div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-556 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
S’ka më dyshime- Sara Hoxha kapet “mat” në bregdet me biznesmenin e njohur

Prej disa ditësh rrjeti po zien nga thashethemet për një lidhje të mundshme mes Sara Hoxhës dhe biznesmenin Erik Fullanit.

Dyshimet nisën pas disa postimeve të dyshimta nga i njëjti destinacion në jug të vendit, por tashmë duket se çdo dyshim është konfirmuar me këto pamje.

Në foto, Sara dhe Eriku shihen duke shijuar një ditë plazhi në shoqërinë e njëri-tjetrit, të relaksuar dhe të buzëqeshur, në një ambient privat dhe larg syve të publikut.

Specialja merr vendim për Thaçin

Ish-presidentit Hashim Thaçi iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj nga Gjykata Speciale në rastin ku është i akuzuar bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për krime lufte.

Gjykata Speciale e ka marrë këtë vendim më 11 qershor, me pëlqimin e kryetarit të trupit gjykues, Charles L. Smith, shkruan Insajderi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar argumenton se ekziston rreziku i ikjes dhe dëmtimit të procesit gjyqësor ndaj tij dhe të tjerëve. Madje, shkon larg kur thotë se as kufizimet standarde në dhomat e paraburgimit në Hagë nuk arrijnë ta ndalojnë kinse rrezikshmërinë e tij.

 

 

Sjellja e z. Thaçi tani përfaqëson një rrezik aq të lartë, saqë edhe kufizimet standarde të komunikimit dhe monitorimi i Qendrave të Paraburgimit të Gjykatës së Lartë janë të pamjaftueshme. ZPS-ja pohon se, për këtë arsye, dhe në lidhje me vazhdimin e gjyqit dhe zbulimin e vazhdueshëm, rreziqet themelore vazhdojnë të ekzistojnë”, pretendojnë në parashtresën e tyre ZPS’ja.

Ndonëse paneli i gjyqtarëve ka thënë se s’ka parë prova të kënaqshme se Thaçi mund të arratiset, ka thënë se mund të ndikojë në dëshmitarë dhe të dëmtojë procesin e gjykimit.

Pos tjerash, paneli e vë në pah edhe faktin e zgjatjes së procesit gjyqësor.

 

 

Megjithatë, Paneli vëren se z. Thaçi ka qenë tashmë në paraburgim për një periudhë të konsiderueshme kohore dhe gjykimi në këtë rast është zgjatur. Siç e ka treguar më parë Paneli, kjo do të kërkojë që Paneli, si dhe të gjitha palët, të jenë veçanërisht të vëmendshëm ndaj nevojës për të siguruar që gjykimi të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur. Paneli do të vazhdojë të monitorojë në çdo fazë të këtyre procedurave nëse vazhdimi i paraburgimit është i nevojshëm dhe i arsyeshëm“, përfundon parashtresa e panelit të gjykatësve.

Përshkallëzimi i Konfliktit: Irani lëshon 370 raketa dhe qindra dronë drejt Izraelit

Irani ka lëshuar 370 raketa balistike dhe qindra dronë drejt Izraelit gjatë katër ditëve të konfliktit, sipas zyrës së kryeministrit izraelit.  

Deri të hënën në mëngjes, 24 persona kanë mbetur të vdekur në Izrael dhe 592 të tjerë të plagosur, me 10 prej tyre në gjendje të rëndë , që nga fillimi i armiqësive të premten, thuhet në deklaratë.

Raketat iraniane, sipas njoftimit, kanë goditur me sukses 30 vende në Izrael.

Ndërkohë, në Iran, të paktën 224 persona janë vrarë që nga e premtja, sipas ministrisë iraniane të Shëndetësisë të dielën, siç citohet nga media shtetërore iraniane.

Tensionet Izrael–Iran ndikojnë në treg, kryetari i naftëtarëve në Kosovë paralajmëron rritje çmimesh

Kryetari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Bernjani ka njoftuar se “çmimet e naftës po rriten për shkak të tensioneve në mes të Izraelit dhe Iranit.

“Njoftim mbi zhvillimet e fundit ne lindje te mesme dhe ndikimin ne sektorin e naftes: Cmimet e naftes po rriten per shkak te tensioneve ne mes te Izraelit dhe Iranit. Kjo po shkakton frike per nderprerje te furnizimit duke ndikuar ne rritjen e cmimeve”, shkroi Bernjani në një postim në Facebook.

“Irani prodhon nje pjese te madhe te naftes ne bote dhe kontrollon ngushticen e Hormuzit, nje pike ku kalon afersisht 20% e naftes boterore. Cdo eskalim i kesaj situate do te ndikoj me shume ne rritjen e naftes ndersa ndonje marreveshje paqeje e ndermjetesuar nga SHBA mund te qetesoj tregun e naftes. Cmimi i naftes ne Kosove sigurisht qe ndikohet gjithashtu nga keto zhvillime gjeopolitike per shkak qe Kosova importon pjesen me te madhe te naftes”, shtoi ai.

 

 

Çmimet aktuale në Kosovë sipas Bernjanit janë:Diesel: 1.14€- deri në1.24€ dhe Benzine: 1.15€- deri në1.25€.

Danja zyrtarizon lidhjen e saj me një foto romantike me të dashurin

Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Danja Koka, po kalon një periudhe të veçantë në jetën e saj personale, duke zyrtarizuar lidhjen e saj me një postim të ri në Instagram.

Danja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka bërë një sërë pyetjesh dhe përgjigjesh interesante.

Një nga pyetjet që mori më shumë vëmendje ishte ajo që iu bë për ‘look screen’-in e saj, për të cilën ajo kishte një përgjigje shumë speciale.

