div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-578 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Gjesti surprizon ndjekësit me një foto të veçantë familjare

Në ditët e sotme, Gjesti ka ndarë një postim emocionues në Instagram që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve të tij.

Fotoja tregon momentin e gëzuar me familjen, ku ata duken të lumtur dhe të bashkuar. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të treguar rëndësinë e lidhjeve familjare në jetën e tij, sidomos në këtë festë të shenjtë të Kurban Bajramit.

Pas suksesit të tij në Big Brother VIP, Gjesti ka fituar zemrat e shumë fansave që e ndjekin çdo hap në jetën e tij. Ai është bërë një emër i njohur në Kosovë dhe Shqipëri, duke sjellë ndjeshmëri dhe autenticitet në çdo postim.

Ky moment familjar tregon se, përkundër fame dhe lajmeve, ai mbetet i lidhur me rrënjët e tij. Në një kohë kur shumë figura publike mund të humbin kontakton me realitetin, Gjesti duket se e ka të qartë vlerën e ngjyrave të jetës.

Prania e prindërve dhe të afërmve tregon mbështetje të fortë, e cila është shpesh thelbësore për të përballuar presionin e fame. Ndaj, kjo foto është më shumë se një thjeshtë imazh; është një mesazh për dashuri, fortësi dhe përkushtim ndaj familjes që ai e thekson nëpërmjet fjalëve të bukura të urimeve për festë.

Për më tepër, gjithçka rreth tij rreth fluturave dhe thashethemeve siguron që Gjesti mbetet në qendër të vëmendjes, kryesisht për energjinë e tij pozitive dhe qeshjen e tij të veçantë.

Image

Shakohoxha: Djali i Vuçiçit mund të jetë nesër në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Një prani e pazakontë mund të shihet nesër në stadiumin e Tiranës, ku do të zhvillohet ndeshja shumë e pritur mes Shqipërisë dhe Serbisë.

 

 

 

Komentatori sportiv Dritan Shakohoxha ka zbuluar se djali i presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, mund të jetë prezent në stadium.

 

“Mesa di unë, do vijë edhe djali i Vuçiq këtu në Tiranë, sepse ai është menaxher futbolli. Vuçiq është shumë i lidhur me futbollin, ata e kanë përdorur futbollin dhe grupet e huliganëve për politikë, për fushata elektorale.

I kanë përdorur për gjenocide, për Kosovë, për Bosnjë e kudo që ata kanë pasur probleme – kanë përdorur këto grupe të tifozërisë”,  deklaroi Shakohoxha.

 

 

Pas tri javësh në spital, ndërron jetë i aksidentuari nga Pouska

Pas gati tre javësh në gjendje kritike në Spitalin Publik të Prishtinës, 25-vjeçari Erdal Tumba nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra në aksidentin trafiku që ndodhi më 18 maj në fshatin Pouskë të Prizrenit.

Në të njëjtin aksident kishte humbur jetën në vendngjarje edhe Dilge Nanovçe, një nga tre personat në veturën e aksidentuar.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur vëllai i tij, Edber Tumba, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.

“E di që je në parajsë, vëllai im i bukur… Thuhet se Allahu i merr herët robërit e tij të preferuar”.

Kthehet në Kosovë Fahri Ademi, i përmirësohet gjendja pas sulmit në vendin e punës

Familjarët e Fahri Ademit, i cili u sulmua në vendin e punës, para rreth tre muajve në qendrën tregtare “Albi Mall”, nga persona të maskuar që po tentonin të kryenin vjedhje, kanë njoftuar se Ademi, pas trajtimit të plagëve në Turqi, është rikthyer në Kosovë, raporton GazetaDemos.

Pas 75 ditëve trajtim, bëhet e ditur se gjendja e Ademit është shumë më e mirë, me çrast edhe i është mundësuar kthimi në shtëpi.

“Pas nje Sulmi nga Kriminel Serrb ne Albi Mall u Plagos rend Babi JON ne vendin e punes , qendroj 12 dit ne Spitalin e Prishtines dhe nuk pati sukses jeta e tij, por u dasht me vazhdu trajtimin ne nje spital privat ne Turqi, BABA jon Fahri Ademi pas 75 dite trajtim ne Turqi u KTHY ne Shtepi, ukthy shummm me mir se qe ka qen, i faleminderojm gjith ata qe na ndihmun ne kto dit te veshtira: Istanbul Ozel Guvenlik, Ministrin e Shendetsis, BKT, Komunen e Vushtrris, Dhe gjith ata njerz qe kan dhan per fondin e Fahriut qe nuk kan qen te pakt ZOTI i Shperbleft me tmirat e tij, Me respekt Familja e Fahri Ademi!”, thuhet në reagimin e tyre.

Izraeli godet Bejrutin

Izraeli ka lansuar disa sulme në kryeqendër të Libanit, Bejrut. Forcat Izraelite kanë goditur disa caqe në jug të Bejrutit, ndërsa paraprakisht kishin lëshuar paralajmërime, raporton agjencia “AP”.

Sulmet ndodhën në natën e Kurban Bajramit.

