div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-575 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Xheneta përmend ngjarjen me Lumbardhin, Kader bën veprimin e papritur në emision

Një debat i papritur ka sjellë tension në studion e “E Diell”, ku e ftuar ishte Kader Kicaj. E pyetur për jetën personale, Kaderi tregoi se aktualisht nuk është në një lidhje:

“Jam shumë mirë, jam në paqe, jam single,” u shpreh ajo me qetësi.

Por atmosfera ndryshoi kur Xheneta, e pranishme gjithashtu në panel, solli në vëmendje emrin e ish-partnerit të Kaderit, Lumbardhit, një emër që u bë i njohur për publikun nga “Big Brother VIP Kosova”.

Sipas Xhenetës, pas daljes nga formati, ajo është kontaktuar në rrjete sociale nga disa ish-banorë, përfshirë edhe Lumbardhin. “Jashtë Big-ut kishin dalë llafe se jam ngacmuar me të që s’është e vërtetë. Më ka bërë follow dhe më ka ngacmuar, por unë e refuzova nga respekti për Kaderin,” u shpreh ajo, duke theksuar se mes tyre nuk kishte pasur asnjë lloj afrimiteti më parë.

Deklarata e saj nuk u prit mirë nga Kaderi, e cila u duk e mërzitur dhe kërkoi të mbyllte menjëherë diskutimin:

“A ka mundësi ta ndërpresim këtu këtë muhabet? Nuk kam ardhur të flas për ex-at,” tha ajo me ton serioz, përpara se të largohej nga studio.

Aksidenti ndodhi në orën 05:00, policia u njoftua në orën 13:15- Çka dihet deri më tani për vdekjen e të riut

Policia e Kosovës ka thënë se në bazë të hetimeve fillestare, Ideal Halabaku, 26-vjeçari që u vetaksidentua në autostradën “Arben Xhaferi”, s’e kishte humbur jetën për shkak të aksidentit.

Në njoftimin e Policisë u bë e ditur se tashmë i ndjeri ishte aksidentuar rreth orës 05:00, ku kishte rënë nga Ura e Kaçanikut në autostradë, ndërsa tek në ora 13:15 ishte lajmëruar Policia nga një qytetar, shkruan Insajderi.

Më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15, jemi njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç. Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut“, u tha në njoftimin e policisë

Tutje, policia bëri të ditur se hetuesit e trafikut kanë konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit.

Policia ka bërë të ditur se do të japë informacione shtesë pas ekzaminimit të nevojshëm nga hetuesit rajonalë.

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim kanë ndihmuar në tërheqjen e trupit nga vendi ku ka rënë tashmë i ndjeri.

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se ka përfunduar operacioni emergjent në Komunën e Kaçanikut, ku për fat të keq një person ka humbur jetën. Ekipet tona kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë në bashkëpunim me autoritetet përkatëse“, u tha në njoftimin e tyre.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili e cilësoi vdekjen e të riut si vdekje tragjike dhe u shprehu ngushëllime familjarëve.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas pikëllim të madh tek familja, miqtë dhe te e gjithë shoqëria jonë”, tha Sokol Haliti.

Ky është kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, djali i ish-ushtarit të UÇK-së

Zgjedhjet lokale për kryetar të komunave dhe asamble komunale pritet të mbahen në muajin tetor. Tashmë partitë politike kanë nisur nominimin e kandidaturave për kryetar komunash.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se PDK do të kandidoj Arian Tahirin për kryetar të Mitrovicës.

Siç mëson Veriu.info, Arian Tahiri ka marrë miratimin dhe mbështetjen e plotë të kryetarit aktual të komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili është edhe kryetar i degës së PDK-së në këtë qytet.

Arian Tahiri i cili aktualisht është nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, është doktor i shkencave ekonomike.

Ai rrjedh nga një familje patriotike, ku babai i tij ishte ish ushtar i UÇK-së.

Ndryshe, Bedri Hamza që prej marrjes së mandatit të kryetarit të Mitrovicës më 2021, kishte lënë të nënkuptohet se nuk do të garoj përsëri për kryetar komune, duke arsyetuar se synon t’i mbështes kuadrot e reja me bagazh profesional e politik.

Laert Vasili zbulon romancën me një vajzë të njohur të showbizit: Nuk është Valbona

Në një intervistë të fundit në emisionin “S’e luan Topi”, aktori Laert Vasili ndau për publikun një copëz nga jeta e tij private, duke pranuar se është në njohje me një vajzë të njohur të botës së showbizit.

Edhe pse refuzoi të japë emra, ai u kujdes të sqarojë se nuk bëhet fjalë për Valbona Mhillin, me të cilën pati një flirt të përfolur gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania.

