div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-55 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E konfirmuar: Edhe ky ministër i qeverisë Kurti u intervistua sot në Prokurorinë Speciale

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia është intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Intevistimin e ka konfirmuar vetë Vitia para mediave, duke mos dhënë më shumë detaje.

“Shumë shpejtë besoj që do të sqarohet dhe nga Prokuroria Speciale dhe nga unë”, tha ai.

Siç u raportua në Prokurorinë Speciale është duke u intervistuar edhe kryetari i Mitrovicës, Faton Peci.

Skandali seksual në Malin e Zi, flet zyrtarja pas postimit të videove me këshilltarin e presidentit: Më tha se s’kisha ku të fshihesha

Një skandal politik i madh ka shpërthyer në Malin e Zi, pas rrjedhjes së një videoje seksuale që përfshin një zyrtare të lartë dhe një këshilltar të martuar të Presidentit të Malit të Zi.

Mirjana Pajković, drejtoreshë për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, dhe Dejan Vukšić, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, janë detyruar të japin dorëheqjen pas shpërndarjes së materialit në rrjetet sociale, duke shkaktuar një stuhi zemërimi në qeveri.

Pajković dhe Vukšić dhanë dorëheqjet brenda disa javësh nga njëri-tjetri, pas shpërndarjes së materialeve të papërshtatshme që supozohet të tregojnë Pajković duke kryer akt seksual me Vukšić, i cili është i martuar.

Në një deklaratë të saj, Pajković inkurajoi “çdo grua” të kundërshtojë idenë që ato duhet të heshtin për situata të tilla dhe akuzoi Vukšić për shantazh me videon, të cilën ajo tha se nuk e dinte deri në shpërndarjen e saj.

“Kur u ekspozova ndaj dhunës ekstreme që postova në rrjetet sociale, ku personi i parë pranë presidentit të vendit, ish-përfaqësuesi i lartë i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, me insistim dhe gjatë gjithë bisedës më tha që nuk do të kisha asnjë vend ku të fshihesha dhe asnjë vend ku të jetoja në Malin e Zi”, tha Pajković.

Ajo shtoi se largimi i saj ishte për arsye personale, por e akuzoi Vukšić për kërcënimin me videon, duke e detyruar atë të mbante gojën mbyllur. Sipas Pajković, Vukšić e kërcënoi me dëmshpërblim nëse ajo nuk pranon kërkesat e tij.

“Për shembull, kur dikush po ju shantazhon… Kur dikush më i fuqishëm kërkon një favor apo sjellje që nuk dëshironi, dhe nëse refuzoni, do të dorëzoheni tek dikush që është mishërimi i pushtetit më të lartë të shtetit,” tha ajo.

Të dy palët kanë mohuar akuzat dhe kanë paraqitur ankesa penale. Pajković ka bërë një ankesë për shpërndarjen e paautorizuar të materialeve të papërshtatshme, duke përfshirë një foto të saj. Ajo gjithashtu ka pretenduar se ka marrë kërcënime nga një linjë fikse brenda zyrës së presidentit.

Në një mesazh të regjistruar, një zë thuhet të ketë paralajmëruar që “i gjithë Mali i Zi do ta shohë” materialin që komprometon Pajković.

Pas shpërndarjes së materialeve, Vukšić dha dorëheqjen në fund të dhjetorit, gjithashtu duke përmendur arsye personale. Ai mohoi çdo përgjegjësi për shkeljen e privatësisë së Pajković dhe shpërndarjen e videove të diskutueshme, duke theksuar se ai e pa materialin për herë të parë vetëm kur ai filloi të qarkullonte në mënyrë të paligjshme në rrjetet sociale.

Vukšić gjithashtu e akuzoi Pajković për vjedhjen e telefonit që supozohet të kishte regjistruar kërcënimet e tij dhe për përpjekje për të shantazhuar atë që të tërhiqte kandidaturën e tij për postin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë që ende mbetet e paqartë kush e publikoi videon seksuale, shpërndarja e pornografisë hakmarrëse është një krim i rëndë në Malin e Zi. Ata që dëshmohen fajtorë mund të përballen me dënime deri në pesë vjet burg.