Ushtria izraelite ka thënë se ka goditur caqe që besohet se janë vende ku grupi militant Hezbollah po prodhonte dronë.

Këto sulme shënojnë herën e parë në më tepër se një muaj që Izraeli ka goditur periferinë e Bejrutit dhe hera e katërt që kur arrit një marrëveshje armëpushimi në nëntor të vitit të kaluar.

Izraeli kishte postuar paralajmërime në platformën “X”, duke thënë se do t’i godasë tetë ndërtesa në katër lokacione.

Ushtria izraelite në një deklaratë ka thënë se Hezbollahu po “punonte për të prodhuar mijëra dronë nën udhëzimet dhe financimin e grupeve terroriste iraniane”, shkruan koha.net.

Tha se Hezbollahu “ka përdorur dronët në sulmet kundër Izraelit dhe po punon për ta zgjeruar industrinë e dronëve dhe prodhimin në përgatitje për luftën e ardhshme”.

Kiara shtatzënë për herë të dytë?

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka vendosur t’u përgjigjet disa pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram, ku nuk munguan as ato më personale.

Në një bisedë me ndjekësit në Instagram, njëri prej tyre e pyeti direkt: “Je shtatzënë?”

Nuk mungoi përgjigja e Kiarës, e cila ishte e shkurtër, por e prerë: “Jo”.

Mbrojtja e Thaçit përballet me probleme financiare: Dy gjykime në të njëjtën kohë, e komplikojnë situatën

Hashim Thaçi ditë më parë i ishte drejtuar me kërkesë Gjykatës Speciale.

Kërkonte që procedura e tij për rastin e pengimit të drejtësisë të veçohet, pasi është e pamundur t’i përcjellë të dyja gjykimet, me avokatët e njëjtë.

Sipas parashtresës së Thaçit, me dy gjykime në të njëjtën kohë, cenohen të drejtat e njeriut. Madje, në parashtresën e ish-presidentit të Kosovës, thuhet se trajtimi i dy rasteve të të njëjtën kohë, ka barrë të madhe financiare, të cilën ai nuk po arrin ta përballojë.

“Formimi i një ekipi të dytë, tërësisht të ndarë, do të kërkonte resurse të konsiderueshme shtesë, që z. Thaçi nuk i ka. Menaxhimi i mbulimit të kostove për ndihmën ligjore nuk nënkupton edhe aftësinë për t’i paguar dy ekipe njëkohësisht. Rregullat e DHSK-së për ndihmë ligjore nuk ofrojnë zgjidhje të problemit, meqë z. Thaçi nuk është i varfër siç parashihet me legjislacion. Sidoqoftë, z. Thaçi ka ndarë tashmë mjetet që i ka në dispozicion nga rasti 06. Këto shpenzime nuk mund të reduktohen, veçanërisht gjatë kësaj pike kritike në rastin 06”, thuhet në parashtrimin e mbrojtjes së Thaçit.

Kujtojmë se për arsye financiare Hashim Thaçit i ishte larguar avokati Gregory Kehoe.

Gjithashtu, edhe Kadri Veseli kishte mbetur pa avokatin Ben Emmerson.

Megjithatë, është përgjigjur Kryeprokurorja e Hagës, Kimberli West.

Ajo i ka thënë Thaçit që nëse avokatët nuk arrijnë t’i menaxhojnë të dyja rastet, atëherë le të tërhiqen nga njëri rast.

“Procedimi me Rastin 12 në përputhje me Ligjin dhe Rregullat nuk do të shkelë të drejtat e THAÇI-t, as nuk do të ndikojë në aftësinë e tij për të përgatitur një rast mbrojtjeje (aktualisht hipotetik) në Rastin 06. Shqetësimi kryesor i ngritur nga THAÇI, dhe nga i cili rrjedhin të gjitha shqetësimet e tjera, është se për shkak se Avokatët e tij po punojnë në dy raste, kjo rezulton në përfaqësim të pamjaftueshëm. Nëse Avokatët e Specializuar besojnë se nuk mund ta përfaqësojnë në mënyrë adekuate THAÇI-n në të dyja rastet, zgjidhja është e qartë: Avokatët duhet t’i përmbahen detyrimeve të tyre profesionale dhe të tërhiqen nga një çështje. Një i akuzuar nuk gëzon të drejtën për të pasur të njëjtin avokat në dy raste të dallueshme, dhe përfaqësimi paralel i kërkuar nuk është i justifikuar”, thuhet në parashtresën e kryeprokurores së Hagës, raporton Nacionale.

Si rezultat, kryeprokurorja ka kërkuar nga Gjykata Speciale që ta rrëzojnë kërkesën e Thaçit.

“Mocioni i Thaçit që kërkon ndarjen e Aktakuzës dhe shtyrjen e procedurave aktuale deri në mbylljen e çështjes Thaçi etj. është tërësisht i pajustifikuar dhe duhet të refuzohet. Në mënyrë të ngjashme, Mocioni i Mbrojtjes së Përbashkët që kërkon ndarjen e Aktakuzës duhet të refuzohet. Faktet themelore dhe të Akuzuarit mbivendosen, dhe veprimet dhe sjelljet e akuzuara në Aktakuzë janë të lidhura dhe të ndërthurura ngushtë, duke formuar një seri krimesh të lidhura, të tilla që të Akuzuarit duhet të gjykohen së bashku”, thuhet më tutje.