“Jam në njohje me një vajzë… dhe jo, nuk është Valbona”, u shpreh Vasili.

“Kur dola nga Bigu, nuk e dija çfarë po ndodhte, por kur mora telefonin dhe pashë, thashë: “Pse s’më ndodhi kjo në 31 vjeç?”

Pashë atë që tha Ledioni: “Është beqari më i kërkuar”. Instagrami është flakë, edhe tani po ta tregoj janë gjithë kohës duke më shkruar”.

Ai tregoi se vajza që po njeh nuk është dikush që e ka njohur përmes rrjeteve sociale: “Është dikush që më ka tërhequr vëmendjen dhe kemi dalë disa herë. Vajza nuk është dhe aq e thjeshtë, i përket botës së të famshmëve. Është e njohur. Që unë e pëlqej atë, ia kam lënë që ta kuptojë”.

Vasili e përshkroi këtë periudhë si të ndriçuar dhe plot energji pozitive, duke lënë të kuptohet se mund të jetë në prag të një kapitulli të ri në jetën e tij personale.

Adelina Hasani bëhet nënë për herë të parë, ky është emri i vogëlushes

Moderatorja Adelina Hasani dhe partneri i saj Besart Hoxha, janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e ëmbël e bëri të ditur moderatorja përmes një postimi në Instagram.

Ajo publikoi një video të veçantë nga momenti i lindjes së vajzës së saj – një përjetim mjaft emocional dhe i paharrueshëm për moderatoren.

 

Adelina ka mirëpritur në jetë një vajzë, të cilën e kanë quajtur Zoi, dhe ka ardhur në jetë më 29 maj, ndërsa tek ditën e sotme ka vendosur ta ndajë lajmin e ëmbël me ndjekësit.

“]

Skandali i Armand Dukës- I rezervoi biletë Xhulit jashtë rregullave të FSHF’së

Tifozët “Kuq e Zi” dhe “Plisat” nuk u lejuan të futeshin në “Air Albania” në ndeshjen e Shqipërisë kundër Serbisë.

Megjithatë, biletë vetëm përmes një telefonate siguroi modelja Xhuliana Nura. Të paktën kështu ka bërë të ditur Xhuli në emisionin “Favorit” në T7.

Fati është pak edhe qysh e bojsh punën. Unë kam punu për me kanë në çdo lojë të kombëtares së Shqipërisë, me vite të tana. Unë rrjedhi nga një familje shumë sportiste, vetë kam qenë sportiste. Nuk e di a muna me thanë publikisht, kontaktet e mia që i kam në Shqipëri, që kam jetu nja dy vite në Shqipëri. Është gjynah që Plisat dhe tifozët Kuq e Zi s’i kanë leju me hy brenda”, deklaroi ajo.

Në studio ka reaguar tifozi i “Kuq e Zi” duke e quajtur të padrejt mënyrën se si i ka ndarë biletat FSHF’ja.

Çka me folë, direkt e tha edhe vetë që e ka telefonu edhe e ka marrë. Tash, pa dasht me të nënçmu asnjëherë as ty as një shqiptar, direkt qysh në fillim është shumë zhgënjyese si për mu si për ata tifozë që janë që 21 vjet që e përkrahim kombëtaren dënohemi dhe jemi jashtë, e ti me një telefon e siguron biletën. Është shumë e rëndë dhe shumë e keqe”, deklaroi ai.

 

Vuçiq nuk mban nervat, largohet i irrituar nga konferenca me gazetarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u përball me një situatë aspak të këndshme, gjatë një konference për media.

Një debat i tensionuar me gazetarët detyroi presidentin serb të largohet i irrituar nga koncerenca live. Shkak për reagimin e tij u bë një pyetje që nuk i pëlqeu, duke e shtyrë atë të mbante një ton kritik dhe moralizues ndaj përfaqësuesve të mediave.

Vuçiq po komentonte sulmin ndaj Milosh Pavloviç, përfaqësues i lëvizjes “Studentët që duan të mësojnë”, duke e krahasuar me një incident të mëparshëm në Novi Sad, ku një studente u sulmua dhe iu thye nofulla, raportojnë mediat në Beograd.

“Më shpjegoni pse ata djem në Novi Sad qëndruan katër muaj në paraburgim, ndërsa këta që vepruan në mënyrë të organizuar, me qëllim dhe me vetëdije, përballen vetëm me akuza për pakujdesi…”, u shpreh Vuçiq me tone të ashpra.

Kur gazetarët tentuan të reagojnë, duke theksuar se edhe ata mund të japin shpjegime, presidenti i ndërpreu ashpër dhe i qortoi për sjelljen e tyre.