Arrestohet 55-vjeçari në Dubravë të Istogut, dyshohet për dhunim të një të miture – u gjetën brenda një vile

Një rast i rëndë që dyshohet për dhunim të një të miture është raportuar pasditen e djeshme në zonën e Dubravës së Istogut, ku policia ka arrestuar një person të moshës madhore, pas ndërhyrjes së menjëhershme në terren.

Ngjarja është raportuar më 29 janar 2026, rreth orës 13:50, kur njësiti reagues ka pranuar informacion nga një qytetar se një burrë kishte marrë me veturë një vajzë të mitur, rreth 13 vjeç, dhe ishte nisur në drejtim të vilave në Dubravë.

Njësitë policore janë nisur menjëherë drejt lokacionit të sinjalizuar dhe, pas verifikimeve në terren, kanë arritur të lokalizojnë një nga vilat ku është gjetur i dyshuari bashkë me të miturën E.V. 13 vjeçare.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante hetimore, si dhe prokurorja kujdestare për të mitur. Viktima është intervistuar në prezencë të përfaqësueses së QPS-së dhe prokurores së rastit, ndërsa i dyshuari, T. P., është intervistuar në praninë e avokatit.

Me urdhër të prokurores kujdestare, rasti është iniciuar si “Dhunim”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Hetimet janë në zhvillim dhe priten veprime të tjera procedurale në vijim.

Fatmir Limaj kërkon dorëheqjen e Vjosa Osmanit: Shkeli Kushtetutën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që konstatoi se zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga legjislatura e nëntë ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Limaj vlerësoi se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi presidenten Vjosa Osmani, për të cilën tha se ka vepruar jashtë kornizës kushtetuese.

Sipas tij, pranimi i konstituimit të Kuvendit në një formë që tashmë është shpallur jokushtetuese, si dhe dhënia e mandatit një personi që, sipas Limajt, nuk kishte legjitimitet zgjedhor, kanë krijuar pasiguri serioze juridike në vend.

Limaj theksoi se në rrethana të tilla duhet të ketë përgjegjësi institucionale, duke nënvizuar se kjo, sipas tij, nënkupton edhe dorëheqjen e presidentes.

Ramush Haradinaj po i mbledh nënshkrimet për President

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka zëra se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj po mbledh nënshkrimet për tu zgjedhur president i vendit.

Sipas Gashit të LDK-së, kjo parti nuk ka mundësi që të propozjë një emër për president për shkak të numrit të vogël të deputetëve.

Theksojmë se çështja e presidentit të Kosovës pritet të jetë njëra nga tema kryesore në këtë fillim të vitit.

Kjo pasi që mandati i Vjosa Osmanit pritet të mbarojë në prill të këtij viti.

Deklarata e plotë:

 

Mësohet nëse do të ekzekutohet paga e 13-të në fillim të shkurtit

Një nga premtimet kryesore të kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore ishte ekzekutimi i pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik, e cila sipas deklarimeve duhej të realizohej në fillim të vitit.

Megjithatë, procesi i rinumërimit të votave ka sjellë vonesa në certifikimin e rezultateve zgjedhore dhe rrjedhimisht edhe në formimin e institucioneve të reja.

Për shkak të kësaj situate, krijimi i Qeverisë së re nuk pritet të ndodhë as gjatë ditëve në vijim.

Burime të afërta me zhvillimet institucionale bëjnë të ditur se, përderisa institucionet ende nuk janë funksionalizuar plotësisht, në fillim të muajit shkurt nuk pritet të ketë ekzekutim të pagës së 13-të.

Zyrtarë qeveritarë nuk kanë dhënë ende një datë konkrete për realizimin e këtij premtimi, ndërsa mbetet të shihet nëse paga e 13-të do të përfshihet në vendimet e para të Qeverisë së re pas formimit të saj.

Zv. Ministri i Kurtit me numër rekord të votave të humbura pas rinumërimit

Zëvendësministri në detyrë i Arsimit, Taulant Kelmendi e ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që të hetojë manipulimet e dyshuara në zgjedhje në Komunën e Pejës.

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilit pas rinumërimit ka rezultuar t’i jenë shtuar 955 vota gjatë numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit, tha të enjten se e ka vërejtur shtimin e votave të tij.

“Tash, pas rinumërimit, kur rezultati është i pastruar dhe i pakontestueshëm, ndiej obligim të sqaroj dhe mos të lë hije në fitoren tonë”, ka thënë ai.