Natyrisht, ajo vendosi t’i përgjigjej kësaj pyetjeje në një mënyrë shumë personale, duke publikuar një foto me të dashurin e saj.

Me këtë veprim, Danja duket se deshi të shprehë ndjenjat e saj në publik, duke thënë: “S’me le të vë një tjetër”. Kjo deklaratë duket se ka simbolizuar një konfirmim për lidhjen e saj, duke i dhënë fund spekullimeve që kishin qarkulluar për marrëdhënien e saj.

Postimi i saj u interpretua nga ndjekësit si një zyrtarizim të relacioneve të saj dhe krijoi reagime të shumta pozitive. Çifti tani po shijon një pushim romantik në jug të Shqipërisë, ku kanë pasur mundësinë të kalojnë kohë cilësore së bashku, duke shijuar bukuritë e natyrës dhe plazhit.

Moskonstitumi i Kuvendit, Kurti ua hedh fajin partive të tjera

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ua hedhi fajin deputetëve të partive tjera për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“ Unë çdo herë shkoj që ta konstituojmë Kuvendin. Ata që vijnë, por bojkotojnë duke mos votuar, nuk e di pse vijnë. Për bindjen time, ardhja në vazhdimet e seancave dhe bojkotimi i votimit politikisht është sjellje e papërgjegjshme dhe juridikisht shkelje e Kushtetutës”, u shpreh Kurti në pyetjen e gazetarëve në përfundim të vënies së gurthemelit të QKMF-së në Shtime.

Më tej shtoi se pas formimit të Kuvendit, përgjegjësia e tij do të jetë formimi i qeverisë së re. Deri atëherë, sipas tij vendi do të qeveriset nga qeveria në detyrë.

E dhimbshme: Ndërron jetë pjesëtari i FSK-së

Ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë Sabit Rexhep Mazreku, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai ishte Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe Rreshter i Klasit të Parë.

Sipas njoftimit nga FSK-ja, homazhet nga njësitë e FSK-së do të mbahen në Kazermën “Evropianët e rinj ” në Pomozotin, sot me datë 16.06.2025, nga ora 13:00-14:00, ndërsa ceremonia e varrimi do të bëhet nga ora 18:00 në varrezat e fshatit Goriq, Komuna e Malishevës.

Sabiti ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në brigadën 122 “Imer Krasniqi” të Zonës Operative të Pashtrikut.

I ndjeri pas vetës ka lënë bashkëshorten dy djem dhe një vajzë.

Kurti pas deklaratës së Trumpit: Serbia po shkel marrëveshjen bazike, hapi i parë dorëzimi i Radojçiqit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nuk mund të ndodhë pa përmbushjen e obligimeve nga ana e Beogradit, raporton Ekonomia Online.

Ai u pyet lidhur me zotimin e presidentit amerikan Donald Trump për t’u riangazhuar në dialogun Kosovë–Serbi dhe për të shtyrë përpara procesin e normalizimit.

Në përgjigje, Kurti theksoi se Serbia po shkel marrëveshjen bazike dhe se hapi i parë duhet të jetë dorëzimi i Milan Rajdojçiqit, të cilin e ka cilësuar si “kryekriminel” përgjegjës për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Ne kemi një marrëveshje bazike me Serbinë, e cila po shkelet nga Serbia dhe natyrisht që për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona është e domosdoshme që ata pikw së pari t’ua dorëzojnë autoriteteve të shtetit tonë, Milan Radojçiqin, kryekriminelin që na vrau rreshterin policor, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Më pastaj të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen bazike me aneksin e zbatimit dhe njëkohësisht ta tërheqin letrën nga dhjetori i vitit 2023, kur ish-kryeministrja Brnabiq pati thënë që nuk respekton integritetin territorial të Kosovës”, tha Kurti.

Ai shtoi se beson në mundësinë e normalizimit, por sipas tij, trysnia duhet të jetë mbi Beogradin, ndërsa vlerësoi lart rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Unë besoj që normalizimi është i mundur, trysnia duhet të jetë mbi Beogradin, dhe gjithmonë e mirëpresim rolin e SHBA të cilët paraqesin aleatin tonë kryesor, partnerin e pazëvendësueshëm dhe mikun special në tri fusha kryesore: e para mbrojtja, e dyta është diplomacia dhe e treta është zhvillimi”, tha Kurti, raporton EO.

Shkëlqim Hadri nga Prishtina vdes në një aksident në SHBA

Shkëlqim Hadri ka vdekur pas një aksidenti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Lajmin e kanë bërë të ditur Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, ku ka bërë se i njëjti është me prejardhje nga Prishtina, shkruan Insajderi.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se bashkëkombasi ynë, Shkelqim Hadri, me prejardhje nga Prishtina, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në trafik në DFW. Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes Hadri dhe shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet në njoftimin e tyre.

Nga kjo qendër kanë thënë se rreth ceremonisë së varrimit do të njoftojnë për ditët në vijim.

Pusho në paqë, Shkelqim!

Trump i paralajmëroi të mos prekin amerikanët, raketat e Iranit godasin ambasadën e SHBA në Izrael

Ambasadori i SHBA në Izrael, Mike Huckabee, thotë se ambasada amerikane në Tel Aviv do të mbetet e mbyllur pasi pati dëme të vogla afër gjatë sulmeve iraniane gjatë natës.

Mike Huckabee tha se nuk pati lëndime në personelin amerikan gjatë sulmeve.

“Ambasada dhe Konsullata Amerikane në Izrael zyrtarisht do të mbeten të mbyllura sot, pasi strehimi është ende në fuqi. Disa dëme të vogla nga goditjet me raketa iraniane pranë Degës së Ambasadës në Tel Aviv, por nuk pati lëndime në personelin amerikan”, shkroi Huckabee në X.