Sërish, West tha se dy procedurat janë të ndara, por megjithatë, lidhen me rastin kryesor.

“THAÇI ka të drejtë për një gjykim të drejtë brenda një kohe të arsyeshme, dhe për të pasur kohë të mjaftueshme për të përgatitur një mbrojtje me Avokat të Specializuar sipas zgjedhjes së tij. Megjithatë, THAÇI nuk ka të drejtë për të njëjtin Avokat të Specializuar në rrethana kur ai përballet me dy procedura të ndara dhe shumë të ndryshme. Nuk ka një të drejtë të tillë në tekstet ligjore të DHSK-së, Kushtetutën e Republikës së Kosovës ose Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, dhe THAÇI nuk ofron asnjë autoritet ligjor për qëndrimin e tij. E vetmja jurisprudencë e argumentuar si mbështetëse është rasti Mladić. Megjithatë, dhe siç u përmend më lart, konteksti specifik i rastit në Mladić ishte plotësisht i dallueshëm nga skenari aktual”, thuhet në parashtrim.

Thaçi bashkë me Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliun e Hajredin Kuçin, po akuzohen për pengim të drejtësisë.

“Përparim Rama e ka të vështirë fitoren’’, Ahmeti për garën në kryeqytet: S’mundesh gjithë me thanë “s’më kanë lanë”

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit, duke thënë se Përparim Rama sipas tij e ka ‘‘shumë të vështirë’’ me fitu prapë.

Ahmeti ka thënë se nuk mund të thuash vazhdimisht se ‘‘nuk më kanë lanë’’.

‘‘Mendoj që Përparimi e ka shumë vështirë me fitu, mendimi jem. Mendoj që ka një pakënaqësi jashtëzakonisht të madhe me trafik. Programet politike nuk t’i fitojnë zgjedhjet, zgjedhjet t’i fitojnë më thënë kështu, në qoftë se mundesh me instalu tek qytetarë atë që ke dashtë me bë. Në zgjedhjet e para kur kam shku unë kam thanë tri sene, autobusat, çerdhet edhe uji. Qato tri sene ju patën kalitë njerëzve në kry. Trafiku është problem i jashtëzakonshëm. Dhe kjo lufta me qeverinë, mundesh me bë një vit dy, me thonë nuk më kanë lanë, por nuk mundesh, se në fund të fundit nuk iu intereson. Çështja është a ke kry punë’’, ka thënë ai.

Trump paralajmëron se do të jetë ‘‘shumë i ashpër’’ ndaj Rusisë dhe Ukrainës nëse lufta s’përfundon shpejt

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump, ka paralajmëruar se ai do të jetë ‘‘shumë, shumë i ashpër’’, nëse lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë shumë shpejtë, transmeton Gazeta Express.

Këtë koment, Trump e dha pasi u pyet se nëse do të vendosë sanksione me të ashpra ndaj Rusisë, duke thënë se ai mund të jetë i tillë ndaj Rusisë dhe Ukrainës po ashtu.

“Mund të jetë ndaj të dyja vendeve, për të qenë i sinqertë, duhen dy për të vallëzuar tango. Do të jemi shumë të ashpër, qoftë ndaj Rusisë apo dikujt tjetër, do të jemi shumë të ashpër, sepse aty po ndodh një masakër”, raporton The Guardian.

Pastaj përdor një analogji nga hokeji, duke thënë se duhet t’i lejojmë të dyja palët të përplasën pak para se të ndërhyhet.

Por thekson se gjithçka është e vështirë.

“Ka urrejtje të madhe midis tyre. Unë duhet ta menaxhoj këtë, dhe kancelari duhet ta menaxhojë, është e pabesueshme… ka urrejtje të madhe midis atyre dy burrave, por edhe midis palëve në konflikt.” /GazetaExpress

 

Ermal Panduri parlajmëron: Sonte zbulojmë një nga mega-skandalet e Qeverisë Kurti

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka paralajmëruar se në puntatën e sontme do të zbulohet një prej skandaleve më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë në sektorin e energjisë në Kosovë.

Sipas paralajmërimit, bëhet fjalë për një garanci bankare me vlerë miliona euro, e cila është dhënë fshehurazi për një kompani private, me mjete të buxhetit të shtetit dhe taksat e qytetarëve.

Në këtë skandal, siç thuhet në njoftim, janë të përfshirë ministra, shefa kabinetesh dhe zyrtarë të lartë të KOSTT-it.

“Një dorë lan tjetrën, e krejt bashkë ja zbrazin xhepin popullit”, thuhet në paralajmërim, duke shtuar se vendimi për të cilin do të flitet sonte mund të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e faturave të energjisë elektrike për qytetarët në vitin e ardhshëm.