“Me shumë shqetësim i kam përcjellur zhvillimet gjatë procesit të rinumërimit të votave në Pejë, ku është vërejtur se edhe mua më janë shtuar vota në disa kuti gjatë numërimit. Nuk e di nga kush dhe nuk kam kërkuar nga askush. Prandaj është e papranueshme!”, është shprehur zv/ministri në detyrë.

Kelmendi ka theksuar se ndërhyrja në vullnetin e qytetarëve është veper penale edhe nëse dëshira e dikujt ka qenë për të më ndihmuar.

“Në Komunën e Pejës, votat janë numëruar të fundit dhe ishte e qartë se mbështetja ishte e mjaftueshme për ta fituar mandatin”, ka deklaruar Kelmendi.

Skandali në Mal të Zi- Publikohen video me përmbajtje sek’suale, përfshihen edhe nga Presidenca

Një skandal politik dhe mediash po trondit politikën në Mal të Zi pas publikimit të videove dhe fotove me përmbajtje seksuale që thuhet se përfshijnë ish-zyrtarë të lartë të shtetit.

Të përfshirë në këtë çështje janë Dejan Vukshiq, ish-drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe ish-këshilltar për siguri i presidentit të Malit të Zi, dhe Mirjana Pajkoviq, ish-sekretare shtetërore në Ministrinë e Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve.

Të dy kanë dhënë dorëheqjet e tyre nga pozicionet zyrtare, duke thënë se arsye personale i detyruan të largohen pas publikimit të këtyre materialeve, raporton nova.rs.

Vukshiq ka mohuar çdo lidhje me krijimin, posedimin apo shpërndarjen e videove dhe fotove, duke thënë se ato u bënë publike pa dijeninë ose aprovimin e tij dhe se ai i ka parë për herë të parë vetëm kur u shpërndanë në rrjetet sociale.

Ai pretendon gjithashtu se sekuestrimi i telefonit të tij nga Pajkoviq në vitin 2024 është përdorur më pas për të krijuar materiale komprometuese dhe për qëllime të tjera, përfshirë presion dhe kërcënime për të ndikuar në proceset e emërimeve zyrtare.

Nga ana e saj, Pajkoviq ka depozituar disa kallëzime penale duke akuzuar se videot janë shpërndarë pa leje dhe se i është cenuar privatësia e saj. Ajo pretendon se ka qenë objekt i kërcënimeve serioze dhe se reagimi i autoriteteve ndaj shqetësimeve të saj ka qenë i pamjaftueshëm

Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB) ka mohuar çdo përfshirje zyrtare të vetes në këtë incident, duke deklaruar se publikimi i materialeve private nuk lidhet me funksionet dhe se respekton plotësisht të drejtat kushtetuese të qytetarëve.

Nga ana ligjore, shpërndarja pa leje e videove apo fotove me përmbajtje seksuale, shpesh e quajtur “pornografi hakmarrëse”, është kundërligjore në Mal të Zi dhe mund të përbëjë vepër penale me dënime deri në pesë vjet burg, ndërsa në rastet që përfshijnë fëmijë dënimet mund të jenë edhe më të larta.

Pas formimit të qeverisë së re, këta mund të jenë ministrat e rinj

Publicisti Idriz Zeqiraj vlerëson se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025 ishin rezultat i një bllokade të qëllimshme politike, të imponuar nga opozita, të cilën ai e cilëson si më destruktiven që ka pasur Kosova pas çlirimit.

“Zgjedhjet u imponuan nga një opozitë që për nëntë muaj me radhë bllokoi Kuvendin, Qeverinë dhe funksionimin normal të shtetit”, deklaron Zeqiraj, duke shtuar se përmes një fushate të orkestruar mediatike u tentua që fajësia për krizën t’i faturohej Lëvizjes Vetëvendosje dhe aleatëve të saj, Guxo dhe Alternativa.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës e dhanë verdiktin e tyre përmes votës së fshehtë më 28 dhjetor.

“Populli foli qartë. Ai i ndëshkoi subjektet politike në proporcion të drejtpërdrejtë me përgjegjësinë që kishin për bllokimin e Kuvendit, buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, thekson Zeqiraj.

