në rrjetet sociale, duke publikuar një video dedikuar partnerit të saj të ndjerë, dizajnerit të njohur Festim Isufi.

Në ditëlindjen e tij, Rina ka zgjedhur ta kujtojë me fjalë prekëse dhe imazhe të përzgjedhura nga kujtimet e tyre të përbashkëta.

Isufi ishte një nga emrat më të njohur të modës në Kosovë, i cili ka lënë një gjurmë të rëndësishme në fushën e dizajnit.

Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh te familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, ndërsa kujtimi i tij vazhdon të jetojë përmes artit dhe njerëzve që e deshën.

Videoja dhe mesazhi i Rinës janë një dëshmi e një dashurie të sinqertë dhe e një lidhjeje që ka tejkaluar kohën.

Për kujtim, i njëjti u gjet i vdekur më 9 maj në banesën e tij në Prishtinë dhe që nga ajo kohë ka pasur aludime të ndryshme, ndonëse jo zyrtare.

Ngërçi në Kuvend, edhe VV-ja i drejtohet Kushtetueses

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se do të kërkojnë interpretim të ri nga Gjykata Kushtetuese për mospjesëmarrjen në votim të deputetëve të opozitës. 

Sipas saj, interpretimi i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë më shumë paqartësi sesa qartësi në situatën aktuale parlamentare.

Ajo theksoi se votimi në Kuvend është obligim dhe mungesa e pjesëmarrjes nga opozita përbën shkelje që duhet adresuar.

“Nuk e kemi leximin e njëjtë të aktgjykimit të gjykatës Kushtetues, është e qartë që jo që ka sqaruar por ka komplikuar rrethanat një interpretim i tillë, ndërsa synimi i tretë është e më se e domosdoshme edhe një adresim i gjykatës në situatën aktuale tashmë në mos pjesëmarrjen në votim nga partitë opozitare. Votimi në seancë është obligim ne po e përgatisim që ti drejtohemi gjykatës për mos votimin e deputetëve opozitare për mos pjesëmarrje në votim”, ka theksuar ajo.

Ftesa e Presidentes për takim, ja si i përgjigjet PDK-ja

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka konfirmuar se ka pranuar ftesën nga presidentja Vjosa Osmani për një takim që do të zhvillohet nesër, ku do të diskutohet situata politike e krijuar në Kosovë, e cila ka vazhduar tash e pesë muaj.

Krasniqi ka theksuar se do të jetë pjesë e këtij takimi dhe ka shprehur optimizëm për mundësinë e një zgjidhjeje, duke shtuar se janë duke kërkuar kompromise për të dalë nga situata aktuale.

“Kam pranu ftesën dhe besoj nesër është takimi dhe unë do të jem aty. Qëndrimi i njëjtë që kemi pasur gjithmonë. Ka dy tre muaj që jemi duke munduar të gjejmë zgjidhje dhe të ofrojmë kompromise për të dalë nga kjo situatë”, ka thënë Krasniqi.

Ai gjithashtu ka komentuar se shpreson që situata të ndryshojë dhe se presidentja të marrë rol aktiv në këtë proces, duke shtuar se, megjithatë, nuk është i sigurt për rezultatin e mundshëm të këtij takimi. Sipas tij, bllokada politike në vend është një rezultat i “kryeneçësisë së LVV-së”.

“Ne kemi pasur kërkesë edhe më herët që presidentja të marrë rolin e saj dhe të involvohet. Kemi pasur edhe takimin që ka qenë para disa javësh, e shoh pozitiv në kuadër të angazhimit, por nuk di çka të them për mundësinë e rezultatit, sepse në fund të fundit bllokada është prodhim i kryeneçësisë së LVV-së,” ka shtuar ai.

Kujtojmë se edhe sot ka dështuar seanca e 40-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kuvendit.

Presidentja nis ftesat për partitë politike, ja data e takimit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nisur dërgimin e ftesave për takim me liderët e partive politike, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën institucionale që ka bllokuar funksionimin e Kuvendit të Kosovës.

Deputetja boshnjake Duda Balje ka konfirmuar se ka marrë një ftesë për takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Sapo mora një telefonatë nga presidentja për takim, për pasnesër,” ka deklaruar Balje për media.

Presidentja Osmani pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend të respektojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të përfundojnë seancën konstituive brenda afatit prej 30 ditësh, ashtu siç e ka përcaktuar vendimi i Gjykatës.

Takimi i paralajmëruar me liderët e partive politike pritet të mbahet me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për krizën politike që ka bllokuar funksionimin e Kuvendit dhe ka lënë vendin me një qeveri me mandat të skaduar. Ftesa e presidentes vjen në një moment kritik, kur presioni publik për zgjidhje institucionale është në rritje.

Festë e veçantë në familjen e Shyhrete Behlulit

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka zgjedhur një mënyrë të ëmbël për t’i uruar ditëlindjen të birit të saj, Lumit.

Përmes një postimi në Instastory, ajo ka ndarë një foto të bukur së bashku me të, shoqëruar me fjalë të ndjera.

“Gëzuar ditëlindjen o Lumi, djali jem, bofsh lum ton jetën”, ka shkruar ajo, duke shprehur dashurinë dhe urimin më të sinqertë për të birin.

Edhe ne i bashkohemi urimeve për ditëlindjen e Lumit, duke i dëshiruar shumë vite të lumtura, të shëndetshme dhe plot suksese në jetë!

Një i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi me thikë në një kompani në Gjermani

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm me thikë nga një burrë në një kompani në Gjermaninë jug-qendrore herët këtë mëngjes.

Një grup i madh i shërbimeve të shpëtimit u vunë në shërbim të të lënduarve në terren në kompaninë “Ueberlandwerke Rhoen” në qytezën Mellrichstadt të Bavarisë, tha policia, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Policia tha se një person ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Ky është emri unik me motive shqiptare që Arian Agushi zgjodhi për vajzën

Këngëtari i njohur shqiptar Arian Agushi është bërë baba për herë të tretë. Këtë herë, ai dhe bashkëshortja e tij Ermira janë bekuar me një vajzë, ardhja e së cilës ka sjellë gëzim dhe emocione të veçanta në familjen e tyre.

Çifti ka vendosur ta quajë vajzën Emblema, një emër unik me domethënie të thellë kombëtare dhe motive shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Një detaj edhe më prekës e jep vetë këngëtari, i cili tregon se Emblema ka lindur pikërisht në të njëjtën datë me gjyshin e saj të ndjerë, babain e Arianit.

“Emblema e babit, me këtë datë ka lindur edhe gjyshi yt – që ti nuk e ke në këtë botë, por kur të rritesh do ta kuptosh sa shumë e deshi ai këtë flamur, të cilit i jep bukuri dhe kuptim emblema”ishte shprehur ai.