Ju ende mendoni se kjo është për të qeshur. Ju,, unë jo. Mësohu të sillesh më mirë. Sjellje elementare. Nuk do të ishte keq“, tha ai me nervozizëm të dukshëm. Momenti i tensionit u publikua nga gazetarja në rrjetet sociale, e cila e përshkoi situatën si të pakëndshme, duke thënë se presidenti iu bërtiti, u zemërua me ta dhe u largua nga konferenca.

Lladrovci: Thaçi me 58 deputetë i krijoi institucionet, Kurti të ndryshojë Haxhiun për kandidate

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mosformimin e institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se arroganca e numrave, Kurtin dhe bashkëmendimtarët e tij po e bëjnë të pandjeshëm ndaj gjendjes ku është Kosova.

“Mos i hidhni Kosovës gurë nën rrota. Disave matematika nuk po ju vlen, 48 nuk janë 61. Kur një parti është e para, me 42.2%, ka përgjegjësi për të ftuar partitë tjera më të vogla, për të arritur 50% plus 1, numër i cili i jep kredibilitet për ndërtimin e institucioneve, Kuvendin dhe Qeverinë”.

“Arroganca e numrave, Kurtin dhe bashkëmendimtarët e tij po e bëjnë të pandjeshëm ndaj gjendjes ku është Kosova, me sanksione dhe varfërinë më të madhe në Evropë. Kurti dhe VV, kanë rastin të ofrojnë zgjidhje për daljen nga kriza dhe të dëshmojnë se e duan më shumë shtetin se pushtetin”, ka thënë Lladrovci.

I njëjti shtoi se ish-presidenti Hashim Thaçi në kohën kur ishte edhe kryeministër i vendit me 58 deputetë kishte formuar institucionet e reja të vendit.

“Krahasimi me Belgjikën rreth vonesave është më shumë se qesharak, GDP-ja e Belgjikës është 60 herë më e madhe se ajo e Kosovës, të ardhurat për frymë i ka 8 deri 9 herë më të larta se në Kosovë, ndërsa nga pavarësia, Belgjika numëron 53 kryeministra e Kosova 13”.

“Kjo gjendje e Kosovës nuk mund të jetë normale. Kosova nuk mund të matet me shtetet tjera, por, me përvojën e deritashme po. Me 58 deputetë, Hashim Thaçi i krijoi të gjitha institucionet dhe mori njohje ndërkombëtare duke u bërë faktor stabiliteti në rajon”, tha Lladrovci.

I pari i Drenasit kërkoi që Kurti ta ndryshojë kandidaten për kryeparlamentare dhe Kosova të ecë përpara.

“Nëse i bën 61 vota, lë ta bëj edhe Qeverinë. Mos i hidhni Kosovës gurë nën rrota. Nëse mundeni, prishni atë që vet e keni ndërtuar, jo atë që e ndërtuan të tjerët!”, shtoi Lladrovci.

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale që u ndalua në Serbi të hënën del para gjykatës në Beograd, reagon MPJD

Ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu, është ndaluar nga autoritetet serbe më 7 qershor 2025, rreth orës 09:00, në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Sipas MPJD-së, Spahiu po udhëtonte me autobus së bashku me familjen, gjatë kthimit të tij nga Austria drejt Kosovës.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për ndalimin, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka dorëzuar një kërkesë zyrtare tek autoritetet serbe, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

“Kërkesa ka pasur për qëllim konfirmimin e ndalimit, ofrimin e sqarimeve mbi bazën ligjore të tij, si dhe informimin mbi vendndodhjen dhe gjendjen aktuale të z. Spahiu”, thuhet në përgjigjen e zyrtares së MPJD-së, Qendresa Fazliu.

Spahiu po mbahet aktualisht në Qendrën e Paraburgimit në Kanjizha, në rajonin e Vojvodinës.

Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd është në kontakt të vazhdueshëm me bashkëshorten e tij dhe po ndjek nga afër zhvillimet.

Ai pritet të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake më 9 qershor, në ora 09:00, në Gjykatën Komunale të Kikindës.

MPJD ka njoftuar gjithashtu se ka informuar edhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Beograd lidhur me ndalimin, dhe se do të vazhdojë të ndjekë rastin përmes kanaleve diplomatike, duke mbajtur të informuara institucionet relevante dhe partnerët ndërkombëtarë.

Kjo mund t’ju ketë ikur: Shqiptari puth gazetarin serb në transmetim live para stadiumit

Një moment është bërë viral në rrjetet sociale e tregon anën tjetër të tifozëve shqiptarë.

Gazetari i Al Jazeera Balkan, serbi Milan Boskoviç ishte duke raportuar jashtë stadiumit “Air Albania” teksa një tifoz i është afruar dhe e ka puthur me dashamirësi.

Gjesti ka ngjallur pafund reagime në rrjet, shumë e cilësojnë tërësisht njerëzor e të tjerë, të stisur për show.