Ai vlerëson se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe aleatëve të saj ishte me karakter referendumtar.

“LVV-ja, Guxo, Alternativa dhe PSHDK-ja u shpërblyen me votë, sepse qytetarët nuk i konsideruan fajtorë për krizën. Opozita kërkonte ta fitonte në tavolinë atë që e humbi në kuti”, shprehet publicisti.

Zeqiraj thekson se zgjedhjet e 28 dhjetorit zhbllokuan krizën e nisur më 9 shkurt 2025 dhe krijuan kushtet për formimin e institucioneve të reja.

“Rezultati mbi 51 për qind i hap rrugë formimit të organeve të Kuvendit dhe Qeverisë Kurti 3, me mbështetjen e partnerëve të koalicionit dhe të komuniteteve joshumicë”, thotë ai.

Sipas Zeqirajt, nëse Qeveria Kurti 3 formohet pa përfshirjen e opozitës, ndarja e posteve ministrore do të jetë më e thjeshtë, ndërsa përbërja qeveritare pritet të mbetet pothuajse e pandryshuar në pozitat kyçe. Ai përmend se për postin e kryeministrit parashihet Albin Kurti, ndërsa Glauk Konjufca pritet të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Donikë Gërvalla parashihet të vazhdojë si zëvendëskryeministre dhe ministre e Drejtësisë, ndërsa Hekuran Murati në krye të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Besnik Bislimi përmendet për Ministrinë e Infrastrukturës, Mimoza Kusari-Lila për Tregti, Artane Rizvanolli për Energji dhe Miniera, ndërsa Xhelal Sveçla për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Sipas shkrimit, Ejup Maqedonci pritet të udhëheqë Ministrinë e Mbrojtjes, Arben Vitia Shëndetësinë, Avni Zogiani Arsimin, Shkencën dhe Teknologjinë, Armend Muja Bujqësinë dhe Pylltarinë, ndërsa Fatmir Spahiu Kulturën dhe Rininë. Fitore Pacolli përmendet për Ministrinë e Mjedisit, Andin Hoti për Ministrinë për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Nenad Rashiq për Ministrinë për Kthim dhe Komunitete, Lulëzon Jaxhiu për Administratë Publike, Blerim Gashani për Sport dhe Rini, si dhe Shejnur Vejshelli për Zhvillim Rajonal.

Sa i përket zgjedhjes së Presidentit, Zeqiraj thekson se ky proces kërkon bashkëpunim politik.

“Zgjedhja e Presidentit kërkon vota shtesë dhe marrëveshje politike, të paktën me një parti nga opozita”, thotë ai, duke shtuar se Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, “i ka përmbushur të gjitha standardet kushtetuese dhe politike të mandatit të saj”.

Në këtë kontekst, Zeqiraj citon deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka bërë të ditur se “fillimisht do të konstituohet Kuvendi dhe do të formohet Qeveria, ndërsa më pas do të vijë në rend zgjedhja e Presidentit”.

Ndërkohë, zëvendëskryeministren Donikë Gërvalla ai e ka cituar se koalicioni fitues ka mandat të qartë nga qytetarët.

“Elektorati na ka dhënë besimin për të qeverisur të vetëm dhe ne duhet ta respektojmë vullnetin e shumicës”.

Rryma pritet të shtrenjtohet sërish, deklarohet Kurti

Përderisa, Kompania për furnizim me energji elektrike KESCO i ka dorëzuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) një kërkesë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike me 21.3 për qind për vitin 2026, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur sesi në Kosovë qytetarët duan të kenë dhomat më të nxehta sesa duhet.

Gjatë një vizite në “Innovation Centre Kosovo”, Albin Kurti mbajti një fjalim, ku ndër tjerash foli edhe për energjinë.

Ai tha se temperaturat nëpër dhoma janë dukshëm më të larta sesa normalja.

“Temperaturat nëpër dhoma i kemi dukshëm më të nalta sesa është normale, kemi qef nxehtë. Sa i përket konsumit neve na duhet me menaxhu ngrohjen, sa i përket rritjes ekonomike kjo ka me kërku energji”, ka thënë ai.

Kurti ka folur për rritje të kapaciteteve energjetike, duke thënë se duhet të menaxhojmë pikun e konsumit.